Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Xhaxhi kuqezi
E shtune, 30.03.2024, 08:54 PM
XHAXHI KUQEZI
(Groteskë tragjike)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Vetat:
SHKRIMTARI
XHAXHI KUQEZI
OPOZITARJA GRUA
PAMJA E PARË
Skena: Dhomë pune. Tavolina me libra, një laptop dhe llambë mbi
kokë. Shkrimtari i arratisur në kërkim pas personazheve të librave për Ditën e
Nesërme. Përballë e ka një fotografi në të cilën shihet një grua me kitarë. Mbi
tavolinë: një gotë rakie e zbrazët dhe Dy shtama me verë. Anësh një shtrat
druri me një pikturë me Gjel kryengritës mbi kokë të dhuruar nga piktori
pogradecas Koci. Dhe, disa karikatura të publikuara në revistën për humor dhe
satirë “Zekthi”, që delë kur t’i teket, në Shkupin Historik...
SHKRIMTARI:
(E hap një libër mbi tavolinë):
Xhaxhi Kuqezi lindi në vitin 1939 në Kërçovë. Ishte një protagonist guximtar i
politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve ’90 -ta si deputet i PPD
-ës, apo më vonë si deputet i PDSH -ës në Parlamentin e Maqedonisë.
Më
8 korrik të vitit 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin
kombëtar shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare, dhe e shpalosi në sallën e
Parlamentit. Edhe, u tha të pranishmëve: mos u trembëni se, nuk ju hanë! Një
pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe
sot janë protagonistë aktualë në politikë, kërkuan arrestimin e tij pas
ngjarjes “skadaloze”.
Xhaxhi
Kuqezi ka hyrë në Historinë Shqiptare si nxënësi i parë që kreu shkollën
tetëvjeçare, normalisti i parë i Normales ,”Liria,” të Shkupit, dhe mësuesi i
parë i kësaj ane me shkollim të rregullt arsimor, në sistemin komunist
jugosllav.
Është
njeriu i parë i Kërçovës, po edhe i Iliridës, që shumë herët dhe që në fillim
të karierës së tij si mësues, haptas iu kundërvu pushtetit jugosllav
antishqiptar, për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e dënuar disa
herë me rradhë.
Deputeti
i parë shqiptar, i cili asaj kohe me përkrahjen e një Gazetari, Gjuhëtari dhe
Shkrimtari nga vendlindja e tij Kërçova më 8 korrik në vitin 1997 hyri si
kandidat për deputet në historinë e Parlamentit të Maqedonisë me aktin e
shpalosjes të flamurit shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare para deputetëve
dhe mbajtjes së fjalimit në gjuhën shqipe, duke u thënë, “vëllezërve”, se: mos
u trembëni, nuk ju hanë!...
XHAXHI
KUQEZI: (Në foltore duke shpalosur
flamurin kombëtar kuqezi me shqiponjën dykrenare): Mos u trembëni, nuk ju hanë! Dita do të vijë,
që ky flamur do të jetë zyrtarë, do të vij dita që në këtë parlament do të
flitet Shqip. Unë nuk kam frikë dhe nuk friksohem nga askush e as nga ju. Nëse
nuk e kini ditur, unë jam stërnipi i Kastriotit dhe nipi i Mefailave të
Zajazit. Unë jam Xaxhi Kuqezi Kërçova.
SHKRIMTARI:
Në atë kohë Neokomuniste, të nxjerrësh flamurin kombëtar shqiptarë dhe të
flasësh shqip në mes të parlamentit të Maqedonisë para deputetëve, është dashur
të të thirrin Xhaxhi Kuqezi. I vetmi trim sypatrembur, që u kthehet kolegëve
“maqedonas”, duke ua valvitur flamurin kuqezi para syve, që askush se ka bërë
deri më sot si deputet shqiptar!
Kuvend,
kur shoku Tito II u tha deputetëve: Mbyllet seansa dhe ikni jashtë parlamentit!
Thirrni sigurimin ta largojnë nga foltorja!
XHAXHI
KUQEZI: (Vazhdon me fjalimin): Po të
duani ikni edhe jashta Maqedonisë, shkoni në Bullgari! Ose, Serbi. Atje, ende
nuk ka flamur shqiptar kuqezi.
SHKRIMTARI:
Kryetar i parlamentit ishte Komunisti Arratisur. Sot, Neokomunisti i cili
reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve policore për heqjen e
deputetit Xhaxhi Kuqezi me dhunë nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë.
