Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Korça me dy rrugë për në vendlindje
E diele, 22.10.2023, 07:55 PM
Reportazh letrar
KORÇA
ME DY RRUGË
PËR
NË VENDLINDJE
(Tre
poetë shqiptar dhe një poete “maqedonase”
të
armatosur me poezi, në Ksamil (Sarandë)...
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ftesat për në
Manifestimet Poetike në Kosovë (Prishtinë), dhe Shqipëri (Ksamil) i morëm me
kohë: tre poetë shqiptarë, dhe një “maqedonase”. Njëra ftesë nga Unioni i
Shrkimtarëve dhe kritikëve Shqiptarë, në Prishtinë, e tjetra nga Manifestimi
Poetik Ndërkombatar TAKOHEMI NË JUG me një sejmen përmbrapa, në Ksamil
(Sarandë, Shqipëri).
Xheki (Xhelal
Tosku), siç e pagëzoi një poete kosovare në Ksamil (Sarandë), i cili në Shkup
TAKIME NËN RRAP, vinte me tre sejmenë përmbrapa, Kalosh ?eliku, në Ksamil hynte vetëm me tre sjemenë përmbrapa në
Prishtinë, dhe një sejmen në Ksamil
(Sarandë)?!
Dihet, që të dyja
ftesave iu përgjigjëm me kohë i
konfirmuam për pjesmarrje. Shkaku, se: në letërsi, nuk ka politikë nga
krijuesit, po nga politikanët. Edhe, marrim rrugën për në Prishtinë: Tre poetë,
dhe një poete “maqedonase”. Rrugë e gjatë deri te Poezia. U kthyem tek shtypshkronja
“Lena Grafik”, te pronari z. Hajdari,
një burrë që e do librin.
Hajdari, mbi
tavolinën e tij të punës, nuk mba çaj rusi, as kafe turke, po raki rrushi.
Edhe, e shtruamë bisedën letrare në Sofrën shqiptare. I solli disa kopje të
librit tim më të ri me poezi “Burri
Grave”. Vërtet, u habita nga përgaditja teknike! Edhe pse, që më herët e
dija punën teknike rreth librit, pasi te kjo shtypashkronjë unë kisha botuar
disa libra edhe të autorëve tjerë si
Lidhje e
Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Disa kopje i mora me vete në çantën e krahut
për Shkaktaren e lindjes të këtij Libri Laydi Di. Tridhjetë libra i lash falas
për mysafirët pjesmarrës në këtë manifestim kulturor ndërkombëtar. Njëzetë
libra të tjerë t’i marr me vete për në Ksamil (Sarandë) për miqtë e mi poetë.
Edhe, e morëm
rrugën për në Sllatinë. Fshat, që gjatë studimeve në Prishtinë e kam pasur një
Mike, e cila, asaj kohe pushonte në Banjat e Pejës. Cucë, të cilën me një
sejmen përmbrapa të studimeve Isë Pampurrin nga Peja, e vizituam në Pushimore.
Edhe, i shkrepën në atë vendshërim disa fotografi nga aparati fotografik, disa
kujtime të cilat janë te Libri “Burri i grave”.
Dy netë, dhe tri
ditë i kaluam me poezi në këtë manifestim poetik kulturor, në Prishtinë. U njohëm
pakashumë me njëri - tjetrin si poetë nga Trojet Etnike Shqiptare, dhe
botërore. Edhe pse, unë pesëdhjetë kopje
të librit “Burri Grave”, që m’i solli Hajdari, njëzetë kopje të Librit,
i ndava për në Ksamil (Sarnadë), tjetër manifestim kulturor poetik me poezi.
Ditën e Nesërme, e
pash se: nuk kisha asnjë kopje për në Ksamil (Sarandë). Përmëkeq, as një libër
për vete në çantën e krahut. I kishin rrëmbyer lexuesit e mi besnik. Gra e
burra. Përgëzime! Prandaj, edhe në atë manifestim kulturor ndërkombëtar, i kam
lexuar disa vargje për ta arsyetuar Veten si pjesmarrës nga drama groteske: Dudumi,
gërhet për Liri.
