| E marte, 03.10.2023, 07:50 PM |
NË TETOVË KA BUJT MBRETI ZOG
NË
KËR?OVË SHKREPI “ALLTINË”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Historia
politike shqiptare, dihet e mbretit Zog. Aqmëmirë, e njohin historianët. E
njeh, edhe populli shqiptar. Nuk do t’ju lodh, dhe marr kohë në këtë shkrim
publicistik letrar me përralla historike. Shkaku, se: shqiptarët, duke u turrur
pas posteve politike dhe pasurisë gjithë jetën, kanë qenë të dalldisur dhe
arratisur si argatë politik pas robërisë. Qoftë, në kohën e Turqisë, qoftë në
Mbretërinë Jugosllave. Sistemin komunist. Edhe, në Ditën e Sotshme.
E
kam thënë, edhe më herët në shkrimet e mia publicistike, dhe libra:
shqiptarëve, po u përsëritet historia me shekuj. Fatkeqësisht, përfundojnë
gjithë jetën në robëri: lindin dhe vdesin si argatë besnik shqiptar në histori
të partive politike.
Jo,
rastësisht: Zogu, ka bujtur në Tetovë, dhe ditën e nesërme e ka shkrepur
“nagëntin” në fshatin Sërbicë (Kastriot) të Kërçovës. Plumbin, të cilin edhe
sotekësajdite ajo shtëpi e ruan si kujtim historik në tavan. Odën e burrave.
Dhe,
Fan Nolin: nuk e rrëzoi Mbretëria Jugosllave, por e rrëzuan mercenarët
shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë. Serbofilët, që Mbreti Zog i mbëlidhte
rrugëve edhe nëpër katunde në Kosovë dhe Maqedoni. Marrëveshjes Mbretërisë
Jugosllave dhe Mbretit Zog, duke ia shitur “Shën Naumin” për të rrëzuar
Qeverinë e Fan Nolit.
Shkaku,
se: në Ballkan nuk mund të lindëte e para Shqipëria si Shtet demokratik...
Pallati
i Halim Bej Derallës, në Tetovë...