Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Fabrika e poetëve
E hene, 04.09.2023, 07:57 PM
FABRIKA E POETËVE
Nga
Kalosh Çeliku
Përçudi,
falë ndihmave finianciare të partive politike me institucionet e shtetit të
“përbashkët, Sot edhe përvjetoret përkujtomore të personaliteteve historike
shënohen me kokteje “hallall”: një shishe ujë gline, Coka - Cola, Fanta, ?aj Rusi... Dhe, nga një kifle mbi tavolinë. Moti kohë i kemi
harruar këmbët e pulës, që me muaj na vinin me anije nga Amerika. E, ne me
duartrokitje dhe poezi i prisnim mbi tavolina nëpër manifestime kulturore
poetike dhe dasma familjare. Edhe, pse: Rakia e rrushit dhe vera, janë “haram”.
Pamarrë parasysh, se nën Rrap: Unë, ?ajin e rusit e kam
shpallë “haram”. E rakinë e rrushit dhe verën, “hallall”. Fantastike, ë?!
Frymëzime për lindjen e poezive. Ec, e mos shkruaj poezi në këto përvjetore
përkujtimore të personaliteteve historike. Qafë për qafe me Nënën Parti.
Shoqata
të shkrimtarëve dhe artistëve, Sot kemi edhe nëpër katunde pa shkrimtar e
artistë, po aq sa kemi parti politike. Këngë e valle. Dajret dhe tupanët i bëmë
copë – copë. Vit pas viti, organizojmë manifestime poetike pa poetë me
partizanë të partive politike. Burra e gra lexojnë poezi patriotike. Asnjëri,
erotike. Punemadhe, se: nuk kanë botuar ndonjë libër, ose e kanë në shtëpi. Aty
për aty, e lindin poezinë me shterëzime para mikrofonit. Vërtetë, janë gjeni.
Përderisa
dje, personalitetet historike na i ndalonte sistemi komunist, sot i përbaltim
ne vetë shqiptarët me përvjetore përkujtimore. Edhe, atë: Kujtiteket, si
partzan i partive politike, veten e shpall poet. Tymeflakë, i shkrep vargjet nga
goja. E vret armikun. Gjakun e derdh deri në gju, që sipas këngës popullore
mbytet edhe kali. Publikisht, e shpallë Shqipëri Etnike. E, partia politike në
pushtet e shpërblen me një vend pune. Ose, e emëron si anëtar komisioni në
institucionet e shtetit të “përbashkët”. Ndonjërin, më besnikun pas shëtitjeve
partiake nëpër botë si turist i Marrdhënjeve Diplomatike, në pension edhe
kryetar të Shoqatës të Shkrimtarëve.
Fat
kemi Sot, që: ato personalitete historike nuk janë gjallë, dhe nuk zgjohen nga
varret. Përndryshe, do na përzenin me grushta e shqelma nga përvjetoret e tyre
përkujtimore historike. Mjaftë më bëtë dasma politike – partiake, dhe u tallët
me ne të vdekurit! Nateditë, para kamerave televizive shpallët “fitore”. Sot,
hapët edhe fabrika të poetëve. Nuk mund të vijmë nga varret kësaj radhe të ju
shpëtojmë gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare. Thyeni qafën
në histori! Mjaftë më ndejtët në pushtet si kukulla teatri! Nuk dini t’i luani
rolet. Tekstin e autorit nuk e mbani mend. E keni cenzuruar dhe shkurtuar pa
nevojë. Nuk e dini, kush ua tërheq penjtë. Dritat u janë shuar në skenë.
Errësira ua ka mbyllë sytë. Nuk ndizen, as shuhen reflektorët. Shfaqja Repriza
e “vëllazërim – bashkimit” mori fund.
E vodhët popullin. Dyert e Tetarit të kukullave i keni të hapura krahmëkrah për
Dalje. Radhën e keni të vini mes varreve.
Të
lumët ne, Sot! Që, partia na lindi edhe poetë...