Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Rimi politik i Ali Ahmetit
E marte, 02.04.2024, 06:56 PM
RIMI POLITIK
I
ALI AHMETIT
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po,
veprim i mençur politik - Historik, kohën e fundit në politikë nga “Abazi” i
Malit, dhe Sot i Fushës: Që, gjatë këtyre zgjedhjeve luftarake presidentciale
dhe parlamentare me “Grupin e Zjarrit”, dhe të Fushës (Ditën e Nesërme). Qafëpërqafe,
me kuoalicione në dy Fronte: “Fronti Evropian”, dhe “Grupi Zjarrit” VLEN. Hë
për hë, fati tyre si politikanë: “Fronti i Fushës”, nuk doli në fushën e
mejdanit. Ali Ahmeti, i mori me vete si
sejmenë përmbrapa edhe parititë politike turke dhe rome. Pse, jo: ndoshta,
Nesër edhe ato serbe. Kutadi, Unë?!
Përballë
të pranishmëve në sallë dolën edhe drejtuesit e partnerëve të koalicionit nga
“Fronti Evropian”, ku spikati shtrëngimi i duarve edhe mes Selës dhe Menduh
Thaçit, të cilët poashtu janë të njohur edhe si dy armiq të përbetuar për një
dekadë. Akuza për vrasje, tradhëti, korrupsion dhe shitje të interesave
kombëtare shqiptare. Fyerje, të pakursyera ndërmjet tyre ishin shoqëruar vite
me radhë të aktiviteteve tyre në skenën politike. Luftë për pushtet, poste
partiake dhe pasuri. Pajtim kombëtar partiak, që vështirë Sot, do ta bënte edhe
Anton ?eta. Po, ja ia arriti qëllimit Ali Ahmeti
i Zajazit (“Abazi”).
Nuk,
e them shkakun e këtyre përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë shkrim
publicistik. E kam thënë vite me radhë nëpër shkrimet e mia publicistike të
publikura në mjetet e informacionit. Edhe, me libra: librarive dhe
bibliotekave, në Shqipëri dhe nëpër Botë. E ka thënë edhe vetë Ali Ahmeti,
pjellat e tia partiake me poste partiake dhe pasuri marramendëse, që i polli
vetë gjatë pushtetit tij “demokratik”, Sot: ia fusin thikën pas shpine. Edhe,
Sot: i dalin krye më vete si kundërshtarë në gara parazgjedhore politike për
pushtet. Poste partiake dhe pasuri personale, familajre?! Vetë, i mësoi keq
“Abazi” i Malit. Sot, i Fushës për në Liri.
Pamarrë
parasysh, se: njërën nga Shtëpitë e para Gazetare Botuese “ASDRENI” (1992),
gjatë pushtetit të tij “demokratik” me argatët e tij partiak politik, pa
asnjëfarë paralajmërimi dhe dënimi me para në bankë, e fshinë nga Regjistri
qëndror i IRJ të Maqedonisë, dhe e mbyllën me dry, duke ia konfiskuar me qindra
mijëra denarë, pa shenja paralajmërimi dhe dënimi gjygjësor.
Unë,
Sot: Si Kalosh ?eliku, nuk jam anëtar i
asnjë partie politke shqiptare, as “maqedonase”. Aqmëpak, i “Frontit Evropian”,
dhe as i “Grupit Zjarrit” me këmbët dhe trutë legen. Shkaku, se: jam i bindur,
se: në politikë nuk ka “besë”. Po, vrasje, mashtrime, vjedhje dhe tradhëti.
Ndoshta, Nesër mund të jem anëtar i Grupit Fushës, pasi të zbres me Penë nga
Mali?!
Dhe,
ky veprim politik i tyre fytas njëri me tjetrin para fushatave parazgjedhor për
poste partiake dhe pasuri familajre: Mua më trembë pas “fitoreve tyre
madhështore” të Ditës Nesërme. Se, e di: “Abazi”, do të fitojë edhe në këto
zgjedhje presidenticiale – parlamentare. Arsyeja: populli shqiptar, Sotpërsot,
nuk ka rrugë tjetër për të zgjedhur parti politike shqiptare. Kopilat, që i
pollën vetë Dje Partitë Politike Shqiptare me argatë, Sot: “hyzmeqarë” me “Din
e Iman”, dhe “Besë”, gjatë këtyre viteve “demokatike” për “Ndryshime” (?!), që,
na i lanë pas porte si “Kalë Troje”. Dhe, i kanë vënë pusi Lirisë. Ditës
Nesërme.
Vështirë,
se: pas kësaj fushate parazgjedhore do të fitojnë shqipëtarët e Maqedonisë
Veriut me këto kopila të partive politike. Pamarrë, parasysh fushatat e tyre
parazgjedhore të “zjarrata patriotike” me premtime pas “fitoreve madhështore”.
Që,
ua dimë Nënën, por jo edhe Babën?!...