Përmëtepër,
pas vitit 1981, Xaxhi Kuqezi bën një aktivitet të ngjeshur ilegal për
sensibilizimin dhe mobilizimin e popullit shqiptar në kuadër të organizatës
“Besëlidhja për çlirim kombëtar”. Viteve ’90 -ta, ai kthehet në vendlindje, dhe
jep kontributin e tij në proceset politike që do të pasonin edhe si politikan.
Opinioni i gjerë tashmë e ka të njohur veprimtarinë e tij parlamentare dhe
veprimet konkrete për të drejtat e shqiptarëve, siç ishte shpalosja e flamurit
tonë kombëtar shqiptar kuqezi në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë më 8
korrik 1997 -të.
Vitet
e fundit, pas luftës të Kosovës shqiptaro - serbe (1998 - 1999) dhe shqiptaro –
“maqedonase” (2001), u mor kryesisht me shkrime dhe angazhohej për
grumbullimin, dhe botimin e atyre shkrimeve, që iu kishin ndaluar për 30 vite
me radhë. E sot, kur Kosova frymon lirshëm pas njëzetë viteve pavarësie nga
robëria shekullore serbosllave, po shkojmë drejt plotësimit të idealeve,
synimeve dhe qëllimeve të përhershme të patriotit Xhaxhi Kuqezi. Gjithë këto na
detyrojnë të çmojmë, ta nderojmë e ta përkujtojmë me pietet të lartë këtë
veprimtar të palodhshëm, punëtor e luftëtar të denjë të ?ështjes e të çlirimit kombëtar.
Veprimtari
i 8 korrikut 1997 -të me aktin e shpalosjes dhe mbrojtjes të flamurit shqiptar
në foltoren e Parlamentit Neokomunist të Maqedonisë, që nxiti reagimin e
deputetëve dhe krerëve “maqedonas” të Parlamentit, meriton që data 8 korriku e
vitit 1997 -të, të shpallet Ditë historike për shqiptarët. Dhe, përmes një kërkese
të kërkohet seancë urgjente nga Parlamenti i Maqedonisë, që për deputetin
Xhaxhin Kuqezi, të ngriten përmendore historike, emërohen shkolla shqipe,
rrugë: Kërçovë, Shkup e Prishtinë, dhe organizohen aktivitete politike -
kulturore - përkujtimore me rastin e kësaj date në të gjitha Trojet Etnike
Shqiptare dhe diasporë.
Xhaxhi
Kuqezi, papritmas ndërroi jetë më 27 janar 2018 -të si veprimtar i devotshëm
dhe patriot i madh i ?ështjes ende të
pazgjidhur shqiptare. Sinonim i guximit, dijes dhe atdhedashurisë, i burgosur
dhe i përndjekur nga pushteti Komunist dhe Neokomunist, që nga mosha studentore
e deri në vitet e pluralizmit. “Ndryshimeve demokratike”. Aktiviteti i tij
politik ka filluar që në moshë të re, por ai intensifikohet në vitin 1968 me kandidimin
për deputet të zonës Kërçovës. Ndërsa, një vit më vonë burgoset pas një procesi
gjyqësor maratonik në të cilin ai deklasoi politikën antishqiptare, duke mbetur
i palëkundur në qëllimet e veta historike, i guximshëm dhe energjik në veprime
edhe përkundër presioneve të mëdha, që pushteti monist i bënte në vazhdimësi si
“armik” i shtetit jugosllav.
(Dritat shuhen në skenë. Ndizen...)
OPOZITARJA
GRUA: (Hynë në skenë). Tri vite që na
dha lamtumirën e fundit Xhaxhi Kuqezi! Në vitin 1977 ia dhamë dorën njëri -
tjetrit, s’bashku udhëtuam në të njëjtën rrugë gati pesë dekada, në të mirë dhe
në sfida që na solli jeta.
Kaluan
tri vite që ma lëshove dorën, ike në botën e amshueshme, sepse ashtu deshi Zoti
e jo Ti. Më mungojnë shumë këshillat tua, debatet që i bënim për situatën
politike. Më mungon epiteti kur më quajshe, ”Opozita ime”. Më mungon inspirimi
ytë për integrimin e femrës në zhvillimet politike.
Tek
ti posedojnë vlerat shumëvjeçare për kontributin tënd që ke punuar me një
angazhim maksimal, për shkollimin dhe emancipimin e femrave shqiptare. Porosia
jote ishte, Emancipimi i femrës është për të mirën e saj dhe të shoqërisë, kjo
i jep një imazh shtetit se në cilën shkallë të kulturës je si shtet apo komb.
