Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Spiunë që sot s'i vret askush në foltore
E merkure, 06.03.2024, 08:56 PM
SPIUNË
QË SOT S’I VRET
ASKUSH
NË FOLTORE
NGA KALOSH
ÇELIKU
Rrahman
Morina ka qenë spiun shqiptar publik përrmejdani, me pagë jugosllave komuniste.
Edhe, me rrogë të Kosovës, dhe Serbisë. Pagesa marramendëse të shpenzimeve
materiale dhe udhëtimeve politike si spiun “besnik” hoteleve, edhe nëpër botë.
E ka ditur e gjithë Kosova si spiun. Jugosllavia. Edhe, atë: në kohën e
pushtimit të Kosovës nga Millosheviçi. Por, askush deri më Sot, nuk e zbuloi
se, i kujt shteti ishte spiun: Jugosllavisë, Serbisë, Shqipërisë?! Apo,
Kosovës?!
Dhe,
cili është Sot, spiuni shqiptar?! Edhe, pse si Dje dhe Sot: shqiptarët, kanë
pasur spiunë me thasë, edhe për eksportime matanë kufinjëve politik nëpër botë.
Dihet, edhe pa pare nëpër partitë politike “patriotike” shqiptare. Edhe, pse:
Ende, nuk e kemi një Shtet Shqiptar Etnik.
Mu
si Dje, në sistemin komunist jugosllav. Shtetin Shqiptar, e kanë shitur
shqiptarët, vëllai për pak para e ka shitur vëllain. Dhe, veten: edhe për një
revole, pak para. Post, të partive politike shqiptare në qeveri: ministër,
zv/ministër, drejtor partiak... Ose, tenderë familjarë, në emër të popullit
shqipitarë rrugëve të partive politike shqiptare për Ditën e Nesërme.
Nuk
e kam njohur Gruan e Rrahman Morinës në “Bozhur”, përveçse si valltare: një
bjonde simpatike, që asaj kohe në reastorantin e Hotelit “Bozhur” në Kosovë,
gjatë viteve të studimeve para viteve tetëdhjeta në Universitetin e Prishtinës,
sistemin komunist jugosllav e hiqte vallen me këngën popullore shqiptare
“Elbasan i bukur Elbasan” nga një këngëtare shqiptare Ajsha. E, ne si studentë
të asaj kohe: Unë, Gani Azemi dhe Azis
Purellku pinim shampanjë me akull në një kusi mbi tavolinë. Dhe, në fund si
studentë i vidhnim bokallat e verës për në banesë.
Edhe,
pse: kamarierët na i shihnin vegët e atyre Dy shtamave me verë jashtë xhepave
përmejdani të gunave zeza e të teksasit deri në fund të këmbëve, nuk na bënin
zë. I mbyllnin sytë. Ose, të na lajmërojnë si hajdutë te shefat e tyre të
Hotelit. Herë pas here, edhe kur zbrisnim në podrum Jetës Nate me rokenroll
deri në Agim me grupet e këngëtarëve botërorë. Aqmëpk, që Rrahman Moriniën,
kurrë asaj kohe të studimeve, nuk e takova përsëgjalli në Kosovë. Mos, dhashtë
Zoti në ndonjë “bisedë” informative.
Prandaj,
edhe pas vrasjes tij të dyshimtë në foltore para kamerave televizive në
Beograd, lindë një pikëpyetje e madhe. Edhe, pikëçuditëse, Sotekësajdite?! E
vranë për t’i fshirë gjurmët shoveniste të politikës serbomadhe antishqiptare.
Ose, për ta shpallur “hero” Rrahman Morinën?! Kosova, ende nuk e ka shpallur
hero Rahman Morinën. Dëshmitë historike të spiunazhit jugosllav, që i vetmi
shqiptar i mori me vete mbi shpinë në varr. Apo?! Ende janë gjallë.
Shkaku,
se: edhe pse, Kosova asaj kohe ishte Krahinë Autonome, ishte Republikë
Shqiptaree Kosovës. Vetëm ai, si spiun shqiptar e dinte me shekuj rrugëtimin e
“Serbisë Madhe”. Dhe, politika serbe u trembë nga zbulimi informatave tij të
spiunazhit, në Jugosllavi. “Armiqtë e shtetit të përbashkët” për të varrosur
politikën antishqiptare të sistemit komunist jugosllav. Politikë serbomadhe
shoveniste, e cila nisi me demonstratat e studentëve në Prishtinë (1981), dhe
përfundoi me Kryengritjen shqiptare të U?K –ës në vitet 1998 –
1999, në Kosovë. Dhe, pak më vonë, edhe në IRJ të Maqedonisë në vitin 2001.
Sot, Maqedonia e Veriut. Shpalljen e pavarsisë të Republikës Kosovës më 17
shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së Kosovës
në Prishtinë.
Spiuni
Rrahman Morina, po të ishte Sot gjallë, vërtetë do të na rrëfente me dëshmi
shumë ngjarje historike – politike shqiptare për sistemin komunist ish
jugosllav. Edhe, Kosovën si Republikë e pavarur, Ditën e Nesërme. E vrau
Serbia, apo shqiptarët?!
Pikëpyetja?!
Po, mjerisht. Edhe, Sotekësajdite: shqiptarët, ende i kanë gjallë Rrahman
Morinat. Edhe, spiunët jugosllavë nëpër partitë politike shqiptare. Mvaret, në
cilin krahë politik: të shqiptarëve, apo armikut historik shekullor. Pamarrë parasysh,
të kujt janë spiunë: SHIK -ut, KKB -ës, apo CIA -s. Pakrëndësi, ka kjo luftë
shekullore historike e shqiptarëve për Shtet Shqiptar. E rëndësishmja
janë: Betejat historike me shekuj për
Liri. Shtet, Etnik Shqiptar.
Fatkeqësisht,
spiunët e sotshëm janë nën nivelin profesional të Rrahman Morinës të strukur si
spiunë ende nëpër parti politike shqiptare. Që, ende e marrin nëpër këmbë
popullin shqiptar edhe Sotekësajdite me “fitore madhore politike historike”.
Spiunë
të rrezikshëm! Që, Sotpërsot: nuk i vret askush në foltore...