Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ehu, Dita e Nesërme me shi, rrufe, breshër dhe borë
E merkure, 15.05.2024, 07:54 PM
EHU - DITA E NESËRME ME SHI
RRUFE
- BRESHËR DHE BORË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po.
Parti politike “maqedonase”, dhe shqiptare! Ende, me këmbët dhe trutë në legen:
mos them edhe në Kosovë dhe Shqipëri. E, festuam “fitoren” e zgjedhjeve
presidenciale, dhe parlamentare me fishekzjarre (2024), sipas presidentes
Gordana Siljanovska - Davkova në Maqedoni. Edhe, me topin e Ali Ahmetit në
Maqedoninë e Veriut. Dhe, jo: sipas “Marrveshjes të Prespës” si Maqedonia e
Veriut?! Maqedoni e Veriut, që populli i këtij shteti “demokratik”, ende është
pa kartë indefikimi, pasaportë, dhe patentë shoferi. Aqmëpak, të “Marrëveshjes
Ohërit”. Marrëveshje Historike të nënshkruara edhe nga ndërkombëtarët.
Përgëzime,
fitores të partisë politike shoveniste “maqedonase” VMRO -së, që erdhi në
pushtet me votat e popullit “maqedonas”! Ali Ahmetit, që në vend të përgjigjes
të fishekëzjarreve të Mickovskit, e shkrepi edhe topin e Mic Sokolit në sheshin
“Makedonija” para këmbëve të Aleksandrit Madh. VLEN -it, që pa kushte hynë në
një thesë të grisur kanapi arnë përmbi arnë me VMRO -në. Urime! Dhe, jo te
permendorja e Skënderbeut, që e solli U?K -ja maleve, ende në
gjendje lufte në ”Bit - Pazar” të Shkupit Historik.
Shesh
betejash politike me këmbët dhe trutë ende në legen, Kohë, kur në atë shesh nga
“maqedonasit” propozoheshte të vendoset përmendorja e shokut Tito. E, më vonë
edhe e Skëderbeut. Shqiptarët, krye më vete të dalldisur dhe arratisur edhe
sotekësajdite me “vëllezërit maqedonas”, u rrokën fytas: Skënderbeu, është i
yni! Shqiptarët, jo: është, i yni!
Nuk
e di si shkrimtar. A, u shkrepë ndonjë fishekzjarre para këmbëve të Nikolla
Karevit?! Apo, Goce Dellçevit. Ose, Mitropolitëve të Beogradit në hyrje të
“Urës Gurit” për të dalë Unë në Liri si shkrimtar shqiptar matanë lumit Vardar,
te “Parku i Grave”?!
Ndonjëra
e grave të mia besnike, para këmbëve të “Alaeksandrit Madh” e festonte
“fitoren”. E, tjetra: ende, me shtetin e “vëllazërim-bashkimit” jugosllav, edhe
sot: neojugosllav nëpër këmbë, para këmbëve të Skënderbeut në Shkup mbi kalë me
shalë, dhe shpatën në brez. Edhe, Nikolla Karevit hipur mbi kalë me shalë.
Ende, edhe sotekësajdite, nuk e dinë si popull në shtetitin e “përbashkët”: a,
janë “maqedonas”, serb, turqë, apo shqiptarë?! Ose, bullgarë. Mos, e dhashtë
Zoti të jenë serb, armiqë shekullorë me shekuj, se janë edhe “muslimanë”, si
Arben Tallavari, presidenti “musliman” i Maqedonisë Veriut. E, unë me raki të
dëllinjave i arratisur maleve të “?elvjollcës”. Ende, mbeta
shqiptar.
Ehu,
Dita e Nesërme, është me shi. Breshër. Dhe, rrufe. Borë. Kutadi, Unë: ndoshta,
edhe me Diell mbi male. Nuk e besoj, se: Zoti, do t’u ndihmojë shqiptarëve për
Ditën e Nesërme...