E shtune, 27.07.2024, 03:14 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Në Tetovë ka bujt mbreti Zog, në Kërçovë shkrepi 'alltinë'

E marte, 03.10.2023, 07:50 PM


NË TETOVË KA BUJT MBRETI ZOG

NË KËR?OVË SHKREPI “ALLTINË”

NGA KALOSH ÇELIKU

Historia politike shqiptare, dihet e mbretit Zog. Aqmëmirë, e njohin historianët. E njeh, edhe populli shqiptar. Nuk do t’ju lodh, dhe marr kohë në këtë shkrim publicistik letrar me përralla historike. Shkaku, se: shqiptarët, duke u turrur pas posteve politike dhe pasurisë gjithë jetën, kanë qenë të dalldisur dhe arratisur si argatë politik pas robërisë. Qoftë, në kohën e Turqisë, qoftë në Mbretërinë Jugosllave. Sistemin komunist. Edhe, në Ditën e Sotshme.

E kam thënë, edhe më herët në shkrimet e mia publicistike, dhe libra: shqiptarëve, po u përsëritet historia me shekuj. Fatkeqësisht, përfundojnë gjithë jetën në robëri: lindin dhe vdesin si argatë besnik shqiptar në histori të partive politike.

Jo, rastësisht: Zogu, ka bujtur në Tetovë, dhe ditën e nesërme e ka shkrepur “nagëntin” në fshatin Sërbicë (Kastriot) të Kërçovës. Plumbin, të cilin edhe sotekësajdite ajo shtëpi e ruan si kujtim historik në tavan. Odën e burrave.

Dhe, Fan Nolin: nuk e rrëzoi Mbretëria Jugosllave, por e rrëzuan mercenarët shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë. Serbofilët, që Mbreti Zog i mbëlidhte rrugëve edhe nëpër katunde në Kosovë dhe Maqedoni. Marrëveshjes Mbretërisë Jugosllave dhe Mbretit Zog, duke ia shitur “Shën Naumin” për të rrëzuar Qeverinë e Fan Nolit.

Shkaku, se: në Ballkan nuk mund të lindëte e para Shqipëria si Shtet demokratik...

Pallati i Halim Bej Derallës, në Tetovë...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora