E hene, 09.12.2024, 07:07 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: E mora lapsin dola për gjah

E shtune, 28.10.2023, 04:15 PM


Elegji me çifteli:

E MORA LAPSIN

DOLA PËR GJAH

(Në stilin e popullit)

NGA KALOSH ÇELIKU

ÇKA DEMOKRATI ME MUA

Çka “demokrati” me mua

Herë sillet si burrë, herë si grua?!

Kur del te Rrapi, në Shatërvan

Kokën, fët e kthen më një anë.

Çka “demokrati” me mua

Mos keq e kam hidhëruar?!

Kur i këndova në “Trumbeta ...”

Që, i dhimbset një “tungjatjeta”.

Çka “demokrati” me mua

Që. delë e ftohet në Krua.

Vallë, e zemëroi çiftelia

Që, më akuzoi te Paria?!

Çka “demokrati” me mua

A, e di: se: Unë prapë e dua!...

E MORA LAPSIN

DOLA PËR GJAH

E mora lapsin, dola për gjah

Seç, u ula nën një ah.

Pusi vura te Shatërvani

T’i shoh burrat që ka Vatani.

Struket krahëve, shpatat në dorë

O lum e lum për këta “dëshmorë”!

E mora lapsin, dola për gjah

“Demokratët” tanë krah për krah:

Tym e zjarr nxjerrin nga goja

Skuqet, ndizet flakë foltorja.

Në dyluftime i përzienë kësulat

Fyt për fyti, u rrokën burrat.

Flakë më flakë, te Shatërvani

O priti, priti këta burra mejadni!

Pusi, i vura në “Trumbeta”

Shkrepa lapsin, o tungjatjeta!...

NJËZETETRE PASHALLARË

Ehu! Njëzetetre pashallarë

Seç, na ranë në “Bit-Pazar”.

Nën hije të Rrapit, Shatërvan

Zaptuan Parlamentin. Kalanë.

-Çke shqiptari që po qanë

Kur ne, e kemi, o “Babanë”.

Ehu! Njëzetetre o pashallarë

Koalicion lidhën me gazdallarë.

Fytas u rrokën në dyluftime

Kabineteve, bënë fjalime.

Tym e flakë, nxjerrin nga goja

Bindshëm të na duket loja.

-Çke shqiptari që po qanë,

Kur, ne e kemi o “Babanë”...

ÇIA THOSHTE DEPUTETI

Çia thoshte, deputeti

Mu në mes Parlamenti:

Do ta rrënojmë një mur,

Do të ngrejmë edhe flamur.

Gjuhën shqipe – zyrtare

Barazi të plotë kombëtare.

Kolltukë, nëpër kabinete

Shkolla e tri universitete.

Çia thoshte, moj, deputeti

Mu në mes të Parlamenti:

Urtësi, gjeçi belanë!

Edhe, ne kemi “Babanë”.

Parlamenti seç zien brenda

Era barot, i vjen përjashta:

Nëse, struke nuk na delë

Do bëjmë pushtet paralel...

ÇKANË KOLLTUKET

QË RËNKOJNË

Çkanë kolltuket, që rënkojnë

Derdhin lotë, po vajtojnë:

Këta “demokratët” e soçëm

Këmbekrye komunistë të moçëm.

Që, i ndërruan vetëm maskat

Hu më hu, çirren si laraskat.

Nuk dorëzohen, s’i hedhin armët

Amanet, thonë: na e lanë të parët,

Brez pas brezi t’u dalim zot

Kolltukeve që i fituam me barot.

Çkanë kolltuket, që rënkojnë

“Demokratët”, mezi i durojnë...

KORDINATORI NR. 2 - LIBERATOR

Nëno moj, ç’po përpiqet

Ndizet, tretet, flakë digjet:

Foltoreve, nëpër dyluftime

Intervista jep, “hap” burime.

-Liri kërkon në televizor

Edhe, ky “demokrat - Liberator”.

Nëno moj, gojëmjaltë - zemërlepur

Shpirtshitur, rrugëve i përndjekur.

Fitore korri, i tuboi dhentë fushës

Çështjen e vëllait ngriti në Parlament.

-Gjakftohtë, në emisione, superorator

Edhe ky “demokrat -  Liberator”?!

Nëno moj, ky hero - ky trim

I kalitur për “vëllazërim - bashkim”.

Gojën plot parulla – demagogji

Seç, më hyri tinëz në elegji.

-Edhe ky “dëshmor – Liberator”

Ti, s’i dhe: as, fron mbretëror...

MUSTAQET S’TI ZË PARLAMENTI

Kur, më ulesh nga fundi

Nina - nana, po të përkundi.

Biro, të më rritesh si Sharri

E, trim të bëhesh si kryetari.

Kur, më ulesh në çajtore

Zërin ngre për fitore:

Biro, dil pak në binë

Nxirre, edhe ti alltinë!

Kur më delë, o nga qyteti

Mustaqet s’ti zë parlamenti...

HONXHOBONXHO MBANË ZI

Honxhobonxho, lëshoi mjekër

Për një mik të vjetër:

Puthadorë, qe pesëdhjetë vjet

Kuisling vjet, kuisling sivjet.

Herë me popull, herë me pushtet

Në Vetëshërbim po na shet:

Për një banesë, një vend pune

Maskat, i ndërroi pas çdo furtune.

Honxhobonxho, seç mbanë zi

Për një ish mik në redaksi.

Kalemxhi me qindra profesione

I stërvitur nëpër sallone.

I kripur shpesh me taxhi

Që, e vranë me tri elegji:

“Mafiozët” në “Bit - Pazar”

Dhe, i thanë: tradhtar...

AS I GJALLË AS I VARROSUR

E rritën, i dhanë tambël

E ngritën rrugëve somnambël,

E shëtitën shtëpi më shtëpi

E shitën viç të pa lëpi.

E maskuan nëpër “Bit-Pazar”

E sakatuan për ta shpëlarë.

E lidhën në Kabinet, si qen

E, zgjidhën këlysh nëpër Qytet.

E ndërsyen mes rreshtave

E shkërdhyen përtej eshtrave.

Pa kokë - i trembur

Pa zemër - i tredhur.

Sakatosur, e gjakosur

As i gjallë, as i varrosur...

DY ZAGARË NËPËR ?ARSHI

Mora lapsin dola në carshi

Dy zagarë më rrinë karshi:

Ma bëjnë me sy

E, ma bëjnë me kry’.

Mora lapsin, dola te Shatërvani

Dy zagarë, rehat s’më lanë:

Ma bëjnë me dorë

E, më gjuajnë me borë.

Mora lapsin, u dola karshi

Dy zagarë më ndjekin nëpër carshi...

Nga libri: “Kali i TrojësnëpërBit-Pazar” (1994).



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora