Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Rrushi i Gostivarit'
E merkure, 27.09.2023, 07:40 PM
“RRUSHI GOSTIVARIT”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Përderisa,
këthehesha rrugës për në shtëpi, thash me vete: mirë të këthej edhe në “Bit-
Pazar” marr diçka me vete për veten “hallall”, edhe ushqim për macit. Posa
hyra, dhe: u hudha një shikim çmimeve, Asapak, nuk kishte ndryshime sipas
paralajmërimeve qeveritare propagandistike partiake në mjetet e informacionit.
Përmëtepër, kishte edhe rritje të paparashikueshme. Edhe, pse Qeveria:
propagondonte ulejn e çmimeve.
Padashtas,
aty për aty: mu kujtua kënga popullore “Rrushi i Gostivarit”. Këngë, të cilën
unë: sa herë që këthehesha rrugës nga Kërçova, e vizitoja edhe një lokal nate,
në Gostivar. Aty, shpesh këngëtarja e këndonte këngën popullore: “Djalin ma ka
zënë rakia. Shoqe moj, si ta çoj te shpia”?! Dhe, “Rrushi Gostivarit”. Këngë e cila zgjaste,
deri në agim. Shkaku, se: këngëtarja pasi i përmendte rend fshatrat e
Gostivarit, dilte në Tetovë. Pastaj në Kërçovë, Dibër e Strugë. Pasmesnate, e
kalonte edhe kufirin me “Rrushin e Gostivarit, dilte dhe në Kosovë. Dikur, pak
para agimit e pushtonte edhe Shqipërinë.
Pasi
i shëtita tezgat e “Bit-Pazari, dhe u hodha një sy: çmimeve laramane. Ndalem
para një tregëtari, dhe i them sa kushton rrushi i bardhë? Më përgjigjet: njëqindepesdhejtë
denarë?! Përsëri e pyes, mos ndoshta nuk e kuptova përgjigjen. Ai përsëri
përgjgiet: 150 denarë. Është rrush pa fara. Përderisa, rrushi bardhë dhe ai i
ziu në tezgat tjera të “Bit-Pazarit” kushtonte 60 denarë. I them: unë, nuk dua
rrush pa fara, por me fara!
Një
kalimtar rasti, pasi më përshëndet më thotë: është rrush pa fara për gra.
Jo,
i përgjigjem: unë, dua rrush për burra!...