Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Flamuri kuqezi shqiptar na mbeti në 'bandere'
E hene, 04.12.2023, 08:56 PM
FLAMURI KUQEZI SHQIPTAR
NA
MBETI NË “BANDERE”*
NGA
KALOSH ÇELIKU
Flamurin shqiptar
kuqezi me Shqiponjën Dykrenare, Ditën e 28 Nëntorit 2023, nuk e nxorri Veten në
jetë para kamerave televizive në mjetet e informacionit në Komunën e “?airit” para popullit shqiptar për Ditën e Nesërme. E, as: ajo, e
Komunës të Shkupit me shumicë shqiptare. Përveçse, tre-katër patriotëve, që e
valuan Natën e Errët, dhe: Ditën e Madhe, para shtëpive tyre në shtyllat
elektrike të rrugëve Shkupit Historik Shqiptar.
Flamur kuqezi, që:
gjatë, sistemit komunist e valuan me vite jugosllave në shtetin e “përbashkët”,
dhe tinës i bartnin fshehurazi si popull shqiptar me shekuj, simbolet e partive
politike jugosllave komuniste, me yllë ballistë e pa yllë, edhe në jaknën e
setres si nxënës dhe studentëve shqiptarë, nëpër shkolla dhe Universitete.
Qëndisur në këmishat e kuqe me penjë të zinjë nga Miket tona të shkollës mesme,
dhe Univerziteteve. Ose, studimeve në Shkup e Prishtinë. Rrugëve për Ditën e
Nesërme të “vëllazërim-bashkimit?!
Shtëpi asaj kohe të Babait, banesë edhe në Shkup me qira si nxënës, dhe
studentë, fshehurazi në dhomën e errët, në shtetin e “përbashkët” ish
jugosllav. Ose, në arkën e Nanës plakë. Flamur, për të cilin me mijëra
shqiptarë përfunduan edhe në burgje. Herë, me provokime të polikikës komuniste
jugosllave, e herë me me spionazhe brenda vetes shqiptare.
Flamur kuqezi, i
cili u priu demonstratave popullore për Liri në vitin 1968 në Kosovë dhe
Tetovë. E, më vonë edhe, demonstratave të studentëve në Prishtinë për Kosova
Republikë (1981). Edhe, në Luftën e U?K –ës të Kosovës (1988 –“89), dhe të IRJ të Maqedonisë (2001). Vite, kur u
masakruan, vranë fizikisht dhe u burgosën me qindra patriotë dhe studentë
shqiptarë.
Flamur Shqiptar
kuqezi, të cilin mësuesi Sulejman Elezi, moti
kohë e ngriti në brirët e biçikletës nga Katundi Ri rrugës për Liri në
Kërçovë, për të cilin edhe u dënua me disa vite burg. Që, sot: e nëpërkëmbin
politikanët shqiptarë me partitë politike, jo vatëm Flamurin Historik kombëtar
shqiptar, por edhe veprat historike të Rilindasëve Shqiptar. Nuk e kam fjalën
për “Rilindasët” e sotshëm shqiptarë. As, edhe: që mirrem me veprimet e tyre të
arratisura dhe dalldisura partiake me këmbët dhe trutë në legen për Ditën e
Nesërme.
Dy ditë, pas
Festës historike të 28 Nëntorit të Flamurit Shqiptar 2023, pas shkrimit tim
publicistik në mjetet e informacionit: Shkupi
Historik pa Ditë Feste?! Komuna e “?airit”, dhe e Shkupit, e gëdhinë mëngjesin më 01 janar 2023 me
flamurin e Maqedonisë Veriut dhe
flamurin kuqezi shqiptar të “vëllazërim-bashkimit” qafëpërqafe?! Edhe, atë:
përshkak takimit
të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në Shkup,
sa për sy e faqe.
Edhe, me ?mime arsimore, dhe kulturore. Ditë, të mbarë!
Sot, Flamurin
Historik Shqiptar e kemi harruar të kalbet nëpër bandere...
1. Shtyllë e përcjelljes të rrymës elektrike nga koha e shokut Tito...