Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Patriotit të vonuar sot i doli gjumi
E diele, 24.09.2023, 07:56 PM
PATRIOTIT VONUAR
SOT
I DOLI GJUMI
NGA
KALOSH ÇELIKU
Moti
kohë e njoh servilin e partive politike. E shëtiti Partia Komuniste nëpër
redaksi me poste letrare si gazetar dhe redaktor. Herë si “patriot” shqiptar,
herë si “krijues” i “pavarur” në mjetet e informacionit të pavarura, herë
“musliman me Din e Iman” nëpër institucione fetare. Herë, patriot i vonuar në
gjirin e partive politike.
Deri
Dje, nuk i dëgjoheshte zëri për devijimet politike, arsimore dhe kulturore të
shoqërisë shqiptare në Shtetin e “përbashkët”. Shkaku, se: e kishte një torbë
taxhi përqafe, dhe një krah kashtë në grazhd të Lopës me dy brirë shyta në
kokë. Përmëkeq, nën ndikimin e partive politike edhe, i ngulfatëte shkrimet
publicistike të krijuesve vizionerë shqiptar për Ditën e Nesërme.
Sot,
pas tridhjetë viteve i pakënaqur me torbën me taxhi përqafe, dhe krahun me
kashtë në grazhd, pasi Nëna Parti e përzuri nga livadhi me tërfojë mes luleve,
turret pas partive politike me “Besë”. I ndërron partitë politike, si kurva
burrat. Edhe, pse: kurvave u ka hije, por jo edhe këtij: ”argati” të partive
politike.
Përçudi,
Ditën e Sotshme, u ringjallë, njëherë doli me disa intervista provokative për
debat “kulturor”. Qesharake, ë?! Cili do të dilte në debat politik, arsimor dhe
kulturor me një anonim pa emër dhe mbiemër?! Asaj kohe edhe reagova me dy - tri
shkrime publicistike në mjetet e informacionit: mos u fshih pas pseudonimit,
dil me emër dhe mbiemër, atëherë do të kemi debat publik! Përndryshe,
kotnasikoti vjell përgjumshëm “art” rrufjani për “Ndryshime” politike, se: “shqiptarët
në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë arsim, as kulturë”. Gabim i madh i Servilit
partiak i përkundur në djepin e partive politike. Nuk është, aspak e vërtetë.
Arsimi dhe kultura, janë politizuar nga partitë politike shqiptare. Përderisa,
dje: ishin institucione arsimi dhe kulture, Sot janë fabrika prodhimi të
doktorëve me tituj shkencor dhe “artistëve” të partive politike në pushtet dhe
“opozitë”. Përgjegjësi morale dhe politike, kanë të gjitha partitë politike
shqiptare.
Arsimi
dhe kultura shqiptare, vërtetë është e dalldisur pas partive politike, duke e
varfëruar për nga vlerat artistike popullin shqiptar, por ti nuk mund ta shtish
në një thes kanapi me arna, dhe të thuash, se: gjatë këtyre viteve të
ndryshimeve “demokratike”, nuk ka pasur arsim, dhe kulturë në Maqedoninë e
Veriut. Shkaku, se: për një vlerësim të këtillë, ti je patriot i vonuar. Nuk ke
kapacitet arsimor, as artistik. Përderisa ti si “krujues” partiak bëje gjumë
nëpër instuticionet e varura e të “pavarura” të partive politike në pushtet, në
shtetin e “përbashkët”, Dikush para teje i ka fshikulluar si dukuri negative në
mesin e popullit shqiptar. Prandaj, është koha të heqësh dorë nga huji i vjetër
i rrufjanit!
Sotpërsot,
ende: je patriot i vonuar...