Jetën
dhe punën e kishe të programuar. Çdo herë u afroheshe njerëzve dhe kërkoje
individë me dije të pjekur. Kurrë, nuk e përfillje injorancën. Virtyti,
dinjiteti kombëtar, dhe atdhedashuria patriotike ishte ideali më i lartë te
Xhaxhi Kuqezi.
Sa
më shumë po kalon koha, aq më tepër e ndjejmë mungesën tënde, si baba, si gjysh
si vjehërr dhe si bashkëshorti dhe shok i jetës!
Në
jetën tonë bashkëshortore kishim mirëkuptim, sinqeritet dhe dashuri
reciproke... (Dritat shuhen në skenë.
Ndizen, duke u përqëndruar mes skenës mbi një varr).
XHAXHI
KUQEZI: (E hap kapakun e varrit, dhe delë
nga varri me një poezi nga Libri i Shekullit):
“ NËNA E
MADHE, NËNA JONË- NËNA
E BOTËS”
(Nënës Tereze me rastin e
vdekjes, (ri)botimi: 105 vjetori i Lindjes)
Shndriti
me ditën e neonit, në Shkupin tonë t’lashtë,
Filiza e kryeqendrës iliro-dardane, e hollë si kashtë,
Cuca e brigjeve t’Vardarit, pak pas hyrjes s’Iliridës,
Bija e Nikollës, syshqiponjë, si rrezet e arta t’dritës.
Çikë
Therande antike-dardane Prezerendit t’Lindjes,
Kosove martire, t’pamposhtur, t’dhembjes e bindjes,
Vashëza e këndit të tretë, të Tiranës n’prehje farefisi,
Rrumbull trekëndëshi trojesh etnike-arbërore mjedisi.
(Dhe, në fund
pasi e lexon poezinë, përsëri kthehet dhe hynë në varr. Librin e
Shekullit e lë mbi tavolinën e Shkrimtarit. Dritat shuhen në skenë. Ndizen.
Shuhen. Ndizen...)
SHKRIMTARI:
(Nga tavolina e punës): Zgjohuni të
vdekur se, na mbytën të gjallët!...
Herët,
viteve të 1968 -ta Xhaxhi Kuqezi ra në sytë e UDB -ës jugosllave, në fillim të
karrierës së tij si mësues, dhe kandidat për deputet i Kërçovës. E mbaj mend
atë vit historik, kur i gjithë populli shqiptar i Kërçovës, i madh e i vogël u
çuan më këmbë për t’ia dhënë nënshkrimet (firmat), dhe votat në prag të një
fushate parazgjedhore. Haptas iu kundërvua pushtetit jugosllav antishqiptar,
për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e dënuar disa herë me rradhë.
Në atë seancë gjyqsore maratonike kam marrë pjesë edhe Unë si nxënës i Shkollës
Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup.
Asaj
kohe isha nxënës i vitit dytë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup.
Sisot, më kujtohet kur me disa shokë të vendlindjes morëm pjesë si adhuruesë të
idealeve në gjykimin e tij si “armik” i shtetit jugosllav, dhe e dënuan me disa
vite burg. Edhepse, e vuajti burgimin e asaj kohe të egër komuniste për
shqiptarët, nuk u dorëzua gjithë jetën, por vazhdoi punën me aktivitete të
“rrezikshme” artistike, dhe politike ilegale, e “legale” kulturore - politike.
Themelimin e SHKA “Xha Rexha”, dhe SHKA “Xixa”, në Kërçovë.
(Dritat shuhen në skenë).
XHAXHI
KUQEZI: (Mezi shihet nga errësira e Natës
përmes dritës të Hënës plotë mbi Mal të “?elvjollcës”,
nga një dritare, duke dalë nga varri:) Ndizni dritat! Dritat! Dritat, ndizni! (Dritat ndizen në skenë, ku shihet ulur mbi
varrin e tij Xhaxhi Kuqezi me Librin e Shekullit. Dhe, e hapë librin në një faqe, vazhdon me leximin e poezisë Shekullit:
N’pranëverën
e shtatëmbëdhjetë, në Londër fluturoi,
Zonjush’ e rëndë, e përjetshme Evrope plakë ateroi,
N’Kalkutën e Hindisë së largët, me zell-murgeshë,
N’meridiane t’botës e n’skuta pa fund, me peshë.
(Dritat shuhen në skenë).
PAMJA E DYTË
Skena: (Ndizen dritat. E njëjta pamje
si e para me pak ndryshime politike – “artistike”. Vetëm se, kësaj radhe:
pikturës, me Gjel kryengritës mbi kokë, dhe karikaturave të revistës për humor
dhe satirë të “Zekthit”, që delë kur t’i teket në Shkup, u shtohet edhe një
fotografi në të cilën shihet një Grua me ferexhe të zezë, e mbuluar këmbekokë).
SHKRIMTARI:
(Ende shihet në tavolinën e punës para
laptopit me llambën e ndezur mbi kokë. E
hap Librin për Ditën e Nesërme:) Asaj kohe kam pasur një rreth të ngushtë
miqësh: Poetin Kryengritës me të cilin njihesha që nga vendlindja për shkak të
vjershave që botonim te “Shkollari” në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, dhe
revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”, në Shkup. Një vit e kaluam së bashku
edhe në gjimnazin e Kërçovës. Vit, edhe kur me angazhimin e arsimtarëve
shqiptar, mezi u hapën dy paralelet e para në gjuhën shqipe me rreth 70 nxënës
(1965/1966). Paralele në gjuhën shqipe vetëm me një lëndë në gjuhën shqipe, dhe
nxënës shqiptarë. Edhe, atë: Gjuhë shqipe. Lëndët tjera i kishim në gjuhën
“maqedonase”. Përçudi, e kishim një lëndë më tepër se nxënësit “maqedonas”. Që,
pas një viti shkollor do të përfundojnë vitin e parë vetëm pesë - gjashtë
nxënës. Pabesisht, na kositën “vëllezërit maqedonas”, profesorë shovenistë komunist,
dhe u shpërndamë për të vazhduar mësimet në Gostivar dhe Shkup.
Miku
i Penës, Shaqir Sadiku, Poeti Kryengritës i asaj kohe të rrezikshme, përmes
postës më përcillte letra dhe fotografi përmallimi me poezi të zjarrta
patriotike. Letra të cilat kalonin dhe përcilleshin përmes policisë jugosllave.
Letrave, të cilave edhe unë asaj kohe u përgjigjesha me poezi. Vite, edhe kur me
Shaqën pas kryerjes së shkollës mesme do të regjistrohemi së bashku në
Fakultetin Filosofik, Dega Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e
Prishtinës (1970 - 1971). Edhe një vit do të jemi së bashku kokë më kokë në një
dhomë mes katër mureve, librave dhe poezive “erotike” jugosllave.
(Dritat shuhen në skenë. Ndizen, duke u dukur
mbi varrin e tij në skenë, Xhaxhi Kuqezi).
XHAXHI
KUQEZI (Përsëri delë nga varri që ende
është në skenë me Librin e Shekullit. E hap mes faqeve të poezive, dhe vazhdon
me leximin e poezisë për Nënë Terezën:)
Lulja më e
shtrenjtë e Rruzullit, pafund edhe majë,
Gonxhe Bojaxhiu, alias Nënë Tereza, nuse pa pajë,
Nën’madhe, Nënë Tereza, fole shqiponjash qiellore,
Big Madhër, Gros Muta, Grand Mer, etj.botërore.
SHKRIMTARI:
Një vit më vonë, gjatë studimeve unë do të martohem me një drenicake në
Prishtinë. Edhe, takimet e shpeshta me Poetin Kryengritës i kisha të rralla në
Universitet. Herë pas here edhe takoheshim rastësisht në rrugë, para “Hotel
Bozhurit”. Gjatë sudimeve, Poeti Kryengritës do të punësohet si gazetar në
Televizonin e Prishtinës, ndërsa unë në shkollën fillore “Vëllazërim -
bashkimi” në Drenas (Gllogovc të Drenicës).
Vite
të përndjekjeve mëdha, edhe kur ne studentëve na jepeshte “ilegalisht” nga
bashkëpuntorët e sigurimit romani “rrezikshëm” i Kapllan Resulit “Tradhtia”. Dhe, ditën e nesërme policia
na bastisnin në banesë duke na arrestuar si “armiqë të rrezikshëm” të shtetit
jugosllav, dhe na dënonin me disa vite burg.
Asaj
kohe, duke i marrë me mend provokimet e UDB -ës jugosllave, unë si student nuk
kam pasur besim dhe guxim ta lexoj atë roman të “rrezikshëm” antijugosllav.
Viteve,
kur u ktheva në Shkup e lexova romanin e “rrezikshëm” të Kapllan Resulit “Tradhtia”, në Bibliotekën Universitare”,
në Shkup. Edhe librat tjerë të autorit: “Ushtima
e Korabit”, dhe “Gjarpëri”. Mos
them edhe revistat letrare, që asaj kohe dilnin
në Shqipëri. E dija se, edhe këtu mbanin evidencë se, kush i lexon këto
libra të “rrezikshëm”. Vetëmse, unë tashti i lexoja në mënyrë “legale”, përmes
institucioneve të shtetit të “përbshkët”, në Shkup.
