Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Kryeministri shqiptar'
E diele, 17.09.2023, 07:56 PM
“KRYEMINISTRI SHQIPTAR”
NGA
KALOSH ÇELIKU
VIDEO/Ziberi
porosi Ali Ahmetit: Mbaj premtimet parazgjedhore për kryeministrin shqiptar
ina-online
15
Shtator, 2023
Avokati
i Popullit dhe kandidati për kryeministër shqiptar i BDI -së, Naser Ziberi në
një intervistë për Alsat thotë premtimet për kryeministrin shqiptar nuk duhet të shkilen.
“Një
rregull parimor në politikë është se premtimet nuk shkilen, për arsye se të bën
të pabesueshëm para elektoratit. Unë besoj se do të realizohet kjo pa ose me
Naser Ziberin”, theksoi Avokati i Popullit, Naser Ziberi. Ai me këtë deklaratë
i ka çuar porosi kreut të BDI -së, Ali Ahmeti. (INA)
Punemadhe.
Porosi e argatit sokaqeve të partive politike shqiptare në “Bit-Pazar”. Dje,
komunist. Sot, neokomunist. Nesër, një Zot e di?! Ende, turret pas një torbe me
taxhi përqafe. Ose, një krahu me kashtë në grazhd pas partive politike
shqiptare. Pak, iu duk shpërblimi i postit të Avokatit Popullit. Tashti, e
kërkon edhe postin e “Kryeministrit shqiptar”?! Popull, që krenohet me tre
kryeministra në Ballkan?! Dhe, e do edhe një kryeministër shqiptar në
Maqedoninë e Veriut?! Fatkeqësi kombëtare. Naçe Ziberovski, siç duket ende nuk
e di, se: në politikë nuk ka rregulla, nuk ka sinqeritet, nuk ka premtime, nuk
ka “Besë”. Po, ka: poste partiake të përkohshme, ka vende pune, pasuri
personale, familjare, klanore, partiake. Hajdutëri. Tradhëti. Dhe, vrasje.
E
kam përsëritur unë, herë pas here në shkrimet e mia publicistike dhe libra këtë
fenomen të çuditshëm të “politikanëve” shqiptar. Siç, duket Avokati i Popullit,
nuk lexon gazeta, viziton portale elektronike, përcjell emisione televizive.
Nateditë, rri në Facebook dhe Instagram. Nuk e di, edhe pse ka punuar në
“Flakën e vëllazërimit”?! A, ka ndonjë libër në shtëpi. Politika, është kurvë e
Shtëpisë Publike: Më rrene, të rrena. Rrëzova, në shtrat. Më rrëzove...
Edhe,
të kthehemi te parashikimi i Sali Ramadanit - Kërçova, për Ditën e Nesërme, që
e dëshmoi edhe vetë politikani Naçe para kamerave televizive: të cilin
përsëgjalli, Xhaxhi kuqezi publikisht e pagëzoi me këtë emër dhe mbiemër në
Kuvendin e Maqedonisë, i shëtitur bythekrye në redaksinë e “vëllazërim –
bashkimit” si gazetar, deputet dhe Avokat i Popullit?!
Përçudi,
sot “burri” botës: nuk është i kënaqur si politikan i arratisur me poste
partiake, emërime politike kabineteve dhe salloneve në Shtëpinë Publike. Ëndërron,
edhe postin e “kryeministrit shqiptar” në Maqedoninë e Veirut?! Përmëtepër,
merr guximin e Don Kishotit shqiptar me Sanço Pançon përmbrapa hipur mbi gomar:
e kërkon edhe publikisht para kamerave televizive, dhe popullit edhe postin e
premtuar të “kryeministrit shqiptar”?! Poste partiake - politike, që shqiptarët
i kanë pasur edhe në sistemin komunist jugosllav. Edhe, atë: përveç, posteve
larta partiake: edhe, kryetar të Jugosllavisë, Sinan Hasanin. Është, i vonuar
Dudumi si kryeminstër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sot, kur shqiptarët, nuk
bëjnë luftë për poste politike, por bëjnë luftë për Shqipëri.
Edhe,
“gazetar”, edhe politikan, edhe deputet, edhe notar. Kohën, e fundit edhe
Avokat i Popullit?! Jo, i imi si shkrimtar. I Ali Ahmetit. Ndoshta, po. Nuk e
emërova Unë me emër e mbiemër, Avokat të Popullit. Ali Ahmeti, e nxorri në
fushëbetejë. Nuk kryqëzohen këtu shpatat, po Penat. Trutë.
Sot,
ti lufton, për postin e “kryeministrit shqiptar”?! Jo, se: të rrëshqasin këmbët
në këto profesione politike -
“artistike” të rrezikshme maleve me borë. Nuk ke sajë, as ski me dru lisi të
rrëshqasish kodrave. Aqmëpak, dhiareve me Pyka shelgu pa shenja komunikaconi në
rrugë. Unë, si shkrimtar, po të kisha pushtet: ty, të kisha rrasë në
kontenierët e mbeturinave në “Bit-Pazar”. Nuk, e di Ditën e Nesërme, a do të
kishte ndonjë burrë Nane të të barti me qerre përmes “Bit-Pazarit” në fabrikën
e ciklimit të mbeturinave komuniste.
Politika,
është akull. Nëse, nuk di të rrëshqasësh me sajë, as me ski Lisi maleve me
borë, e thyen kokën me Pyka shelgu në “Përrua - Thanë”. Unë, ende rrëshqas
maleve me borë dhe akull me Penën me dy tyta.
Politikanë,
hamami: ende, merreni me “kryeministrin shqiptar”?!...