Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Gjaku që qarkullon ende nëpër damarë
E marte, 19.03.2024, 08:56 PM
GJAKU
QË QARKULLON
ENDE
NËPËR DAMARË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Im,
Atë: Emin Çeliku, që si i djal përmall në Familjen “?elike”, dhe partive politike me “Din e Iman”, piu e qumësht
Nane nga familja e Xha Derallës, në Katundin Cërvicë të Kërçovës, rrëzë “?uke”.
Asaj
kohe, nuk e kanë njohur Katundin Cërvicë, as Kërçovën si qytet, po vetëm
Zajazin. Shpeshëherë, kur udhëtja me tren nëpër Jugosllavi, udhëtarët e rastit
më pyesnin: nga jam? U përgjigjesha nga Kërçova. E, ku gjendet kjo Kërçova?!
Mos është, afër Zajazit? Po, u përgjigjesha, afër Zajazit. Katundit më të madh
në Kërçovë, që gjithë jetën e kaloi në Luftë me pushkë dhe Penë për Liri. Herë
me Krajl, e herë me Mbret.
Qumështi
Nanës, që më ka pri dhe më pri ende me Penë me Tri Meleqe gra (Engjuj) përkrahu
në Jetë: Njëra para, e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu në Luftë për Liri. Nuk e
di, edhe kush më shpëtoi në Jetë nga burgu komunist. Edhe, ky Neokomunist?!
Helmimet, vdekja klinike në Voskopijë. Fatkeqësitë e komunikacionit në
“Qafëthanë”. Dhe, rrugës malore për në Kërçovë te “Strazha” (Roja), zbulimin e
përmendores historike të kaçakut maleve Emin Xhambazi – ?eliku. Krahut djathtë të Dervish Carës për çlirimin e
Shkupit Historik. Dhe, qyteteve tjerë shqiptarë në Maqedoninë okupuse nga
Perandoria osmane (1883 – 1834).
Nuk
e arrita ta njoh përsëgjalli Xha Derallën. Plakun e humorit, dhe Satirës, që
gjatë Perandorisë osmane, e kishte tejkaluar edhe Nastradin Hoxhën. Shkaku, se:
Nastradin Hoxha ishte krijuar nga populli. E, Xha Deralla: nga Natyra si
humorist, dhe satirist nga malet shqiptare. Edhe, pse: ai jetoi 102 vjet në
Katund, rrëzë “?uke”.
Po,
i arrita anekdotat e tia dhe rrëfimet satirike sipas kujtesës të t’im Vëllai
Ramë ?eliku. I cili edhe i kishte dërguar bukë përmes
hekurave të dritares. Që, herë pas here m’i rrëfente si fëmij. Dhe, “Jasakët e
Tikeve” me dardha gorrice. Dardha, të cilat Plaku i shartonte me sharrë në krah
për Ditën e Nesërme. Edhe, “?ifligun” e Xha Derallës
me ferra. Krah për krahu me Burimet malore të “Përronit Thanës” mbi Katund.
Vetëmse,
Sot: si shkrimtar, e përkujtoj me popullin shqiptar. E shoh, se: ai gjak më
qarkullon ende edhe sotekësaj dite nëpër damarë...