Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Disidenti
E shtune, 16.12.2023, 08:51 PM
DISIDENTI
NGA
KALOSH ÇELIKU
Shekuj
me radhë, shkrimtari disident i lindur nga Natyra, nuk ka pasur armiq, por i ka
pasur disa “miqë” historik pas shpine. Që, i kanë pri para dhaireve për në
“Baba Tomor” në gjirin e Tri Zanave të Maleve. Tyrben e Babashehut. Varrin e
tij nën çati të mbuluar me çilimin me këmbë arushe, ku shëroheshin Gratë
shterpa. Parashikues, në Malin e Perëndive, ku pihet vera, lindë poezia, dhe
bëhet dashuri me Zanat e Maleve. Edhe, i ka përballuar ndërsimet e këlyshëve të
tërbuar me zgjebe në arsim, art dhe kylturë. Përmëtepër, edhe u ka shpallë
luftë me Penë.
E
dëshmojnë këtë edhe shekujt historik, të pushtuar si popull dhe robëruar nga
“vëllezërit” dhe “miqtë” tanë historik. Mikun “vëlla” serb, gjatë Mbretërisë
Serbo - Kroate - Sllovene (1918 -1941) dhe sistemit komunist jugosllav, me të
cilët e kemi përzierë me vite edhe gjakun: kemi dhënë, dhe kemi marrë nuse
“Lirie”. Gra me të cilat edhe kemi lindur kopila gjatë sitemit Komumist, dhe të
sotshmit Neokomunist me “maqedonasë mish-mashë”.
Pak,
më herët edhe me Perandorinë Osmane për më shumë se pesëqind vjet, nga mesi i
shekullit të 14 -të deri në vitin 1912. Që Ataturku me prejardhje shqiptare e
bëri Shtet demokratik, edhe “mikun” tjetër në Shtetin e “përbashkët” jugosllav
të “vëllazërim-bashkimit” me poste politike, dhe pasuri marramendëse: personale
familjare, klanore, dhe partiake. Dje, Komunistë. Sot, Neokomunistë?!
Sami
Frashëri, poligloti shqiptar u krijoi Gjuhë Letrare Turke. Ndikim të madh në
rënien e saj pati edhe ndrarja apo Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 -të.
Dhe, kështu në vitin 1913 -të, Perandoria Osmane thuajse u largua përgjithmonë
nga Ballkani. Në vtin 1922, Perandoria Osmane u shpërbë dhe mori fund
zyrtarisht me vendim të Asmablesë së Madhe të Turqisë, që themeloi edhe Republikën
e Turqisë në vitin 1923.
Ose,
më vonë në “demokraci” me parulla Komuniste dhe Neokomuniste, edhe me
Koronavirusin, “armikun e padukshëm”. Dhe, Pandeminë politike. Kjo, e fundit ka
qenë edhe vdekjeprusëse, më e rrezikshme sesa sëmundja Komuniste, dhe
Neokomunsite: Koronavirusi për njerëzimin, dhe Lirinë. I mbylli kufinjtë
politik shqiptaro - shqiptarë. Manifestimet kulturore artistike. Ende, me
vaksinë ruse, kineze, ose amerikane. Nuk, mund ta kalosh kufirin pa këtë
vaksinë mjeksore! E la në liri “mikun” tjetër me xhamitë turko-arabe me “Allahu
Akber” në minaret e xhamive pa Flamurin
kuqezi shqiptar me Shqiponjën Dykrenare.
Artistët,
nga të gjitha anët të mbyllur me kufinj politik. Edhe, me Gratë besnike: dy
metra rrini larg! Mos u përqafoni edhe me Miket besnike! Muzat e poezive.
Tinëz, ua ndërseu pas shpine këlyshët e tyre me zgjebe partiake. Dhe, ky shtet
i “vëllazërim-bashkimit”, nuk na ka dhënë, Liri. Përveçëse, robëri. Edhe, atë
porosinë: Vetëm me Qeverinë e Vëllazërim-bashkimit”, rrini si shqiptarë qafë
për qafe!...