E enjte, 14.11.2024, 04:47 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Hakmarrja politike

E hene, 27.05.2024, 06:56 PM


HAKMARRJA POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Partitë e dalldisura dhe arratisura politike serbe, maqedonase, dhe ato shqiptare ende merren me hakmarrjen e Djeshme, dhe jo me Ditën e Sotshme, ose të Nesërme. Turren me të katra pas pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë, në kurriz të popullit. Anegdota e Nastradin Hoxhës, thotë: kur dy vetë zihen në rrugë, luftën e fiton i treti. Është një anegdotë e Nastradin Hoxhës me jorganin, që e kishte blerë në pazar, dhe e la në një kënd të rrugës, perderisa t’i blente edhe disa porosi pazari të gruas tij besnike Nastardinicës. Dhe, kur u kthye: nuk e gjeti jorganin. Hajdutët ia kishin vjedhur jorganin. Ishin zënë mes vete me grushta për jorganin e Nastradin Hoxhës.

Plaku i mirënjohur satirik, tha me vete: kur, dy veta zihen për një jorgan, luftën e fiton i treti. Punë tjetër është ajo, se: politikanët tanë të Ditës Sotshëme, nuk lexojnë libra. Aqmëpak, i kanë lexuar anegdotat e Nastradin Hoxhës. Mos them, edhe ato të Xha Derallës. Shkaku, që ende jemi me këmbët dhe trutë në legen. Edhe, ndodhë luftën ta fitojë i treti.

Shembull konkret, “Fituesit” dhe humbësit e Ditës Sotshme (“legjitimët” dhe jolegjitimët e popullit shqiptar), thonë: “Ju e keni thyer të parët parimin në vitin 2016 kur bëtë koalicion me LSDM -në”. Edhe, atë, Sot duhet të bëni me “fituesit”: kur, Ballkanin e kanë lëmsh me politikë “madhore”, kufinj politik e pa kufinj shtetëror. Fatkeqsisht, janë duke e lënë veten edhe pa shtet “demokratik”, që ua ringjallën shqiptarët në emër dhe kurriz të popullit shqiptar. E, Anton ?eta, nuk është ende gjallë t’i pajtojë gjaqet partiake politike, shpëtojë nga vllavrasja. Hë, për hë: me shtete kukulla të reja e pa kufinj stabil ende politik nën protektorat ndërkombëtar.

Pas Luftës Dytë Botërore, superfuqitë bënë gabime politike për ndarjen e territoreve. Jugosllavinë e ndanë “fifti – fifti” përgjysëm. Dhe krijuan shtete të rinj, në Ballkan. Prandaj Sot, kanë edhe probleme politike me këto shtete. Edhe, pse: pas një lufte bullgaro - shqiptare, u zbatua nën pushtimin italian dhe nazist gjerman të Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore “Shqipëria e Madhe” me kufirin politik mes Bullgarisë dhe Shqipërisë deri në Grupçin, afër Shkupit. Nuk ishte, as kjo ndarje ideale politike mes dy shteteve Bullgarisë dhe Shqipërisë. Aqmëpak, fitore shqiptare. Jashta kufinjve Shqipërisë mbeti, Shkupi historik i Rumelisë, Kryengritjes të Dervish Carës, Kumnova, Velesi, Prilepi dhe Manastiri?!

Jugosllavia komunsite e vazhdoi politikën e saj shoveniste krah përkrahu me shqiptarët me shpalljen e pesë republikave komuniste  jugosllave: Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercogovinën dhe Maqedoninë. Edhe, dy krahinave autonome: Vojvodinën dhe Krahinën Autonome të Kosovës, duke i coptuar dhe sakatuar Trojet Shqiptare në tre shtete: Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercogovinë dhe Maqedoni. Sot, në Maqedoninë e Veriut?!

Jorastësisht, Sot: Shkaku asaj politike komuniste trusakate na lindin edhe shtete të reja në Ballkan: “Repulika Serbska” në Bosnja dhe Hercogovinë, dhe Republika e Kosovës me Asocianet e komunave serbe. Nesër, edhe një “Republika Serbska në Kosovë”?! Në prag të lindjes me barrë në muajin e nëntë, sipas zhvillimeve politike të kohës fundit, pas Maqedonisë Veriut nuk është çudi të lindë edhe Maqedonia Perendimore. Një republikë e dytë në Maqedoninë e Veriut. Gabim trashanik politik i superfuqive: në vend që të krijojnë bashkimin e shteteve demokratike, ato ende vazhdojnë me “vëllazërim-bashkimin” komunist ish jugosllav, lindin dy-tri shtete të rinj në një shtet me plotë probleme politike dhe ekonomike nëpër këmbë edhe Sotekësajdite?!

Rezik, për shtetet politike të posalindura në Ballkan pas Luftës Dytë Botërore. Përderisa, nuk ndryshojnë kufinjt territorial politik në Ballkan, nuk do të ketë paqe, as qetësi. E, këto kufinj politik, nuk i kanë vënë vetë popujt e Ballkanit, por i kanë coptuar pushtuesit dhe politikanët nëpër shekuj. Kufinjt politik të pushtuesve të përkohshëm, që Nesër do të lëvizin o me paqe, o me luftë. “Lufta me pushkë do të zgjasë me vite. E, ajo  me Penë, do të zgjasë edhe me shekuj.  Nuk e kam thënë, Unë si shkrimtar shqiptar, e ka thënë moti një Rilindas Shqiptar.

Ballkani, ende është: “Bure baroti”. Nuk dihet, kush do ta ndezë fitilin...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora