Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Xhadika
E marte, 30.01.2024, 07:56 PM
XHADIKA*
NGA
KALOSH ÇELIKU
Xhadika,
është maci im dinake në këtë Shtëpi Publike.
që kur erdhëm me banesë në këtë lagje mes ferexhevezeza, në Shkup. Nuk
kemi më minj, nuk kemi gjarpërinj në këtë lagje të Shkupit Historik. Por, ende
kemi ferexhezeza. Që, përditë na dalin nateditë me vite në rrugë të mbuluara
këmbekokë me ferexhezeza. Dhe, nuk e dimë: a, janë gra, apo burra, në
Shkupin Shqiptar?!
Megjithatë,
Xhadika është roja ime besnike e Shtëpisë. Edhe, pse rrugaçe, grindavece,
grabitçare, dhe dinake, e ka dritaren si derë e hapur nateditë në Shtëpi. Verë
e Dimër. Hyn e del kur t’i teket asaj si rrugaçe. Lagjen na e ka mbushur me
fëmijë. Gëzohem, që Sot: kemi kaq fëmijë të Xhadikës në lagje. Shkaku, se: kur erdha për herë të parë në këtë
lagje, nuk pash asnjë kafshë shtëpiake. Pëveçse, minjëve dhe gjarpërinjëve.
Ndoshta,
Xhadika: Nesër, do na shpëtojë nga Koronavirusi, Pandemia politike. Partitë
politike. “Armiku i padukshëm” Politik. E pabesueshme?! Ndodhi, edhe kjo
mrekulli Natyrore. Sot, nuk kemi minj. Nuk kemi gjarpërinj. Por, ende kemi
ferexhezeza. Edhe, pse: fëmijtë i lindë Xhadika në Shtëpi, por vetë arratiset
rrugëve në Kryeqytet nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Historik.
Xhadika,
jeton e pavarur në jetë. Nuk ka nevojë për lëmoshë në rrugë. As, për parti
politike. Aqmëpak, për Kryeministra, ministra, zv/ ministra, drejtorë të
partive politike. Mos i radhisë edhe emërimet tjera partiake: akademikë,
doktora shkence, intelektualë, shkencëtarë, shkrimtarë, gazetarë, analistë
politik...
Edhe,
atë: kur Shkupi është i mbushur me lypës pa këmbë e duar e trumbeta me muzika
turko-arabe te “Ura e Gurit”. Ndoshta, Xhadika ka edhe burrë. Ose, dashnor
pasanik?! Ku ta di Unë?! Megjithatë, herë pas here vjen në Shtëpi, dhe kur
mbetet me barrë, fëmijët e saj pasmesnate i lindë në shtratin tim, dhomën time
të punës me Gjelin kryengritës të piktorit Koci nga Poradoci mbi kokë.
Përderisa, unë jam në gjumë. Dhe, herën e fundit mi la dy rrugaçë maçorra bebe
si roje në shtrat. Edhe, i dua ato dy maçorrat e saj kopila. Nuk e di, ku
gjithë ai besim i Xhadikës, që Unë t’ia ruaj kopilat?!..
Xhadika,
përderisa unë i jap ushqim m’i lëshon edhe thonjtë, më kërcnohet: mauu, mauuu.
Rebelohet. Egërsohet. Djali im i vogël, gëzohet kur m’i lëshonë thonjtë këmbëve
me çizme të lëkurës krokodilit. Edhe, e ndërsen: lëshoja Xhadika, Babit
thonjtë! E unë, nuk besoj në inkarim, se pas vdekjes: shpirti i njeriut mund të
kalojë te i kafshëve.
Kutadi
Unë, them me vete: mund të jetë ndonjëra nga gratë e mia besnike?!...
1. Maci rrugaçe. Grindavece.
Grabitçare. Dhe, dinake...
Nga Libri: ”JETË NATE”,
publicistikë letrare, që këto ditë pritet të dalë në Dritë, 2024).