Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lugati
E diele, 19.05.2024, 07:52 PM
LUGATI
(Shkrim
publicistik i publikuar më herët,
në
mjetet e informacionit me: 06.09.2023.
Dhe,
pasi edhe një herë e kam marrë nëpër
duar,
përsëri Ditën e Sotshme 2024, për në
Ditën
e Nesërme, edhe përtej gardhit politik
me
tela dhe ferra, në Shqipëri)...
NGA
KALOSH ÇELIKU
Im
Atë, nga përvoja politike për Shtet Shqiptar, shpesh edhe ma përsëriste:
politika, ta hanë edhe kokën. Shkak, që: thënja e tij profetike, Sot: më delë
realitet në jetë. Politikanët për pushtet dhe pasuri, sot: e hanë njëri -
tjetrin. Arsye, që nuk u mora me politikë, por me letërsi. Poezi dhe prozë.
Libra të “rrezikshëm”, dhe publicistikë letrare. Shteg, për Dalje pas “?uke”. Miqtë e mi besnik, i hëngëri politika. Pak veta, ende
janë gjallë në Ditën e Sotshme.
Fatos
Nano, u mor me politikë. Erdhi në pushtet edhe si kryeministër i Shqipërisë, në
prag të “ndryshimeve” demokratike. Miqtë e tij besnik partiak e rrasën edhe në
burg. I vetmi kryeministër shqiptar, përsa e di unë në botë: që, nga burgu doli
përsëri si kryeministër shqiptar i Shqipërisë. E mori pushtetin. Edhe, më në
fund: dha, vetë dorëheqje nga politika.
Edhe,
ku ishte gabimi i tij si Kryeministër në pushtet: nuk u hakmuarr, rrasi në burg
“miqtë” e tij politik partiak, po i la në liri. Ndoshta, kjo është edhe
madhështorja e tij si politikan. Vetëm se: ato, e rrëzuan edhe nga pushteti.
Fenomen i çuditshëm politik shqiptar me të cilin ka probleme, edhe sot e kësaj
dite Shteti Shqiptar, vetë bota përparimtare me kufinjtë politik copë-copë të
shteteve Ballkanike. Edhe, ai vetë sot: me gjendjen shëndetsore në spital.
Zonjën Vdekje, që papritmas i ka trokitur te dera.
Rrezik,
Sot është: edhe, për Maqedoninë e Veriut. Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav,
e shtrirë në spital me Vdekje klinike. Që, përpiqen ta shpëtojnë shqiptarët.
Dje, Komuniste. Sot, Neokuministe. Nesër, si kryeministër: mund t’i këthehet
Gruevski. Sot për sot, ende me arrest ndërkombëtar. Nuk i dihet Ditës Nesërme?!
Populli
shqiptar, brez pas brezi e ka një thënje antologjike për të vdekurin:
gjithmonë, pas ikjes tij në Botën tjetër me lule, duhet thënë fjalë të mira.
Është, traditë e shqiptarëve. Pamarrë parasysh, kush ka qenë përsëgjalli në
jetë me të mira e të këqija përsëgjalli deri në varr.
Shkaku,
se: Nesër, mund të zgjohet Lugat. Edhe, të na i trembi, fëmijët...