Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Mazi kur del para pelës
E enjte, 30.05.2024, 06:55 PM
Në vend të urimit
MAZI
KUR DELË
PARA
PELËS
NGA
KALOSH ÇELIKU
Populli shqiptar e ka një fjalë të urtë
antologjike: Mazi kur delë para pelës. Fatkeqsisht, Sot në jetën politike: ai
maz i pri pelës rrugës plotë me gropa e ferra. Që, hë për hë: e ka shumë
vështirë t’i pri pelës rrugës livadheve për në male. E, ku më të ngjitet
dhiareve, shkurreve me ujqër të uritur mes Dimërit Madh.
Vite e vite në pushtet e opozitë, i përcjellë me Penë këmba-këmbës
ecjet e partive politike shqiptare, dhe “maqedonase”. Kualocionet e tyre për
pushtet, që i ndërrojnë partnerët në “Shtëpinë Publike” si kurva burrat brenda
një nate. Arritjet e tyre politike për zgjidhjen e ?ështjes
shqiptare, në stilin e “vëllazërim – bashkimit” në shtetin e “përbashkët”, nuk
ma kanë mbushur mendjen se janë politikanë, por biznesmenë, hajdutë dhe
krimininelë në emër të popullit për poste partiake personale, familjare dhe
partiake. Prandaj, edhe i kam fshikulluar pamëshirë nateditë në librat e mi me
publicistikë letrare: Xhadia (2011), Rrufjani (2012), LAVDI
“heronjëve” të Xhadisë (2015), PYKË shelgu (2019),
“Kali
Shemës” pas porte (2021), Lufta me Penë (2022), Jetë
Nate (2023) dhe Përtej Ditës Nesërme (2024).
Publikisht,
Sot: edhe, i falimenderoj si politikanë pakrye gjatë këtyre viteve në pushtet
dhe opozitë për inspirimin dhe bashkëpunimin artistik. Përndryshe, këto libra
pa ndihmën e tyre si personazhe politik, nuk do të kishin dalë kaq të arrirë artistikisht
në dritë.
“Politikë
madhore”, që e dëshmuan edhe në fushëbetejë me “vepra” luftarake në zgjedhjet e
fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e
Veriut (2024). Që, presidentja e posazgjedhur Gordana Siljanovska - Davkovska,
e cila thotë, se: “Nuk jam konsultuar për votimin në OKB për Rezolutën për Srebrenicën”.
E,
sa i përket votimit për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, ku përfaqësuesit
e 84 vendeve votuan për miratim, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut,
presidentja Siljanovska - Davkova theksoi, se: ambasadori në OKB është dashur
të konsultohet me te, dhe jo vetëm me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani?!
Fushatave
tyre maratonike parazgjedhore me premtime bombastike, dhe luftë partiake:
kundër Marrëveshjes Prespës, shpërfillja
e Marrëveshjes së Sofjes, “Ndryshimit të Kushtetutës”, mosfutjen e
popullit bullgarë si pakicë në Maqedoninë e Veriut?! Padyshim, se: si
politikanë të dalldisur dhe arratisur kanë dalë ugareve.
Thanë,
e shanë njëri – tjetrin me një fjalorë të rrugaçve politik. E, çka nuk thanë. Kualocionet
me “fituesin”: legjimitetin, “fituesi me fituesin”. Konstituimin
e Kuvendit dhe Qeverisë. Zgjedhjen e kryetarit (spiekrin) shqiptar të
Parlamentit. Edhe, u kacafytën para kamerave televizive, syve të popullit për
poste partiake dhe për pasuri, jo për zgjidhjen e problemeve të tyre politike
dhe ekonomike. Ende, pa përfunduar zgjedhja e Qeverisë re, Hristijan Mickoski pa vizion politik, ende pa e marrë mandatin si
kryeministër i Maqedonisë Veriut nga kryetarja e shtetit Goradana Siljanovska – Davkovska, u turrën me të katra pas posteve politike.
Nuk janë politikanë, por argatë me para: që, mbyten si qentë
për një asht...