Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hojdodolja
E shtune, 09.09.2023, 07:54 PM
HOJDODOLJA*
NGA KALOSH ÇELIKU
Hojdodolen,
ndoshta: kutadi Unë, e kam palluar mesdite para syve të partive politike me
raki rrushi. Ose, Dy shtama me verë Di. Jo, pse e desha Unë aq shumë si mike
besnike, por Nëna Parti ma dha “dhuratë” për poezi erotike si rrufjane e
Policisë Letrare. Edhe, pse: Hojdodolja, nuk është mike besnike, por grua
llafazane dhe kurvë politike me të meta psikike. Vetë, ajo e ka pranuar rolin
policor në këtë profesion “artistik” spiunazhi të partive politike me veprimet
e saja “kulturore - artistike” përmes veprave të mia letrare - publicistike, në
“Shtëpinë Publike”.
E kam ditur, se:
me vite më spiunon te Gruaja besnike, dhe partitë politike. Pse, jo: edhe në
polici. Vetë ajo, i ka thënë edhe Mikes time besnike Djemnusha, se: Unë, paskam
qenë dashnor i saj me vite e vite nën Rrap, dhe Hanet e “Bit-Pazarit”, në
Shkupin Shqiptar.
Hojdodolja,
shkarravitë edhe pizi patriotike. Rrallëherë, dhe erotike - politike. Kurvë,
dhe aktiviste e dalluar partiake. Personazh, dhe muzë e librave të mi artistik:
Xhadia, Rrufjani, Kopeja me zgjebe ndjek Autorin, PYKË shelgu,
Jetë Nate... Edhe, e revistës për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur
t’i teket, në Shkup.
Gjatë një takimi
në tavernë, në bisedë e sipër rasti më pyeti Mikja ime besnike Djemnusha:
·
Vërtetë, ke qenë dashnor i Hojdodoles?
·
Hi-hii-hiii. Kush, ta tha këtë zbulim policor?!
·
Hojdodolja. U përgjigjë, Djemusha.
·
E, pasi ta paska thënë vetë Hojdodolja: Ndoshta. Mundet.
Kutadi, Unë?! Me siguri atë ditë kam qenë i dehur me raki rrushi. Ose, me Dy
shtama verë Di. Dhe, mund ta kem palluar pas ndonjë kontenieri të mbeturinave,
në “Bit - Pazar” (Shkup).
Djemnushës, pas
kësaj përgjigjeje poetike i shpërtheu gazi përqielli me zë para të pranishmëve,
nën Rrap. E ngriti shtamën e vet përpara me verë të bardhë, dhe e cakrroi me
timen mbi tavolinë. Gëzuar, o Burrë mejdani i dyluftimeve kalorësiake! Edhe, më
përqafoi para syve të mysafirëve në tavernën tonë të preferuar dhe zakonshme,
nën Rrap: “Hallall” të qoftë Hojdodolja! Larg, rrufjanes. Larg pizive. Ndoshta,
nuk na ka parë Rrufjani?!
Hojdodolja, sot:
me emërimin e partive politike si anëtare e komisioneve arsimore dhe kulturore
vendos edhe për vlerat arsimore dhe letrare - artistike, në Ministrinë e
Kulturës. Është aktiviste e dalluar partiake në përzgjedhjen e krijuesve me
vlera të “arrira” artistike në manifestimet kulturore – poetike, në Maqedoninë
e Veriut. Edhe, atë: Ndërkombëtare. Nuk ka problem. I dëshiroj suksese në
përzgjedhjen e profesionit si “poete” e pizive patriotike - partiake. Në mos
Unë, me siguri ia sheh hajrin ndonjë partizan trusakat i partive politike?!
Kutadi, Unë?!
Ndoshta, i dehur me raki rrushi, dhe Dy shtama me verë Di, mbi tavolinë: mund
ta palloj përsëri pasmesnate në errësirë?!...
1. Grua
llafazane, kurvë me të meta psikike.