(Shuhen dritat në skenë).
XHAXHI
KUQEZI: (Ndizen dritat në skenë. Burrërisht del nga varri me Librin e
Shekullit nën sjetull. Dhe, lexon vazhdimin e poezisë:)
Piku nga
qielli i amshuar, si meteor në Tokën tonë,
Hyjnorja e pavdekur e të Madhit krijues e rrita jonë,
Drita e skamnorëve, filiz e t’rritur me derte n’mote,
Në skuta të thella, pa ndarje t’rrejshme t’kësaj Bote.
Nobelistja
e para arbërore-shqiptare në botën mbarë,
Pas Lekës Madh-Gjergj Kastriotit-Skënderbeut t’parë,
Zulmmadhe, syshkabë dhe primadona, femër e botës,
Zëlartë dhe krenaria jonë, në histori, iu ngjit fort rrotës.
SHKRIMTARI:
Xhaxhi Kuqezi, gjatë këtyre viteve të përndjekjeve policore dhe burgosjen e
shqiptarëve, haptas merreshte me aktivitete arsimore dhe kulturore. Themelimin
e shoqërive kulturore: “Xha Rexha dhe “Xixa”. Aktivitete kulturore të cilat do
t’i zgjëroj edhe nëpër fshatrat e Gostivarit dhe në Prishtinë. Kohë, kur me
veprimtarin Xhaxhi Kuqezi, ne studentët kërçovar do t’i kemi disa takime në
lokalet e gjimnazit “Ivo Lola Ribar”, sot “Sami Frashëri”, në Prishtinë me
përgaditjet dhe organizimin e aktiviteteve kulturore - artistike.
XHAXHI
KUQEZI: (Kësaj radhe, nuk delë nga varri.
Po, përmes altoparlantit dëgjohet zëri i
tij poetik me një poezi nga Libri i
Shekullit, duke përshëndet publikun në Teatër):
Shkove si
erdhe, si hija, si dija dhe si Nuse pa duvak,
Vragë të thella, e lot si shiu e pandërprerë, me hak,
Krenaria, Nënë-Madhe, Zemër e Skupit e në Kalkutë,
Nënë-gjithëve, Kryenëna e thjeshtë, e ëmbël, e butë.
SHKRIMTARI:
Ikja e papritur e Poetit Kryengritës në Zvicër, dhe burgosja e tij në Kërçovë,
mua do të më zbulojë edhe shumë befasi që nuk i kisha ditur si student në
Prishtinë. Edhe, atë: pas kryerjes të shërbimit ushtarak në Knin të Kroacisë,
dhe kthimit në Shkup. Poetin Kryengritës e kishin arrestuar gjatë kthimit për
në vendlindje, në Beograd. E kishin maltertuar fizikisht me presione hetimore
në stacionin policor të Kërçovës, që të pranojë, se: edhe Unë kam qenë në
Grupin e tyre “armiqsor” Lëvizja. Zgjidhjen e ?ështjes
shqipatre me Luftë?!
Pyetje
provokative policore, të cilën ai e kishte mohuar kategorisht. Përgjigje, për
të cilën kishte hëngër edhe një shuplakë nga ish studenti vendlindjes i
gjeneratës studimeve në Prishtinë. Tashti pas studimeve, shef policie në
Kërçovë. Student, të cilin vetëm njëherë e kam takuar para “Hotel Boshurit”
vetë i treti, rastë kur na e rrëfeu haptas revolen nën setre. Edhe, pse: Unë e
kisha revolen time tinëz në brez me fishek në gojë. E mora me mend se, është
bashkëpunëtor sekret i sigurimit jugosllav.
Aktivitet
“studentor”, që pas studimeve ai do ta dëshmojë edhe me vepra policore në
vendlindje me zbulimin e “armiqve” të shtetit jugosllav.
XHAXHI
KUQEZI: (Rebelohet, dhe delë nga varri me
Librin e Shekullit. E hapë mes faqeve i nervozuar dhe vazhdon me leximin
poezisë për Nënë Terezën):
Çdo qenie
tokësore ka një strofull të vete t’lindjes,
Rrin në një vend ose endet, sipas dëshirës e bindjes,
Frymon dhe i ndalet atje ku ditën e fatit e ka të prerë,
Por eshtrat e prehjes duhet të derdhen, atje ku ka lerë.
