Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Burri mbetet pa bukë, por jo edhe pa armë

| E merkure, 30.08.2023, 07:09 PM |


BURRI MBETET PA BUKË

POR JO EDHE PA ARMË

Nga Kalosh Çeliku

Pasmesnate, me Hënë mbi malin, “?elvjollca”, më paraqitet Mikja Di:

- Hë, si e ke Natën e Madhe në Qiellin e Hapur me yje mbi kokë? Dhe, stuhi. Shkrepje rrufeje. Shi rrebesh me shtama. Breshër. A, të mungon ndonjë Ibrik raki rrushi me dy çepa? Apo, një veksh me dy vegë birrë “Rrapi”. Ose, Dy shtama me verë? Lek…

- Jo, i përgjigjem. I kam të gjitha, në dhomën e punës me llambën e tavolinës arrës mbi kokë. Sonte, do t’i rrokullis të gjitha bythekrye në shtrat mes librave para syve të maceve mia besnike - dinake. Edhe, pse: përpiqet të m’i rrëmbejë Nëna Parti.

Burri, mund të mbesë pa bukë. Raki rrushi, Dy shtama verë, birrë “Rrapi”. Dhe, Gra besnike azgane. Por, jo: edhe pa armë në brez.

Penën, me Dy tyta…