Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: ''Përmbaruesja''
E enjte, 25.07.2024, 06:50 PM
“PËRMBARUESJA”
(“Nëse, Bregu nuk vjen
te Muhamedi a. s.
Muhamedi shkonë te
Bregu”)...
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nastradin
Hoxha, pas gjithë asaj rruge të gjatë me gropa deri në Pazar me Nastradinicën
para gomarit më këmbë, dhe me plotë mbeturina të hudhura mes rruge vite me
readhë, pas “lutjeve” të kalimtarëve të rastit, i zbriti gomarit me 60 kg. mbi
shpinë. Edhe, i hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. E shaloi me të katra
për në Pazarin e zarzavateve pas kungujve të Stambollit dhe çajit rusit.
O,
Imzot! Çfarë Parti politike kemi ne shqiptarët me “besë” e pa besë?! Sot, cili
i ka hipur gomarit të Nastradin Hoxhës?! Nastradini, apo Nastradinica?! Ose,
Dexhalli me trumbeta. Politikanë, “analistë” politik partiak gjysëmanalfabetë
të partive politike me poste partiake dhe pasuri marramendëse?! Apo?!...
Qofshin shqiptarë. Ose, “maqedonas” në pozitë dhe opozitë, që i kemi në Ditën e
Sotshme me thasë nëpër “Bit – Pazar”, arnë përmbi arnë me gabime politike deri
në fyt?! Nuk turren pas dijes, arsimit dhe kulturës, por pas torbës me taxhi
përqafe dhe grazhdit me kashtë në Qeverinë e “vëllazërim – bashhkimit”, në shtetitn
e “përbashkët”.
Edhe,
“Përmbaruesja” e borxheve të hajdutëve të partive politike me vite në pushtet
dhe opozitë, sipas meje janë partitë politike me vite në pushtet. Dhe, përpiqet
t’i mbulojë hajdutët e tyre me plaçkitjet e popullit shqiptar. I zbret gomarit
Nastardini, i hipë Nastradineca me partizanët e saj gjysëm analfabetë. Emëron,
dhe shkarkon me poste partiake nëpër institucione shtetërore, argatë të pa-aftë
profesional. Përpiqen, t’ua lajnë borxhet politikanëve hajdutë të arratisur dhe
dalldisur në emër të popullit, ende me brekët e kanapit arnë përmbi arnë nëpër
këmbë?! I bien me thupër samarit, t’i teket gomarit. Thotë, populli.
Pakrëndësi,
ka: kujt partie politike i perkasin si partizanë në pushtet, apo opozitë me
poste partiake me moton: “ndryshime, dhe luftë korrupsionit”! Që, i bleu Dje:
sistemi komunist. Sot, u shitën “topton” te sistemi Neokomunist, edhe pa brekë
në bythë. Argatë të përjetshëm brez pas brezi. Gjithë jetën këmbeduar duke u
turrur pas herdheve të Dashit me brirë përdredhur rreth veshëve, se: do t’i
bien udhës pas kërcimit të gardhit. Brekëve grisura të partive politike
Komuniste, dhe Neokomuniste me të njëjtit partizanë partiak për “liri”, në
shtetin e “përbashkët” me shqiptarë në pushtet dhe opozitë me vite si argatë
politik besnik brez pas brezi historik. Këmbekrye, edhe Sotekësaj Dite me kokën
në grazhdin e Qeverisë të “vëllazërim – bashkimit”. E, bythën në Qeveri.
Vetëmse, ndryshimi: Gomarit, çdo katër vite, herë i hipë Nastradin Hoxha, herë
Nastradineca me ferexhenë e zezë krahëve.
Dhe,
Sot pas “fitoreve” politike në pushtet: kur, t’u teket e shesin dhe e blejnë
edhe Sistemin Neokomunist të ”vëllazërim – bashkimit”, moti i shitur me shekuj
nga pushtuesit turqë dhe serbë, dikur edhe pa pare në politikë me poste
partiake dhe vende pune në Qeveri. Përçudi, edhe Sot: lindin, dhe po vdesin si
rrufjanë e argatë politik me këmbët dhe trutë në Legen.
Faleminderit,
që përmes “Përmbarueses” politike, që posa hipët në pushtet ma përcollët një
porosi politike, dhe ma përkujtuat borxhin tim të “ri” ndaj shtetit të
“përbashkët”. Jo, atë të vjetrin me vite të Gruas time besnike, që shkaku juaj
nuk jeton më në këtë Shtëpi. Përndryshe, pa ndihmën e juaj, nuk do të lindte as
ky shkrim publicistik. Poashtu, ma bëtë me dije, se: pas kaq viteve, që Ajo
Grua besnike nuk ëshë gjallë më në Shtëpinë e Babait. Unë ia kam blerë atë
Shtëpi asaj me paratë e mia të arave Babait. Jo, të popullit. Honorareve të
librave, dhe shkrimeve të mia publicistike. Nuk ia ka dhënë as Shteti Shqiptar.
Aqmëpak, ai i “përbashkët demokratik” i “vëllazërim-bashimit”. Borxhet e saja,
Unë i laj edhe sotekësajdite,
përsëgjalli. Nuk ka problem si shkrikmtar, i mbuloj borxhet e saja, edhe përtej
Varri...