SHKRIMTARI:
Duartrokitje. Vërtetë ne, nëpër disa takime kulturore - artistike në Kërçovë,
Dibër, Gostivar, Tetovë, Shkup, dhe Prishtinë kishim marrë pjesë nën udhëheqjen
e patriotit Xhaxhi Kuqezi, por jo si “armiqë” të shtetit jugosllav. Por, si
armiqë të vetëvetes. Popullit shqiptar. Bashkëjetesës. Kurthë e montuar
policore e UDB -ës jugosllave, të cilën e mësova vite më vonë, se: që të gjithë
Grupin “armiqsor”, aktivistët e këtyre takimeve kulturore - artistike e kishin
pasur në plan që të na shpallin si “nacionalistë, “irredentistë”, dhe “armiq”
të shtetit jugosllav. Dhe, të gjithëve të na rrasin në burg si Grup i “rrezikshëm”
antijugosllav.
Vit,
edhe kur nga frika, se: mos bënin bastisje të papritshme në shtëpinë e Babait,
i dogja të gjitha letrat, fotografitë dhe poezitë e Poetit Kryengritës, që i
kisha ruajtur me vite si nxënës: ai në gjimnazin e Gostivarit, e unë në
Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Librat e Këndimit me të cilët
kishte mësuar im vëlla në fshatin Kastriot (Sërbicë), në kohën e ministrit të
arsimit Ernest Koliqi (“Shqipërisë Madhe”). Padiktueshëm, u zhdukën nga
shtëpia. Libra, të “rrezikshëm” me të cilët në atë kohë dhe vjershat e
Rilindasëve u rrita nën hijen Lisit midis Livadhit si shkrimtar. Faqeve të tyre
si fëmij.
Herët
e kisha lexuar edhe vjershën e Asdrenit Kosovës.
Edhe, Sot e kësaj dite, nuk e di, ku i fshehu im Vëlla ato Libra Këndimi, mos
të na i gjejnë në shtëpi...
(Dritat shuhen në skenë).
PAMJA E TRETË
Skena: (Dhoma e punës, po ajo e njëjta e para me një shtrat druri plepi. Libra
mbi tavolinë arre. Mureve, me piktura. Fotografi. Karikatura. Dhe, llambën e
ndezur të tavolinës mbi kokë. Një gotë rakie të zbrazur. Dhe, dy shtama me
verë...)
SHKRIMTARI:
(Nga tavolina e punës): Ndizni dritat
në skenë! (Dritat ndizen dhe e ndriçojnë
skenën. Vazhdon me dialogun): Xhaxhi Kuqezi, pas Luftës të 2001 -shit në
Maqedoni merr pjesë në Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar “Ditët e
Naimit” në “Saraj” të Shkupit, që i organizonte Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar
e Maqedonisë, në Shkup. Manifestim kulturor poetik, edhe kur ende ishim në
gjendje lufte, një autobus me poetë me targa TR erdhi në Shkup. Poetë të
rrethtuar nga të katër anët, që lexuan poezi pranë tankeve, krah për krahu me
poezinë e Asdrenit për Kosovën. Vargje kushtrimtar që tronditën sallën: Nuk duam gjë tjetër, nukë/ vetëm ca armë dhe ca bukë...
Manifestim
Kulturor, të cilin poeti Visar Zhiti si pjesmarrës do ta përshkruaj si ngjarje
kulturore poetike me një reportazh emocional, publikuar në revistën “DITA”, në
Tiranë (3 nëntor 2001). Ditë, edhe kur poetit Pano Taçi do t’i rrëmbehet kaseta
e inçizimit të manifestimit kulturor nga kamera. Mëkot, unë ditën e nesërme e
dërgova sekretarin e Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë, që së paku të
na e kthejnë kasetën e inçizimit. Ata, i kishin thënë: le të vij ai vetë (kryetari)
ta marrë kasetën. Guxim, që nuk e pata në gjendje lufte të shkoj në polici.
XHAXHI KUQEZI: (Përsëri, çohet nga varri).
Hi-hii-hiii... Qeveria e “vëllazërim - bahkimit”, e ka lehtë me këtë popull, ia
hudhë një asht për dritarje në rrugë, dhe fle gjumë rehat me vite në
Partallment si “demokrat”…
SHKRIMTARI: Duartrokitje (U
bie duarve shuplakë). Jo, vetëm në “Partallment”, po edhe me poste politike
dhe pasuri në Qeverinë e “Vëllazërim - bashkimit”, në Shtetin e “përbashkët”...
