Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Plakat vijnë para prenverës
E premte, 29.03.2024, 08:52 PM
PLAKAT
VIJNË PARA PRANVERËS
NGA KALOSH
ÇELIKU
Sipas
një prej gojëdhanave shqiptare, plakat kishin shkuar në mal për të kullotur
bagëtinë, dhe duke parë motin me diell, njëra nga plakat tha: tashti unë për
qejf do ta kullos bagëtinë, të dhevsha dimrin. Marsi u zemrua aq shumë sa që
tha: shkurt, o vëlla (prill) m’i jep tri ditë hua, t’i shuaj plakat me gjithë
çka kanë.
Moti,
tërbohet keq. Ditë me shi. Mjegulla në qiell, male dhe fusha. Plakat e Marsit
vijnë para Pranverës. Dhe, i sulen Natyrës me shi, erë, stuhi dhe borë. Që, pas
kësaj u bë aq ftohtë, saqë plaka ngriu me gjithë bagëtinë në mal, duke e kthyer
në shkëmb. Mali Tomorr, është vendi ku plakat u ngrinë me gjithë bagëti, nga
ditët që ia mori hua muaji mars shkurtit.
Gojëdhëna
thotë, se: në atë vend sot gjenedet një gur në formën e një plake, ku sot e
kësaj dite aty buron ujë, e thuhet se janë lotët e plakës. Legjendë e “Plakave
të Marsit”, e cila sot përdoret si metaforë për të ndarë stinën e dimrit me atë
të pranverës. Ardhjen e stinës luleve.
Sipas
rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit
mars lidhen me “Mitin e Plakave”. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi
shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”. Paralajmërim, i
ditës e sotshme për Ditën e Nesërme të partive politike shqiptare para
zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale (2024).
Luftë,
i shpallin Pranverës...