Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Moj e mira nëpër ferra'
E shtune, 09.03.2024, 08:52 PM
“MOJ
E MIRA NËPËR FERRA”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po.
Fatkeqësisht, edhe sotekësajdite: shqiptarët, bëjnë luftë ende fisnore dhe
partiake për “Liri”, mes partive politike ferrave, permes dardhave gorrice për
pushtet, dhe pasuri familjare. Nuk e them për Shqipëri. “Fitore madhore”
politike partiake për pushtet. Parti politike, me afate dhe mallëra të skaduara
përdorimi politike, vetëm për një përdorim, në Qeverinë e
“vëllazërim-bashkimit”, Ditën e Nesërme.
Sot,
me votat e popullit janë në pushtet. Nesër, nuk do të jenë as në Qeveri.
Shkaku, se: do të dalin me votat e lira të popullit, duke i përzënë në Opozitë.
Jo, për Shtet Shqiptar. Rrugë e rrezikshme për në “Baba Tomor”. Malin e
Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me Dy shtama, dhe bëhet Dashuri me Zanat e
maleve, në “Baba Tomor”.
Përderisa,
Bota bënë dashuri nëpër sallone aristokroate me shtama verë dhe gra kurtizane,
shqiptarët e kalojnë natën me burra dhe çaj rusi në ?ajtore e xhami. Edhe, gra të mbuluara këmbekokë me ferexhe
të zeza të qyteteve shqiptare. Dhe, Ditën e Nesërme: përgjumësh, e presin
hoxhën e “Allahut” në minare me “Allahu Akber”. Kuvend, në shtetin e
“përbashkët” me Tre shtete shqiptarë. Edhe, me Tre kryeminsitra shqiptarë, pa
Shtet Shqiptar. Ende, bëjnë dashuri nëpër “feshurazi” nëpër ferra. Përderisa,
Emira ende fshihet nëpër ferra.
Edhe,
atë: Ditën e Nesërme?! Përfundojnë, si “dëshmorë” në politikë, si ajo kënga
popullore shqiptare: “Moj e mira nëpër ferra, të luta - luta sa qe vera”!...