Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Zgjidhja e problemit të Ballkanit nesër
E hene, 18.09.2023, 07:57 PM
ZGJIDHJA E PROBLEMIT
TË
BALLKANIT NESËR
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk
është zgjidhje politike e Ballkanit me politikë Evropoiane të ndërkombëtarëve,
as aleatëve historik të shqiptarëve. Aqmëpak, partive politike shqiptare: me
këmbët dhe trutë në legen edhe sotekëajdite. Problem politik historik, të cilin
nuk e kanë zgjidhur me shekuj.
Nuk
e them, për zgjidhjen e ?ështjes shqiptare.
Luftërat e tyre historike me shekuj. Marrëveshjeve maratonike “paqesore” me
vite: ”vëllezërore”, mes Kosovës dhe Serbisë për “paqe”. Përshkallëzimet e tyre
“luftarake” politike, përsëri për luftë vëllavrasje mes shqiptarëve. Po, e kam
fjalën me shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Idenë, Maqedonia e Veriut, shkon
kallëp këmbekrye pas Bosnjes dhe Hercegovinës.
Gabim
politik i superfuqive pas Luftës Dytë Botërore, që i krijuan këto dy shtete
komuniste jugosllave, në Ballkanin e përqarë. Edhe, dy krahina autonome:
Vojvodinën dhe Kosovën. Ashtu, dhe ashtu të përçarë brez pas brezi me shekuj në
baza nacionale, fetare dhe politike. Kohë, kur Jugosllavia me marrëveshje
politike, u nda mes superfuqive “fifti fifti”: Amerikës dhe Rusisë. Dhe, Sot: e
vazhdojnë luftën për pushtimin e territoreve dhe pasurive të popullit shqiptar.
Ende, vazhdojnë të lindin shtete të rinj jugosllave?! Nuk kemi nevojë për
shtete, por Shqipëri!
Politika
“madhore” vizionare e politikanëve të “vëllazërim - bashkimit”, pas Luftës Dytë
Botërore, nuk e zgjidhi problemin historik të Ballkanit (“Buren e barotit”),
por e thelloi edhe me krijimin e dy republikave artificiale pa banorë
autoktonë: Bosnjën dhe Hercogovinën me Maqedoninë e Veriut. Kohën e fundit,
edhe Kosovën si Krahinë autotonome. Herë, ish jugosllave, Herë, Kosova republikë?!
Jo, Shqipëri.
Dy
shtete të rikrijuar artificiale komuniste jugosllave pas Luftës Dytë Botërore,
në Ballkan. Krah për krahu me dy krahina automane: Vojvodinën dhe Kosovën.
Rrugë politike “paqesore”, të cilën Sot: e arriti në Bosnje dhe Hercogovinë me
“Republika Serbska”. Tashti, përpiqet ta lindin edhe një shtet të tretë
artificial, “Republika Serbska”, në Kosovë. Shtete, pa banorë autoktonë me
banorë serb pas pushtimeve në “Serbinë e Madhe”?! Shumë vonë me vite, duke u
dhuruar shtëpi dhe toka të pushtuara shqiptare. Edhe, atë: me marrëveshje me
“Serbinë e Madhe”, nëse i shesin një pjesë të parave t’ia lënë Sërbisë Madhe”.
Bota, nuk ka nevojë për lindjen e shteteve të rinj artificial në Bllkan, por
për banorë autokton në ato shtete.
Plotësisht,
pajtohem me seperatistin Dodin: Pa u shpërnda Bosnja dhe Hercogovina, nuk do të
ketë zgjidhje të problemit politik komunist. Qetësi. As, paqe në Ballkan ...
Liri...