Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Poeti' që nuk ka me vete as poezi
E merkure, 13.03.2024, 08:55 PM
“POETI” QË NUK KA
ME
VETE AS POEZI
NGA
KALOSH ÇELIKU
Kohën
fundit si Poet dhe Shkrimtar shqiptar, nuk u përgjigjem disa ftesave të
manifestimeve kulturore poetike. Shkaku: parimeve mija kulturore – artiostike.
Qofshin ato: në Shqipëri, Kosovë, mal të Zi. Ose, në Republikën e Maqedonisë
Veriut. Përveçse, rrallëherë ftesave të miqëve mi poetë, vërtetë që i ka lindur
Nana Shqiptare, dhe Natyra si poetë dhe shkrimtarë. Aqmëpak, nuk i kanë lindur
partitë politike. Fabrika Neokomuniste për prodhimin e shkrimtarëve serik me
kamionë të ngarkuar thasë përmbi thasë. Ose, në Qerren me katër rrota me dy qe
përpara në zgjedhë, pa një Kalë me shalë të Babait t’i lërojmë arat pjellore,
rrëzë “?uke”. Qerre, që duhet ta sjellë Nusen
përmes maleve mes Lame në Katund. Dajre, dhe valle. Rrugës krushqëve shqiptarë,
u thyhet rrota e qerres, koçisë me Nuse. Dhe, komitat në qerre duke ia
ndërruarr rrotën e qerres, pasi ia rrëmbejnë Nusen Liri, tinëz i fusin një Nuse
tjetër në koçi Robëri. Ende, edhe
SotekësajDite, që më ka mbetur në gjumë Lufta
e tyre kaçake mes maleve për Liiri, Nuk, më lë rehat mes poezive
erotike. Dhe, Grave besnike.
Ditën
e martesës, Natës Madhe: kur, dhëndërri hynë në odën e burrave të Shtëpisë
Babait, ia heq duvakun Nuses, thotë: kjo nuk është Nusja ime e maleve. Edhe,
pse: kemi qenë themelusë të këtyre Klubeve, dhe Shoqatave të shkrimtarëve
ashtuquajtra Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klube, që Ditën e Nesërme të
Shkrimtarëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot: disa janë shuar mesdite,
përshkak të veprimeve tyre kulturore – arsimore – “armiqësore” ndaj shtetit të
“përbashkët”. Ose, kanë përfunduar në varret e partive politike. Këmbekrye,
partiazanë të partiave politike duke u turrur pas taxhisë në emër të popullit
shqiptar me hajdutëri, dhe këmbeduar pas famës “artistike” të partive politike
- kulturore “ të soit artistë: pasuri personale, familjare dhe partiake. Nesër,
që t’i shpallin heronj. Ose, dëshmorë dhe t’u ngrejnë politikanët e sotshëm
përmendore me parulla dhe brohoritje partiake Neokomuiste para zgjedhjeve
lokale dhe parlamentare për “president shqiptar”.
Sot,
kemi me bollëk “politikanë shqiptar”. Edhe, parti politike. Presidentë
shqiptar. Nuk na i zë brenda as koçia me krushka dhe Nuse. Mos, e them edhe
poetë, dhe shkrimtarë shqiptar të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav dhe
“maqedonas”, bullgarë. Kur të duam, mund. t’i shesim me para, edhe pa para si
shqiptarë në “Bit-Pazar” të Shkupit. E them, kemi edhe “intalektualë” me tituj
shkencorë të blerë në “Qafë – Thanë”, kufirin politik në “Jazhnicë” të Kosovës
me trutë dhe këmbët ende në legen. Edhe, si Kritikë letrarë me para. Ose, falas
në tregun politik Neojugsllav.
Pakrëndësi
ka kjo, një Thirrje në këtë fushatë politike parazgjrdhore në Maqedoninë e
Veriut për “Ndryshime”. Kur, lëmsh janë bërë partitë politike shqiptare për
pushtet. Edhe, atë: për “president shqiptar”. Nuk e di, me këto politikanë të
arratisur sotshëm, a do ta kemi Ditën e Nesërme mbi “Urën e Gurit” mbi Vardar
me të katra këmbët me disa anije mes lumit me dallgë maleve?! Dhe, me disa
përmendore “maqedonase” bullgare dhe shqiptare me kuaj me shalë e pa shalë mbi
ura të Vardarit me anije lundruse mes dallgëve?! Edhe, dy - tri tjera Shoqata
të shkrimtarëve, si “humanitare”, klube të shkrimtarëve me thasë. Nuk e di, a
janë ende si shqiptarë në anijet lundruese pa vela në mes të Lumit Vardar të
Shkupit Historik?!
Fatkeqësisht,
ende me pak poetë dhe shkrimtarë shqiptar, nën nivelin komunist jugosllav. këmbekrye, të politizuar
në Trojet Shqiptare deri në palcë në kontenierët e bërllokut të partive polike
shqiptarë nëpër “Bit –Pazar” të Shkupit Historik. Shkrimtarë, që hë për hë:
janë gjallë me pak shpirt në politikën e partive ilitike, ende me brekët nëpër
këmbë. Përkohësisht, në Letërsinë Shqiptare. Pas katër viteve në pushtet të
partive polike shqiptare Neokomuniste, për Ditën e Nesërme, që ikin me të katra
nga Partia politike me bishtin mbi shpinë. Dhe, bythekrye nga sytë këmbët në
varrezat e partive politike. Ditën e Nesërme në harresë. Varre. Askush, nuk do
t’ua përmendë as emrin si shkrimtarë shqiptar.
Dëshmi
historike, që e kam përcjell me vite në këto manifestime kulturore
Neokomuniste, edhe më herët me vite si pjesmarrës për Ditën e Nesërme. Përgëzme
organizatorëve! E, di barrën e tyre mbi shpinë. Përçudi, e pash Sot me Dy sytë
në ballë gjatë një Manifestimi Tradicional Kombëtar Historik, që mezi ende e
mbanë veten gjallë, dhe e mbajmë si shqiptarë mbi shpinë, kur “poeti” debil, që
e kemi përkrahur edhe me mjete materiale, delë ta lexojë pizinë e tij
“patriotike” partiake, dhe thotë para poetëve të pranishëm nga Shqipëria,
Kosova, dhe Maqednia e Veriut: Unë, nuk
kam poezi me vete?!
Imzot,
përmëkeq! Sot, po si shkohet ushtar në luftë pa armë në brez për Liri?!...