Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Historia i përsëritet popullit shqiptar
E enjte, 05.10.2023, 08:50 PM
HISTORIA I PËRSËRITET
POPULLIT
SHQIPTAR
NGA
KALOSH ÇELIKU
E
kam thënë shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike letrare, edhe libra: XHADIA
(2011), RRUFJANI (2012), LAVDI “heronjëve” të Xhadisë (2014), PYKË shelgu
(2019), LUFTA ME PENË (2021), “KALI SHEMËS” PAS POSRTE (2022) dhe JETË NATE
(2023). Popullit shqiptar, i përsëritet Historia. Ndoshta, edhe jam bërë i
mërzitshëm për lexuesit e mi besnik me përsëritjet e mia publicistike.
Parashikimet e mia për Ditën e Nesërme. Ose, me Lapsin me Dy tyta jua kam prish
gjumin.
Gjumashëve,
u kërkoj falje, u them flini dhe gërhisni natën për Liri! Edhe, shihni ëndërra
të bukura! Por, jo: edhe, politikanëve të dalldisur dhe arratisur pas posteve
partaike. Egërsohem, publikisht: vazhdoni me ëndrrat e lumtura para Agimit në
Parajsë (“Xhehnet”) me çaj rusi! Unë e dua Ferrin dhe “Xhehnemin”! Zjarrin e
tij me flakë. Dihet, edhe politikanët. Shkaku, se: Ende, e vazhdojmë luftën për
Liri me pushkë dhe Penë, dhe Shtet Etnik Shqiptar me shpata, dhe pushkë. ?ifteli dhe këngë e valle popullore. Pizi. Topa të Mic
Sokolit. Edhe, Sot e kësaj Dite. Përmëtepër, edhe me fotografi të politikanëve
para kamerave televizive, gazetave, portaleve elektronike, Facebook dhe
Instagram. E, jo me politikë strategjike shqiptare. Popull, i lumtur?!
Punemadhe, që “Serbia e Madhe” troket pas porte.
Kohë
kjo, kur Sot Luftë bëhet edhe me dron “Bayraktar”, ose Iranian. Kutadi, Unë:
Ndoshta edhe me dron rus?! Vetëmse, ende nuk bëhet luftë me dron shqiptar. Armë
më moderne: Bomba atomike. Aeroplanë të padukshëm luftarak supersonik:
Koronavirus dhe Pandemi. Popullin, duke e burgosur me masa të ashpra qeveritare
në Karantinë, e politikanët në liri. Pavetëdije, që: Politikanët shqiptar janë
dalldisur, dhe arratisur pas posteve partiake. Pasurisë personale, familjare,
klanore dhe partiake. Dhe, jemi këtu ku jemi: “as të gjallë, as të varrosur”,
siç e ka thënë Fan Noli i Madh. Ende, lakuriq pa brekë me këmbët dhe trutë në
legen.
Serbia,
që nga Mbretëria Jugosllave me pushtimin e tokave shqiptare, ka punuar me
pasuri marramendëse, dhe politikë për “Serbinë e Madhe”. Kudo, si pushtuesë u
ka dhënë falas serbëve pasuri nëpër ish Jugosllavi: shtëpi, male, livadhe dhe
para, duke i pushtuar Trojet Etnike Shqiptare. Marrëveshja, mes shtetit “Serbia
e Madhe” dhe banorëve serb, ka qenë: që, nëse i shesin ato pasuri personale,
patjetër një pjesë të asaj shume t’ia lënë Shtetit “Serbia e Madhe”. ?ka punuat ju si politikanë shqiptarë për Shqipërinë e
Mdhe”?!
Hegjemonistët
serbomëdhenj, në periudhën 1941 – 1953 ndërmorën akcione spastruese të Trojeve
Etnike Shqiptare, ku masakronin shqiptarë. Vendbanime shqiptare, që pas
shtypjeve të ?etniko – komunistëve me
dhunë u shpërngulën me gjithë familje në Turqi. Masakrime politike, që
vazhdojnë e dhe Sotekësajdite.
Dhe,
jo rastërisht Sot: i kemi këto probleme politike “paqe” në Kosovë dhe
Mitrovicën e Veriut. Edhe në ish Jugosllavi. Me Bosnjën e Hercegovinën, Malin e
Zi, dhe Maqedoninë e Vriut. Serbia, gjithë jetën e “ vëllazërim – bashkimit” ka
bërë politikë pushtuese jugosllave dhe farosje të popullit shqiptar nga Trojet
e tyre Etnike. Shqiptarët, duke u marrë me pizi, këngë dhe valle e çifteli.
Serbia, ka punuar me shekuj për shtetin serb (“Serbi të Madhe”). E pushtoi, dhe
e populloi Mitrovicën e Veriut me banorë serb “Ujëmirin”, edhe Graçanicën në
afërsi të Prishtinës. Mos them: edhe disa fshatra të Maqedonisë Veriut me
banorë shqiptarë, në Kërçovë dhe Kumanovë. E, kutadi Unë, sesa: fshatra tjerë
shqiptarë nëpër ish Jugosllavi.
Kosova,
fatkeqësisht e zbrazi Nishin (“Mollën e kuqe”), Preshevën dhe Bujanovcin nga
populli autokton shekullorë shqiptarë. Përderisa, serbët punonin për shtetin
serb, duke i mbushur vendbanimet shqiptare me popullatë serbe. Politikanët
shqiptarë luftonin për poste partiake, pasuri personale, familjare dhe
partiake, në pushtet duke e zbrazur Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
nëpër botë.
Sot,
po: kemi probleme me Mitrovicën e Veriut. Shkaku, se: vetë, ne shqiptarët me
vite e mbollëm këtë farë të keqe ferre si shqiptarë nga sistemi ish komunist
jugosllav. Sot, Neokomunist. Ose, mos e them edhe si egjër në fushat dhe arat
shqiptare, rrëzë maleve me lisa të mbjellura me misër, grurë dhe thekër. Jo, me
egjër. Farë, që na e mbollën serbët.
Partitë
Neokomuniste, edhe, Sot si popull shqiptarë: neve na vrasin me fëmijët tanë, që
i lindëm vetë me gra serbe. Nesër, do të kemi problem edhe me Maqedoninë e
Veriut. Jo, rastësisht me këto dy shtete artificiale pas Luftës Dytë Botërore:
Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë jugosllave. Krahpërkrahu edhe me dy
krahina autonome Vojvodinën dhe Kosovën. Sotpërsot, Kosova si shtet i
“pavaruar” shqiptar.
Pasnesër,
edhe me Malin e Zi mund të kemi probleme: Ulqinin, Plavën dhe Gucinë. Ndoshta,
edhe me ?amërinë. Shkaku, se: Serbia këto shtete
ish jugosllave me vite i ka populluar moti me banorë serb, dhe, viça “malazesë”
(shqiptarë). Fshatra e qytete jugosllave. Ballkani, është i përzier me kopila
të partive politike me brekët nëpër këmbë. Nuk e di kush çka është, me kombësi.
Megjithatë, ai vetë: ende, nuk deklerohet publikisht si melez shqiptar.
Problem, kemi me vetëveten, dhe Ballkanin (Buren e barotit). Jo, edhe me
armiqtë “vëllezër” shekullor.
Edhe,
me politikanët, duke na shpërngulur si shqiptarë nëpër botë...