E shtune, 27.07.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Dy dhitë kryeneqe të abetares në politike

E hene, 25.09.2023, 07:52 PM


DY DHITË KRYENEQE TË

ABETARES NË POLITIKË

NGA KALOSH ÇELIKU

Serbia dhe Kosova, pas disa “marrëveshjeve paqesore” politike në Bruksel dhe Ohër, kësaj radhe u treguan si Dy dhitë kryeneqe në vigun e lumit të Abetares. Asnjëra, duke mos ia lëshuar rrugën mbi urë lumit malor. Prandaj, edhe të dyja ranë në në lumë.

E ngjajshme me marrëveshjet “paqesore” të Vuçiçit dhe Kurtit. Dy dhi kryeneqe politike, që me siguri nuk e kanë lexuar rrëfimin e Abetares: “Dy dhitë kryeneqe”. Shkaku, se: ky rrëfim, moti kohë është tërhequr nga Abetarja pas  Luftës Dytë Botërore. Dhe, është zëvendsuar me fragmentin e Abeares të “ vëllazërim - bashkimit”. Që, përveç Dy dhive kryeneqe në politikë, i mori me vete edhe disa viktima njerëzore. I ngjajshëm me montimin e rastit të Kumanovës në “Lagjen e trimave”. Provokim, për tërheqjen e Luftës nga Ukrahina, dhe shpërthimin e një lufte të re në Kosovë. Shkaktarë, për nxitje të një Lufte të Tretë Botërore. Pavetëdije, se shqiptarët: ende asgjë, nuk kanë në dorë. Aqmëpak, Sot: me partitë politike shqiptare të dalldisura dhe arratisura livadheve. E gjithë puna politike për kufinjtë e ri në Ballkan, ende është në duart e superfuqive botërore, që me shekuj janë duke i coptuar Trojet Etnike Shqiptare. Herë me “paqe”, e herë me luftë. Ndoshta, Sot: Ndërkombëtarët përpiqen ta përmisojnë gabimin politik historik, që kanë bërë ndaj popullit shqiptar.

Vetëm, se: fati i këtyre Dy dhive kryeneqe dhe njerëzimit. Nuk ranë në lumë, por në prehërin e Bashkimit Europian dhe amerikan. I shpëtoi politika ndërkombëtare. Nuk u mbytën në dallgët politike të Ballkanit. Edhe, gjatë kohë do t’i përkundi në djep. Terroristët, u shpartalluan me ndihmën e Ndërkombëtarëve, dhe nga Policia e Kosovës si shtet i pavarur dhe ligjor.

Përpak, desh u përplasën me brirë kokë më kokë si Dy dhitë kryeneqe të Abetares...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora