Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Turrja me brekët nëpër këmbë
E hene, 02.10.2023, 07:38 PM
TURRJA ME BREKËT NËPËR KËMBË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Moti,
e kam thënë në shkrimet e mia publicistike, se: mjetet e informacionit janë të
politizura këmbekokë deri në palcë. Jo, vetëm këto: por, edhe arsimi dhe
kultura. Themelet e një shteti demokratik. Analistë politik kemi me thasë, dhe
qerre. Falë, Zotit: na i dhuroi Nënë Partia. Fatkeqësisht, turrjeve tyre me të
katra pas taxhisë në grazhdet e partive politike, dhe Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”.
Janë:
portale elektronike të gazetave të varura dhe të “pavarura”, këmbekrye në legen
anë e mbanë në shërbime partiake dhe të politikës dalldisur Qeveritare, dhe
arratisur mes bretkosave të kënetave ditore. Qeverisë, pa këmbë dhe tru në kokë
për Ditën e Sotshme. Aqmëpak, për Ditën e Nesërme. Arratisur, dhe dalldisur
Qorrsokaqeve. Dorën, në zemër: jo, të gjithave në jetën publike t’ua lidhim
grykën me një kordhë, dhe fusim në thesin e kanapit arnë përmbi arnë.
Luftë
mes vete për pushtet dhe pasuri. Ende, jo: për Shtet Shqiptar. Kush, ua varë
një torbë me taxhi përqafe, ose një krah kashtë ua hudhë në grazhdin e Lopës
Larme me viçat e palëpi, që i shkojnë përmbrapa pas taxhisë, edhe
sotekësajdite?! E hutojnë, dhe e dalldisin popullin shqiptarë me parulla pakrye
demogagjike partiake.
Dëshmi
historike, që i kemi edhe Ditën e Sotshme: Historinë e Ismail Qemalit. Problem
tjetër, është ai, se: neve, nuk na turret Historia përmbrapa.
Po,
ne i turremi asaj me brekët nëpër këmbë...