Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Politikanë me brekët ende nëpër këmbë
E merkure, 21.02.2024, 08:57 PM
POLITIKANË ME BREKËT
ENDE
NËPËR KËMBË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Epabesueshme?!
Historikisht, kurrë shqiptarët nuk kanë pasur kaq shumë politikanë të dobët si
Dje, edhe në Ditën e Sotshme. Dihet, ende me brekët dhe trutë nëpër këmbë nën
nivelin e Rilindasëve shqiptar. Edhe, sistemit komunist. As në kohën e Turqisë,
as të Serbisë, e as të Bullgarisë.
Fatekqsisht,
përderisa Serbia nateditë i uzurponte tokat e Kosovës, shqiptarët me çifteli
dhe këngë e vrisnim “shkaun” gazetave të varura dhe të “pavrura”,
radio-televizive”, ekraneve para kamerave televizive. Portaleve elektronike.
Facepook, dhe Instagram. Dhe, jo me politikë. Problem politik, i cili Sot na
hakmerret në Mitrovicën e Veriut. Rrezik, që mund të vijë Nesër me marrëveshje
“paqësore”, ose luftë edhe te ndarja e Kosovës. Problem politik, që përderisa serbët
me vite mirreshin me popullimin e atyre viseve strategjike të Kosovës me
popullatë serebe: Trepçën dhe Ujmirin, shpirtin e Kosovës. Shqiptarët merreshin
me ke këngë, valle, dhe çifteli.
Përmëkeq,
pjellat e Djeshme të partive politike
shqiptare, Dje, dhe Sot: Kopilat, që i pollën vetë partitë politike shqiptare
Ditën e Sotshme. Dhe, na i lanë Natën pas porte, gjatë këtyre viteve
“demokratike”. Po, na i lanë Natën e Madhe, edhe Sot: pas dere, te Pragu i
Shtëpisë. Edhe, themeluan parti politike me qerre e kashtë, duaj përbmi duaj.
Dhe, jo me kallinjë gruri rrëz “?uke”. Ose, misëri me nga
dy kallinjë në kashtë, fushave shqiptare në emër të popullit shqitar për Ditën
e Nesërme?! Sot, kur zjarr na digjet mbi krye si popull shqiptar.
Ne,
Sot si popull shqiptarë: ende kemi mjaftë probleme politike mes shqiptarëve me
vetëveten, njëri me tjetrin si vëllezër
rrugës për në “Baba Tomor”?! Dhe, jo me armikun historik shekullor. Ende,
mirremi me vetëveten si shqiptar: Luftë për poste politike, pasuri personale
dhe familjare.
Qorri,
nuk mund t’i prijë udhëtarit për në “Baba Tomor”. Para fillimit të Kongresit,
Taravari, pasi e shpalli veten për president të Maqedonisë Veriut tha, se: në
garën për president të shtetit, kundërkandidat dëshiron ta ketë kryetarin e BDI
-së, Ali Ahmetin. “Z. Ahmeti do kisha dashur ta kem realisht kundërkandidat. Do
të ishte interesant”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH -së. Donkishot
Historik shqiptar, dhiareve për në “Baba
Tomor”. Mesiguri, pas vetes mbi gomar e ka edhe një Sanço Panço
shqiptar. Shkaku se, Sot: më shumë kemi parti politike, sesa shqiptarë?! Dhe,
gjithë luftërat e tyre politike bëhen për pushtet, pasuri personale, familjare,
dhe poste partiake. Burgu, nuk është Universiteti i shqiptarëve. Pak veta nga
burgu kanë dalur gjallë, dhe me trutë në kokë. Shumica i kanë lënë eshtrat
qelive të burgjeve. Ndonjëri, edhe ka dalë spiunë në “Liri”. Ose, i “çmendur”
rrugëve. Sot, Partitë politike bëjnë thirrje që këtij koalicioni t’i
bashkangjiten edhe aktivistë të shoqërive civile, që dëshirojnë “ndryshimin” në
kampim politik shqiptar në RMV. Qesharake?!
Kurti,
Sot e ka samarin me arna jugosllave në shpinë: le të mos merret me targat e
makinave, dhe dinarin e Serbisë! Aqmëpak, me zgjidhjen e problemeve të partive
politike në Maqedoninë e Veriut!
Por,
me kufinjtë politik të ish sistemit jugosllav, Kosovës për Ditën e Nesërme!...