Meqenëse, këto dy
manifstime kulturore – artistike poetike: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve
Shqiptar, dhe i TAKIMEVE NË JUG, në Ksamil (Sarandë), ishin njëri afër tjetrit
me dy ditë në mes (krahpërkrahu)?! Realiteti, e dëshmon të kundërtën Ditën e
sotshme. Mos them për të Nesërmen?! Rezik! Vështirë për ikje nga Durrësi, ku e
kaluam Natën dhe Ditën e Nesërme me detin, rërën dhe Diellin. Peshkun levrek,
dhe verën e bardhë.
Erdhi koha ta
vazhdojmë rrugën për në Ksamil (Sarandë), një rrugë tjetër, që unë më herët e
kisha shkelur me “Xhip Korando kabriolet” disa vite me radhë për në Sarandë.
Poetë, që kaluam
me miq dhe pozi nga
bota. Rrugë, të cilën unë moti e kisha shaluar për në Evropën e Bashkur.
Rilindje. Poetë, me të cilët po i kalonim kufinjtë politik.
Erdhi, fundi: pas
kësaj avanture poetike, ne duheshte të këthehemi në vendlindje. E morëm rrugën
me një poet “Xheki” nga Rrogozhina, dhe dy poete shqiptare nga Kosova. E, ato
para e ne
pas tyre rrugës,
si Ismail Qemelit që i vinte historia përmbrapa. Që, nga Nisja u pajtuam, të
takohemi te Ali Pashë Tepelena, në Tepelenë. Që, i shkrepëm edhe disa fotografi
te Përmendorja e Ali pashë Tepelenës, në Tepelenë.
Pas kafeve dhe
rakisë rrushit, u nisëm për në vendlindje. Ato, për në Shqipëri e Kosovë, e ne
për në Maqedoninë e Veriut. Rrugës, Poetja “ maqedonase” propozoi që në
Maqedoni të Veriut të hyjmë nga Korça. Rruga, është më e shkurtër. Unë, nuk u
pajtova. Shkaku, se: disa herë me “Xhip Korando” kam dashur t’i bie kësaj
rruge. Miqtë e mi poetë ma rrëfenin si një rrugë e vështirë malore, plotë me
baltë dhe me lakesa të rrezikshme. Atypëraty, mu kujtua edhe një thënje e
popullit shqiptar: një mik mysafir, kur u kishte ardhë në shtëpi. E
kryefamiljari, nuk ndodhej në shtëpi. Zonja e shtëpisë, i kishte thënë: nëse, i
bien rrugës shkurtër, do të vonohet. E, nëse i bien rrugës gjatë do të vijë më
shpejtë në shtëpi. Shkak, që edhe nuk u pajtova me bashkëudhëtarët për në
vendlindje.
Në fund, u thashë:
Nuk ka problem. Mund ta marrim edhe këtë rrugë malore ende të panjohur për mua
si poet. U nisëm. Rrugë e gjatë mes lakesave dhe maleve. E morëm rrugën e re,
dhe jo atë të vjetrën me gurë dhe baltë. E pash shenjën e komunikacionit:
Korçë, 74 km. Ecëm rrugës re duke i pyetur kalimtarët e rastit, edhe pse: i
kishim shenjat e komunikacionit, a jemi në rrugë të drejtë për në Korçë?!
Pas pak kohe, pash
me sy një tabelë tjetër komunikacioni: Korçë 95 km. E dyshimtë?! Ne, kishim
bërë shumë rrugë malore plotë lakesa për në Korçë. E, tashti kah fundi për të
hyrë në Korçë, na dilte një tabelë tjetër kominikacioni: Korçë 95 km. Thashë,
me vete: nuk ka problem. Edhe pse, dyshoja rrugës malore për të arritur në
Korçë.
Rrugë malore e
gjatë, plotë gurë e gropa, ende në ndërtim pa shenja komunikacioni. Megjithatë,
e kishte Natyrën: lumenjtë, dhe gjelbërimin. E kuptuam, se: e kishim gabuar
rrugën, pas rrugës re, i kishim ra edhe rrugës vjetër për në Korçë. Pasuri
Nstyrore.
Korça me dy rrugë
për në vendlindje...