XHAXHI
KUQEZI: (Seancë e improvizuar në
“Partallment”, ashtu siç e kishte pagëzuar Kuvendin e Maqedonisë Xhaxhi Kuqezi,
gjatë muajit “Ramazan”, në sallë hyn edhe Kryetari i Republikës Maqedonisë “Babai” (Tatkoto): të
gjithë të pranishmit çohen në këmbë me duartrokitje, përveç deputetit Xhaxhi
Kuqezi. I cili nuk lëvizë nga vendi. Pas pak kohe ai delë edhe në foltore para
kamerave televizive. Gotën e ujit para mikrofonit e shty me dorë dhe e merr
fjalën): Unë. nuk pi ujë në “Ramazan”, por me Kryetarin e Shtetit të
“përbashkët” Babait (Tatkoto) Neokomunist për të drejtat e barabarta të
shqiptarëve do të flas në tre sy...
SHKRIMTARI:
(Vazhdon me dialogun): Flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare, Qeveria e “Vëllazërim-bashkimit”,
së pari e ngriti në Parlament me Xhaxhin kuqezi, i cili u tha deputetëve të
popullit “maqedonas”: mos u trembëni, nuk ju hanë! Ndërsa, të nesërmen me
urdhërin e Presidentit Neokomunist të shtetit të “përbashkët” me gishtin e madh teposhtë të dorës djathtë para
kamerave televizive, duke vrarë dhe masakruar shqiptarë të pafajshëm e hoqi me
polici speciale në Gostivar. Aksion policor i paparë deri më sot, ku pati edhe
viktima...
XHAXHI KUQEZI: (Përgjumshëm
me gjithë kortezh delë nga varri dhe e hapë Librin e Shekullit me strofën e
fundit patriotike):
Nëse Nënë
Tereza, Nëna e Madhe, e Botës mbarë,
Amanet s’ka lënë, duhet sa është e mundur, më parë,
Këtu ku lindi, ku fill frymoi, ajrin e pastër, shqiptar,
Në Skupin e stërlashtë, t’Saj-Tonin, të prehet mbarë”.
SHKRIMTARI: Edhe pak histori, nuk e kam mbyllyr Groteskën
tragjike. Shkupi posa kishte dalë nga Lufta e 2001 -shit. Ende i vinte era
barot. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë i organizoi edhe “Takimet
nën Rrap” 2002. Në Takimet e poezisë
erotike erdhi edhe Xhaxhi Kuqezi. Nuk iu gëzova pjesmarrjes tij në këto takime
poetike. Shkaku, se: e dija Xhaxhi Kuqezi nuk shkruan poezi erotike, por vetëm
patriotike. Kurrsesi, nuk më shkoi mendja se, Xhaxhi Kuqezi atë natë erdhi, dhe
dhe si zakonisht do të lexojë një poemë për U?K
-ën. Dorën në zemër, e kishte një të mirë, nuk dilte të lexojë poezi pa e ftuar
udhëheqja e programit. Vetëmse, vështirë e kishe ta zbresësh nga foltorja. Nuk
e rrëmbente mikrofonin pa e ftuar si “Skënderbeu” i Ri me poezi...
XHAXHI KUQEZI: (Udhëheqja
e programit e ftoi Xhaxhin Kuqezi të lexojë poezi, i cili si zakonisht, doli
para mikrofonit duke i pyetur të pranishmit): a doni t’ju lexoj një poezi,
apo një poemë? (Ndonjëri nga poetët
ndërhyn), një poezi! (Tjetri),
një poemë! Megjithatë, unë do t’ju lexoj një poemë të shkurtër. Dhe, Xhaxhi Kuqezi si zakonisht e nisi me një
poemë të gjatë për U?K -ën me të cilën na zuri edhe pasmesnata në “Bit -
Pazar” nën Rrap, duke bërtitur me sa zë që kishte U?K
-ë... U?K -ë... U?K -ë, në mes të “Bit - Pazarit”.
SHKRIMTARI: Thashë, vetëmevete: le që do të na përzënë
nga Rrapi, por do të hamë edhe ndonjë çotek (dajak) në polici. Përçudi, atë
natë shpëtuam pa u provokuar nga “mysafirët” e paftuar, pa asnjë ferrë në
këmbë...
XHAXHI KUQEZI:
(Në mitingun që e mbajti para fushatës të
zgjedhjeve lokale në Kërçovë, mes tjerash tha në foltore edhe, se): Dhashtë
zoti të mos fitoj si prefekt i komunës. Se, nëse fitoj do ta ndaj qytetin
përgjysëm me litarë...
SHKRIMTARI: Dhashtë Zoti, Xhaxhi Kuqezi mos na mbajë ndonjë
miting parazgjedhor edhe në Shkup, se do të na e ndaj Kryeqytetin edhe ashtu të
ndarë nga pushtetmbajtësit në dy qytete: varfëri dhe pasuri...
