Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shkupi historik pa ditë feste
E shtune, 02.12.2023, 08:58 PM
SHKUPI HISTORIK
PA
DITË FESTE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Shkupi
Historik, që sipas të dhënave historike në vitin 1919 ka qenë Qyteti më i
banuar me shqiptarë (80 %). Qytet, edhe i rrethuar me katunde shqiptare.
Kryeqytet, edhe me më shumë shqiptarë, se Tirana dhe Prishtina, dy kryeqendra
të mëdha shqiptare. Dhe, sot ka mbetur me një përqindje simbolike. Shkaku, se:
shumica me marrëveshjet jugosllavo – turke nga rrethina dhe Shkupi u
shpërngulën në Turqi (1938 dhe 1953). Fshatrat e malësisisë së shkupit, dhe
disa lagje të qytetit, gjatë sistemit komunist u asimiluan dhe u regjistruan si
turqë e maqedonasë, pa e ditur edhe një fjalë të vetme në gjuhën turke.
Sot,
Shkupi ende është i rrethuar me katunde shqipatar, por disa katunde janë të
shkreta pa banorë shqiptarë, dhe me shkolla fillore në gjuhën shqipe nën dry.
Shkolla, që gjatë kohës të “Shqipërisë Madhe” i hapi ministri i arsimit Ernest
Koliqi edhe nëpër male, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Edhe, i pagëzoi me
emrat e Rilindasëve shqiptarë.
E,
fshatarët të cilët mbetën në Malësinë e Shkupit, pas Luftës të 2001 –shit i
braktisën ato fshatra dhe u vëndosën me familje në Shkup. E lanë pasurinë
Natyrore: malin, arat, lisat, burimet malore dhe dhentë. Erdhën në mes të
kontejnierëve të bërllokut. Lagjeve të egëra pa kanalizime. Rrugë. Shkolla në
gjuhën shqipe të politizuara nga politika ditore partiake deri në palcë. Edhe,
pa: Tekste shkollore, Lektyra shkollore, Institucione kulturore.
Erdhën
në Shkup. Qytet me lagje shqiptare, por një numër i madh i tyre, ende pa
nënshtetësi, pa shtëpi, pa vende pune. Edhe, çka mund të bëhesh në qytet me
këto kushte jetese elementare, përveçse: kriminel, Vrasës, hajdut, drogaxhi,
dhe “musliman” t’i lutesh Zotit nateditë në xhami me këmbët dhe trutë në legen.
Ose, partizan i partive politike për vota gjatë fushatave parazgjedhore lokale
dhe parlamentare.
“Fitore”
e Partive Politike Shqiptare, që Sot: e festojmë 28 Nëntorin e Flamurit kuqezi
2023. Pavarësinë e Shqipërisë në Shkup. Flamur kuqezi, dhe Shqipëri të pavarur
për të cilët, gjatë Perandorisë osmane, Mbretërisë Jugosllave, dhe sistemit
komunist jugosllav, shumë patriotë janë kalbur burgjeve si armiq të shtetit
“përbashkët: “nacionalistë”, dhe “irredentistë”.
Festë
Historike, të cilën e kremtoi edhe Komuna e ”?airit”
me kryetarin shqiptar Visar Ganiu me tre – katër flamuj shqiptar, krah për
krahu me ato maqedonas nëpër shtylla elektrike. Flamuj, me të cilët nuk i
stolisi rrugët Komuna e “?airit”, ose ajo e
Shkupit, por persona atdhedashës që banojnë në afërsi. “Bit – Pazari” pa asnjë
flamur. Sheshi më i “madh” “Skënderbeu”, poashtu pa flamur shqiptar.
Tekefundit, sa për sy e faqe së paku Skenderbeut me shpatën në brez t’ia kishin
dhënë në dorë një flamur kuqezi me shqiponjën e zezë dykeranare?!
Fatkeqësisht,
Flamuri kuqezi shqiptar, gjatë këtij 28 Nëntori Historik, nuk valoi as në
minaret e xhamive në Shkup. Faji nuk është i politikanëve të arratisur dhe
hoxhallarëve, por edhe i popullit shqiptar, që ua jep votat në zgjedhjet lokale
dhe parlamentare për të rrëmbyer poste partiake, fetare dhe pasuri personale e
familjare. Arsye, që këtë Nëntor Historik, nuk patën kohë ta stolisin Shkupin
me flamuj kuqezi shqiptar. Dihet, problemi politik, ende merren me themelimin e
partive politike. Dhe, mos ishin disa mësuese të shkollave fillore me nxënësit
e tyre, Festa e Flamuri dhe Pavarësia e Shqipërisë do të kalonte si Ditë Zie në
Shkup.
Mëkot,
Ali Ahmeti nga malet ua solli përmendoren e Skënderbeut në Shkup. Flamurin
kuqezi, që ta zvarrisin rrugëve me baltë në dasmat familjare. Herë pashterkave
të kuqe, e herë dimijave te bytha. Simbolin shtetëror, që mund ta valojë vetëm
Shteti Shqiptar. Edhe, atë: vetëm gjatë shënimeve të Datave Historike.
Kryetari
Komunës “?airit”, me siguri nesër në zgjedhjet e
ardhshme do t’i kërkojë votat e shqiptarëve edhe për një mandat të tretë. Nuk
ka problem i meriton, ia jepni me të dyja duart. Mesiguri, do t’u qëndroj
besnik premtimeve parazgjedhore. Heqi nga parqet e “?airit” telat dhe ferrat. Ndërtimet e egëra mes parqeve. Nuk
do t’i presin pemët e parqeve për ndërtimin e pallateve dhe bizneseve personale
dhe familjare. Ndodhë, t’u ndërtojnë edhe shkolla, si ai politikani gjatë një
fushate parazgjedhore në një katund të Kërçovës, kur katundari i thotë:
Vërtetë, ju do të na ndërtoni shkolla, por ne populli, nuk kemi fëmijë?!
Politikani, aty për aty përgjigjet: Partia, do t’ju lindë edhe fëmijë.
Kutadish,
ndoshta edhe juve Partia do t’u lindë fëmijë?!...