Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Fshi para oborrin tënd pastaj të kojshive
E hene, 22.01.2024, 08:55 PM
FSHI
PARA OBORRIN TËND
PASTAJ
TË KOJSHIVE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Shqiptarët
me shekuj kanë qenë të robëruar dhe ndarë me kufinj politik. Herë nga Serbia,
herë nga Turqia. Dihet, edhe të përçarë nga këto pushtuesë shekullor.
Shpeshëherë, edhe kanë luftuar njëri kundër tjetrit Fisi me Fis. Vëllai me
vëlla.
Fatkeqësisht,
ajo luftë vëllavrasje vazhdon edhe sot. Dje, përmes fiseve, shteteve pushtuese
dhe feve të okupatorëve. Jo, asaj Fesë të Vaso Pashë Shkodranit: Feja e
shqiptarëve, është Shqiptaria. Lëvizjeve balliste dhe partive komunsite. Sot:
përmes partive politike shqiptare Neokomuniste me duar e këmbë. Pavetëdije, që
lirshëm në lëvizjet legale qeveritare “pa kufinj” e kalojnë kufirin politik, e
jo populli shqiptar?! Dhe hyjnë në territoret shqiptare pa pasaporta, luftën
politike për “fitore”, në pushtet. Zakonisht, edhe atë: parazgjedhjeve lokale
dhe parlamentare. E përçajnë popullin shqiptarë me shekuj, ashtu edhe ashtu i
përçarë këmbekrye nga armiqtë tanë shekullor. Përçudi, edhe, sotekësajdite.
Përmëkeq, nëpër parti politike duke hëngër njëri – tjetrin për pushtet: poste
partiake, pasuri personale, familjare, dhe politike. Në emër të popullit
shqiptar. E, jo për popullin shqiptar.
Sytë,
nuk ju shohin si politikanë më Larg. Truri jo, se Jo! Edhe, përzihen si liderë
me pushtet të partive politike në oborrin e Shtëpisë të kojshiut, pa e pastruar
oborrin e vet përpara Shtëpisë, të cilin deri në fyt e ka mbuluar bërlloku...