E shtune, 27.07.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Hasmi' i babait

E shtune, 16.09.2023, 07:56 PM


“HASMI” I BABAIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Babai, shpesh ma përsëriste një thënje të tij antologjike: përderisa, të qajë Nana ime, më mirë le të qajë Nana yte. E dija, edhe: ku, e kishte porosinë asaj kohe. Ecte, me dy nagëntë në brez. Mollëkuqet e italjanit, dhe dy dardhat turke (“kashikarat” e serbit) në xhepat e strukes zezë nga leshi i deleve me mëngë të shkurtëra krahëve. Pushkën me gjithë fishekë varë pas dere.

Babai, e kishte edhe një thënje tjetër antologjike përsëgjalli të cilën shpesh e përsëriste në oden e burrave: Përpara se, të më dalësh mua në pusi pas ferre, mirë është ta paguash Hoxhën e “Allahut”. Parapërgaditje, se: Pasardhësit e tu atë ditë, mund mos kenë para të hipë në minare të xhamisë thirri “Allahu Akber”.

Shkak, që pasardhësit e Xha Derallës shakaxhi, një pasmesnate duke u kthyer nga Kërçova një dhiareje mes lisave pas “?uke”, në rrugë i nxorrën pusi një duaj kashte misëri. Pusi, me të cilën donin ta provonin me frikë trimërinë e Babait. Ngase, ai shpesh e përsëriste edhe një thënje tjetër filosofike: Frika, a ka këmbë? Edhe, pse: Babai, sa herë që dilte nga shtëpia, nuk ktheheshte të njëjtës rruge. Posa e pa hijen mes ferrave në rrugë, nxorri “nagëntin” nga brezi me fishek në gojë dhe i bërtiti “hasmit”: Lëshoma, rrugën! “Hasmi”, jo vetëm që nuk ia lëshoi rrugën, por nuk luajti asnjë hap nga vendi pusisë. Babai, atëherë e shkrepi nagëntin me gjithë fishekë tymezjarr. Duaji i kashtës, u ndezë flakë. Tek tashti, e kuptoi se: Nuk e kishte vrarë “hasmin”, por një duaj kashte misëri.

Sot, e kuptoj edhe porosinë e tij antologjike luftarake: Përderisa, të qajë Nana ime, më mirë le të qajë nana yte te Pragu i Shtëpisë...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora