Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Tri cucat me dajre
E shtune, 06.01.2024, 08:58 PM
TRI CUCAT ME DAJRE
(Fragment
nga satira groteske)
NGA
KALOSH ÇELIKU
CUCA
BOHEME: “Besë”, nuk ka në politikë!...
SHKRIMTARI: Përçudi, pas publikimit të një shkrimi tim publicistik Droni
“Bayraktar” i Erdoganit, të cilët i bleu Qeveria e Kosovës me kryeministrin
Kurti, i cili tha, se: “Kosova, nuk është në rrezik”, pa trokitur hyri nga
dritarja edhe Droni “Grerëza” në dhomën time të punës dhe gjumit. E hapi
Laptopin mbi tavolinën e punës. Llambën mbi tavolinë. Tinëz, hyri nga dritarja
në shkrimet e mia publicistike letrare dhe libra.
CUCA
BOHEME: Edhe, e inçizoi me kamerë dhomën tënde me
libra, piktura dhe fotografi mureve. Karikaturën e faqes parë të piktorit madh
Adem Kastrati me lodra (tupana) te revista për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që
delë kur t’i teket. Ballinën e librit me karikatura: “Kali Trojës” nëpër “Bit-Pazar”,
ilustruar me karikatura po nga i njëti piktor me pseudonimin Cun Geli. Gjelin
kryengritës mbi kokë në shtrat nga piktori poradacas Koci. Dhe, doli te
pikturat e mësuesit tim legjendar, Ramadan Ramadani - Ballazhi dhe karikaturat
e piktorit Zeni Ballazhi.
SHKRIMTARI: Po. Në fund, i mori nga muret edhe disa fotografi të autorit
të kësaj satire groteske nga Shkolla e mesme normale “Zef Lush Marku” në Shkup,
dhe studimeve në Prishtinë. Edhe shkrimet e mia letrare dhe publicistike nga
laptopi. Edhe, iku me materialet e “rrezikshme”, matanë Kopështit, për
“kundërzbulim” armiqsor ndaj shtetit të “përbashkët”. Fat, që nuk lëshoi një
“kashikarë” serbi me “shlihovicë” (raki kumbulle) në Shtëpi.
CUCA BOHEME: Ose, ato Dy “kashikarat” e tua me raki rrushi në çantë.
Ose, të dëllinjave...
SHKRIMTARI: Jo, nuk i lëshoi në Dhomën time të punës me llambën e
tavolinës nateditë mbi kokë! Popull i dalldisur, dhe i arratisur pas partive
politike në pushtet me jetë Nate?! I braktisur Diskoklubeve të podrumeve me muzikë
YU -jugosllave. Jo, asaj komuniste revolucionare, por të Ditës Sotshme neokomuniste
trusakate partiake shoveniste. Aspak, me Jetë Dite. Edhe, atë: përderisa, Unë
si shkrimtar bëjë Jetë Nate me xhindet e Pashterkëkuqes, dhe Hojdodoles pasmesnate
që më hudhin duar më duar majë çative të shtëpive. Baxhave, për Dalje mbi
Shtëpi çative në Qiell të hapur. Shelgjeve, majë Lisit midis Livadhit me
çerdhen e lejlekëve të Babait. Dhe, më përshkojnë nëntë ditë e nëntë net te “Dy lisat” e “Gurit Zi”, majë “?uke” të m’i përzënë magjitë e Pashterkëkuqes dhe
Hojdodoles.
CUCA BOHEME: Popull i lumtur me deklarata para kamerave televizive,
gjatë kësaj sezone turistike: hanë mirë... Flejnë rehat... Gërhasin në gjumë
për Liri... Pushojnë bukur... Nuk shohin ëndërra. Notojnë në det si shqiptarët.
Edhe, pse: shpesh - herë edhe mbyten mes dallgëve në det.
SHKRIMTARI:
Edhe, ende pa dalë Drita, pak para Agimit nga malet e Garanës të “?elvjollcës”, më këthejnë mes Nanës dhe Babait në
shtratin e Shelgut me kashtë, rrëzë “?uke”. Dhe, jo me jetë Dite, por përsëri me jetë
Nate. Edhe atë, cilin: Rrugaçin e Natës të diskoklubeve komuniste dhe neokomuniste,
që i ka kaluar Netë - Ditët nën dëllinjat e “Parkut Grave”, në Shkup. Verë, e
Dimër. Nuk ka pasur përsëgjalli Pranverë, as Verë. Vetëm dy stinë të vitit:
Vjeshtë, dhe Dimër. E, gjatë studimeve përpara “Bozhurit” edhe në “Tauk Bahçe”
dhe “Gërmi” në Prishtinë, duke e përcjellur Natën. Dhe, pritur Agimin. Diellin,
me Dimër. Nuk e di pas vdekjes, a do të kem Dimër?! Apo, sipas hoxhallarëve do
të digjem në Zjarrin e “Xhehnemit”?!
CUCA BOHEME: E pabesuesshme, si mundet populli shqiptar të përfundojë
në këtë gjendje çmendurie dhe lumturie? Edhe, atë: Sot, kur si popull shqiptarë
Nateditë na digjet zjarr mbi krye, në “ shtetin e përbashkët”?!
SHKRIMTARI:
Popull, që Dje: i duartrokiste Robërisë. Sot, i duartroketë “Lirisë”?!...
CUCA BOHEME: Vite me radhë, jemi përpjekur të organizojmë një manifestim
kulturor tradicional: Ditët e Humorit dhe Satirës, në Kërçovë: “XHA DERALLA”.
Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin 2003 t’ia hedhim themelet. Vendimin e morëm
si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar që në vitin 1999, në Shkup. Pse, e zgjodhëm
si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm se, në Cërvicë të Kërçovës ka jetuar dhe
vepruar njëri ndër humoristët dhe satiristët më të mëdhenj shqiptar në “Serbinë
e Madhe”: Xha Deralla. Edhe, jeton edhe Sotekësaj Dite, në Maqedoninë e
Veriut, Republikën e Kosovës, edhe
Shqipëri. Nesër, edhe në Shqipërinë Etnike.
SHKRIMTARI: Nastradin Hoxha,
nuk dihet me siguri, a ka jetuar dhe n’çvend ka lindur si humorist dhe satirist
botëror?! Dyshohet, se: është personalitet i trilluar nga krijimet e popujve të
Ballkanit. Edhe, pse: humori dhe anekdotat e tia qarkullojnë gojë më gojë edhe
sotekësajdite. Xha Deralla, ka vendlindje dhe krijime humoristike e satirike në
gjirin e popullit shqiptar. Dy: në Kërçovë më shumë se në çdo qytet tjetër ka
ende shkrimtarë pasardhës të Xha Derallës. Satiristë, që janë marrë dhe merren
ende me humor dhe satirë. Publikimin e veprave satirike. Fatkeqësisht, që ende:
një Xha Derallë, nuk e ka pasur dhe e ka ende Shqipëria. As, Kosova ta
tejkalojë Nastradin Hoxhën. Po, e ka Sot: Maqedonia e Veriut.
CUCA BOHEME: Në vitin 1989 shpërtheu edhe Lufta e Kosovës. Probleme
kombëtare, politike dhe vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë
kohë me vështirësi Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë.
Përveçse me organizimin e jetës kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të
merret edhe me strehimin e shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga Trojet e tyre etnike
në lokalet e saj edhe pa kushte minimale humanitare jetese, as për vete.
Reagimeve me anë të kumtesave kundër dhunës ndaj shqiptarëve në mjetet e
informacionit, dhe deri tek organizatat e ndryshme botërore. Përkrahjen, që i
dha vite me radhë hapjes të Universitetit të Tetovës. Organizimin e
manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: “Ditët e Naimit për Kosovën” në
Kampin e të dëbuarve kosovarë në ?egran (1999), dhe “Takime nën Rrap” (1997), që i kishte mbi
shpinë. Vite më vonë, edhe Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në
Kërçovë. Edhe atë dihet, në mes të dy zjarreve: nga njëra anë e “maqedonasve”
për “identitet”, dhe nga ana tjetër e mashave politike shqiptare në pushtet, që
i ngatërroheshin me vite nëpër këmbë. Themelmimin e Shoqatave dhe Klubeve të
shkrimtarëve edhe nëpër katunde me pak shkrimtarë. Manifestimet e tyre
kulturore artistike partiake, përderisa janë gjallë në pushtet.
SHKRIMTARI: Jorastësisht,
popullit shqiptar vetëm në Shkup (kryeqytetin e Maqedonisë Veriut”, që përveç partive
politike Shqiptare për çdo javë, i lindin vetëm për një shënim kulturor brenda
një dite, plotë Shoqata të shkrimtareve, Klube të shkrimtarëve, manifestime
kulturore - artistike, revista letrare dhe dy manifestime kulturore paralele
brenda një dite: “Ditët e Naimit” 1997 - 2005. Universitetit “Nënë Tereza”, me
një ekspozitë figurative politiko - fetare... Instituti Kulturor i shqiptarëve
me qera pa shtëpi, duke shtegëtuar me paratë e popullit shqiptar, përveç
Shkupit, edhe në Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Dihet, edhe të Dy - tri shoqatave
të shkrimtarëve shqiptar, në Tetovë. Klube të shkrimarëve shqiptar edhe nëpër
katunde. Dhe, Shoqtata të Shkrimtarëve me ABC -ja nga Shkupi. Aqsa, mezi e
vidhte kulturën dhe Letërsinë Shqiptare sistemi Komunist. Sot, e vjedh haptas
me të dyja duart para syve të popullit shqiptar sistemi Neokomunist maqedono -
shqiptar. Nuk kemi problem me “maqedonasit”, serbët, grekët, bullgarët...
Armiqtë historik. Problem kemi me Vetëveten: “shqiptarët” nëpër instuticionet e
shtetit të “përbashkët” këmbetru në legen. Armikun më të mëdh historik të
popullit shqiptar.
CUCA BOHEME: Fatkeqësi e Politikës Shqiptare?! Politikë, që nga Perandoria
Osmane, serbe dhe jugosllave e udhëhequr nga Gjakova në Kosovë, dhe në
Maqedoni, nga Dibra. Fatkeqësi kombëtare, që pas “ndryshimeve” demokratike
politika shqiptare u la në duart e politikanëve të Podujevës dhe Tetovës nën
nivelin e atyre politikanëve jugosllav, rrëzë Sharrit Plak?! Politikanë, jo
profesionistë në Ditën e Sotshme, për Ditën e Nesërme. Shqiptarë, që në
sistemin komunist e pushtuan Jugosllavinë me ëmbëlsira: boza, limunada,
tatëlia, revani dhe tollumba turko - shqiptare. Burra e gra shqiptare. Mos e
përzini politikën me arsimin, kulturën dhe letërsinë! Shkaku, se: partitë
politike, çdo katër vite vijnë e shkojnë ngs pushteti. Edhe, ikin pa gjurmë, e
nishan. E, arsimi, kultura dhe letërsia janë të përjetshme. Edhe, pas vdekjes.
SHKRIMTARI: Megjithatë,
qëllimi Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar
me Shtëpi në Shkup, dihej: Rruga për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive, ku
Verë e Dimër pihet vera, lindë Poezia. Dhe, bëhet dashuri me Zanat e Malit te
“MRIZI I ZANAVE” të Fishtës. Patjetër, gjallë ose i vdekur, duhet hipur në
“Baba Tomor”. Malin e perëndive. Lufta jonë vazhdon me Penë.
CUCA BOHEME: Dhe, kështu nga viti në vit me sabotime politike - partiake, dhe
ndërkëmbëza të trusakatëve partiak zvarritej, dhe shtyhej ky manifestim i
veçantë kulturor - artistik të jetë tradicional mes popullit shqiptar. Nuk e
donin vetë partitë politike shqiptare në pushtet. Nuk e donin, as ato
“maqedonase”. Nuk e donte edhe Zoti me poezi erotike të hipin shqiptarët në
“Baba Tomor”. E, ku më partitë politike të “ vëllazërim - bashkimit”. Hajdutë,
brez pas brezi.
SHKRIMTARI: Në vitin 2001 plasi
lufta edhe në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë. Flakë. Frikë.
Varfëri. Viti 2002, me probleme edhe më të mëdha politike dhe ekonomike. Lidhja
e Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi të mëdha ekonimike
e politike. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e Shkrimtarëve
Shqiptar gjoja si “paralele” në IRJ të Maqedonisë, (maqedonasëve dhe
shqiptarëve), ku gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas
konkursit të hapur me programin e vet vjetor. Në mes të tjerave edhe me këtë
manifestim kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë.
Po, fatkeqësisht nuk ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të
Maqedonisë, ku vetë një manifestim të këtillë nuk e kishin “maqedonasit”. E
shi, sipas tyre e organizonin shqiptarët.
CUCA BOHEME: Vite me radhë u shpeshtuan sulmet politike partiake ndaj Lidhjes
së Shkrimtarëve Shqiptar. U angazhuan edhe mashat shqiptare të partive politike
partiake të strukura në Ministrinë e Kulturës pa vende pune e me rroga partiake
partiake dhe honorare marramendëse në shtëpi. Projektet e Lidhjes të Shkrimtarëve
Shqiptar, edhe pse ndihmoheshin me shuma materiale qesharake, përsëri
paguheshin të cunguara dhe me vonesa të mëdha disavjeçare. Ose, nuk paguheshin
fare.
SHKRIMTARI: Në fund, i
përveshëm vetë mëngët deri në bërryla, dhe në vitin 2003 për herë të parë i
shtimë themelet e Manifestimit të parë Kulturor: Ditët e Humorit dhe Satirës:
“XHA DERALLA”, në Kërçovë. Erdhën shkrimtarë satiristë nga të katër anët e Atdheut.
Edhe, Bota. Kërçova ato ditë kishte festë poetike. Pasardhësit, e Xha Derallës
në mes të fshatit e shtruan edhe Sofrën poetike - satirike: “XHA DERALLA”.
Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës
mbarëkombëtare. Artisti i popullit kërçovar, Him Koça për disa çaste në mesin e
kërçovarëve dhe fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të poetit
madh shqiptar, Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni!...”
CUCA BOHEME: Dhe, ja pas kaq vitesh lufte me Penë dhe poezi për kulturën
shqiptare, me forcat tona, ndihmën e miqëve poetë, në Kërçovë dhe mbështetjen
minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të Hotelit “Kërçova”,
dhe pronarit të Restorantit “Roma”, ky manifestim kulturor arriti të mbahet për
herë të dytë dhe të shtatë në Kërçovë. Dhashtë Zoti, e vazhdon jetën. Nesër të
jetë Tradicional Ndërkombëtar. Njëherit, të tubojë penat më të njohura të humorit
dhe satirës nga të gjitha Trojet etnike shqiptare dhe Diaspora të shpërndarë
nëpër botë si “Kashta e Kumbarës”, me të vetmin
qëllim: të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë,
edhe më shumë se vetë humoristi dhe satiristi Xha Deralla, brez pas brezi në
gjirin e popullit shqiptar. Edhe, Ringjalljen e tij në përmendore te “Çifligu i Xha Derallës”, te “Përroni i
Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet shekullore pranë Burimeve malore në
degët e dardhave gorrice, dhe për çdo pranverë ia thonë këngës mes atyre
maleve.
SHKRIMTARI: Dhashtë Zoti, vitin
tjetër që vjen (2024), në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës e
përurojmë edhe librin e tij me anekdota “XHA DERALLA”. Dhe, e zbulojmë
përmendoren e tij te “Ureja”, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë verës
dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katund, ku rrinte para porte
Plaku mjekërbardhë njëqindvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi kalimtarëve me
anekdota të xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës “Allahut”, rrëzë maleve të
“Çelvjollcës”, në Katundin Cërvicë të Kërçovës me Dy shtama verë të Zanave
Malit...
TRI CUCAT ME DAJRE: (Hyjnë në skenë, dhe këndojnë këngën të
përcjellur me dajre. Hojdodolja me pashterkë të kuqe, qëndisur me shqiponjën e
zezë dykrenare, heq valle):
Oj Hojdodolja jonë, me limona
A më mirë te Njerka, a te Nona?
Din-kaka-kanka. Din- kaka-kanka.
Te Nona. Te Baba varfëria
Hajde te Njerka - pasuria!
Hajde Hojdodole, o te Robëria!
Din-kaka-kanka. Din-kaka-kanka.
Oj Hojdodolja jonë me limona
Hajde qitna çaj rusi se u lodh Nona!
Din-kaka-kanka. Din-kaka-kanka.
Hajde qitna çaj rusi me lezet
Ma mirë se te Nona ski me gjetë.
Din-kaka-kanka. Din-kaka-kanka.
Hajde te Njerka e knaqemi krejtë
Njerkën e kemi vjerrë për hasretë.
Din-kaka-kanka. Din-kaka-kanka.
Oj Hojdodolja jonë me limona
Kush na e ka inatin, ju thaftë koma!
Kush na e ka inatin, ju thaftë koma!..
Din-kaka-kanka.Din-kaka-kanka...
(Dritat shuhen në skenë. Ndizen...)
Dhe në fund
EPILOGU
SHKRIMTARI:
Pasmesnate, me Hënë të plotë mbi malin, “?elvjollca” përmbi fshatin Garanë të Kërçovës
Historike, përmes telefonit më paraqitet Cuca Boheme:
CUCA
BOHEME: Hë, si e
ke Natën e Madhe në Qiellin e hapur me Hënë të plotë dhe me yje mbi kokë në
Shkup? Edhe, me stuhi. Jemi, ende në Vjeshtë. Shkrepje rrufeje. Shi rrebesh me
shtama. Breshër. Edhe, pse Ti ke fjetur me Vjeshtën, por ende nuk ke fjetur me
Dimrin. A, të mungon ndonjë Ibrik raki
rrushi me dy, çepa? Nuk ka problem, mundet edhe dëllinje te “Jasakët e Tikeve”
t’i sjellë Vjeshta në Bregliqe me dallgë. Apo, një veksh me dy vegë birrë
“Rrapi”. Ose, Dy shtama me verë, nën Rrap? Lekë…
SHKRIMTARI:
Jo. (I përgjigjet). I kam të gjitha,
në dhomën e punës me llambën e tavolinës arrës mbi kokë. Sonte, do t’i
rrokullis të gjitha bythekrye në shtrat mes librave para syve të maceve mia
besnike - dinake: Xhadisë, Tigrit dhe Tomi Juniorit... Edhe, pse: përpiqet të
m’i rrëmbejë Nëna Parti. Burri, mund të mbesë pa bukë. Raki rrushi, dëllinje. Dy
shtama verë, birrë “Rrapi”. Dhe, Gra besnike azgane. Por, jo: edhe pa armë në
brez. Penën, me Dy tyta…
(Errësira bie në skenë, në Shkupin Historik
pa drita e pa Badimër në Vitin e Ri 2024)...
Fund
Shkup, 2023