XHAXHI KUQEZI: (Përsëri ngrihet nga varri). Dhe, delë gjatë një fushate parazgjedhore
parlamentare me megafon në dorë, nga “Bit - Pazari” i Shkupit, hipur mbi
karrocë të një pazarxhiu duk bërtitur): Nuk më merr gjumi... Rroftë
ILIRIDA!...
SHKRIMTARI:
Edhe, vazhdon dialogu. Gjatë Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar:
“TAKIME NËN RRAP”, në Shkup. Xhaxhi Kuqezi e lexon një poezi erotike në stilin
e Naim Frashërit: “Baltë e pluhur do të bëhem, të më shkelë këmbë e saj”...
Pasmesnate
u ndanë edhe çmimet letrare për poezi më të bukura erotike, lexuar gjatë dy
netëve të Takimeve nën Rrap. Dhe, me intervenim të kryetarit të LSHSHM -së,
papritur juria profesionale si poezi më të bukur e shpalli poezinë e Xhaxhit
Kuqezi. Duartrokitjet frenetike jehuan në sallë, mes “Bit – Pazarit, në Shkup.
XHAXHI
KUQEZI: (Kësaj radhe si poet, delë para publikut duke u fry me setren
krahëve, të marrë çmimin): Këtë çmim ma ka dhënë armiku im më i madh (duke aluduar në kryetarin e Lidhjes të
Shkrimtarëve Shqiptar). Nuk e di, a ta marrë apo të mos e marrë... Ta
këthej prapa...
SHKRIMTARI:
Jo, mos e merr! ( Duke e ditur se, juria
e komisionit në zarf i ka shti vetëm
dhjetë euro). Ktheje prapa çmimin mbarëkomnbëtar të “Takimeve nën Rrap”!...
XHAXHI
KUQEZI: Megjithatë, do ta marrë. Unë 30 vite përpiqem ta shti në Lëvizje… Unë
puno për popull, e ai puno për gra…
SHKRIMTARI:
(Si zakonisht, shihet ulur nën Rrap për
t’i marrë aspirinët (hapat) e përditshme. Kamarieri vjen pa u vunuar dhe e pyet
për porosinë): Një gotë raki rrushi “hallall”. (Kamrieri, e merr porosinë, dhe ia sjellë një gotë raki
rrushi. Pas pak kohe, Shkrimtari i thotë kamarierit): Ara e Babait, nuk
lërohet vetëm me një ka, ma sjell edhe një ka tjetër zgjedhe! (Dikur, pasi e pi me fund i thotë kamarierit):
Dy qeve, mirë është t’u pri para edhe një kale me shalë.
XHAXHI
KUQEZI: (Pas pak kohe vejn nën Rrap. Dhe,
pasi përshëndeten ulet përkarshi Shkrimtarit në tavolinë. E porositë një kafe,
dhe i drejtohet Shkrimtarit): Jam shitur shumë lirë. Edhe pse, ende nuk e
kam hapur zarfin.
SHKRIMTARI:
(Qesh). E, ku e di ti se je shitë
shumë lirë, kur ende nuk e ke hapur zarfin?!
XHAXHI
KUQEZI (E hesht bisedën me zarfin, por
përsitë vargjet si autor për Nënë Terezën nga Libri i Shekullit, që posa
ka dalë në dritë):
Nëse Nënë
Tereza, Nëna e Madhe, e Botës mbarë,
Amanet s’ka lënë, duhet sa është e mundur, më parë,
Këtu ku lindi, ku fill frymoi, ajrin e pastër, shqiptar,
Në Skupin e stërlashtë, t’Saj-Tonin, të prehet mbarë”.
SHKRIMTARI:
Vazhdon dialogu me Xhaxhin Kuqezi edhe përtej Varri. Aty për aty, mu kujtua
biseda e poetit Xhevahir Spahiu, që rastësisht e takova në “Hotel Grand”, në
Prishtinë. I cili më pyeti: a bre, kush është ai poet nga Kërçova që e ka
shkruar Librin e Shekullit? Librin e Shekullit, të cilit i thashë në zemërim e
sipër: unë, ende nuk e kam shkruar si poet, e do ta shkruash ti, në Prishtinë.
Përpak, në “Hotel Grand” desh u zumë me grushta para syve të pranishmëve të
rastit.
Qesha.
Nuk ia thashë emrin e poetit. Shkaku, se: Ai, ishte Xhaxhi Kuqezi...
Shkup, 15 janar 2023