Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Nëpërkëmbja e arsimit dhe kulturës
E diele, 11.08.2024, 05:55 PM
NËPËRKËMBJA
E ARSIMIT
DHE
KULTURËS
NGA
KALOSH ÇELIKU
Rrezik,
është për një popull, kur partitë politike shqiptare posa hipin në pushtet
merrren me arsim dhe kulturë, e jo me politikë. Sot, i gjithë populli shqiptarë
janë politikanë?! Lëmsh i kanë bërë profesionet. Në vend, që të merren me
profesione hyjnore, personalitete të arsimit dhe kulturës, ato merren me
politizimin e tyre si partizanë partiak. E kanë marrë nëpër këmbë me vite
arsimin dhe kulturën shqiptare brez pas brezi, përderisa këmbekrye kanë qenë
dhe janë në pushtet e opozitë si “vazalë” besnik politik të “vëllazërim –
bashkimit” Neokomunist.
Rrezik,
Partitë Politike Shqiptare merren me arsim dhe kulturë! E, jo me politikë. Nuk
i lënë të lirë të merren me këto profesione personalitetet e dëshmuar të
arsimit dhe artistët e kulturës. E kanë marrë nëpër këmbë me vite arsimin dhe
kulturën shqiptare brez pas brezi, duke ia zënë edhe frymën, përderisa kanë
qenë dhe janë në pushtet me të dyja këmbët. Themelimin e gjoja të
institucioneve të tyre partiake arsimore dhe kulturore të përkohshme, vetëm per
një përdorim, duke i politizuar tmerrësisht me vite deri në palcë.
Insitutucione
arsimore dhe kulturore me veshje partiake këmbekrye, që dihet nuk kanë jetë të
gjatë. Mure gur mbi gurë, që i ka ndërtuar me përpjekje partia tjetër simotër
Ditën, e partia “fituese” i rrënon Natën. Edhe, atë: posa hynë në qeveri dhe
pushtet. Nuk merret me të arriturat e motrës saj paraprake në pushtet dhe
gabimet politike, por merret me shkarkime dhe emërime me poste partiake të
partizanëve saj duke i zëvendsuar me gjysmëanalfabetë. Edhe, pse janë pjella e
tyre politike, kopila me poste partiake. Dhe, jo arsimdashës, artistë
profesionistë. Rikthim prapa me vite, përtej analfabetizmit edhe më zi se
sistemi komunist ish jugosllav. Nuk ka problem, them vetëmevete mes librave: me
gjithë postet partiake dhe pasuritë personale dhe familjare, le ta thyejnë
qafën, por jo edhe me emërimet dhe shkarkimet nga postet arsimore dhe kulturore
sipas arshinit të tyre partiak antishqptarë.
Jorastësisht,
edhe problemet më të mëdha si popull shqiptar, i kemi edhe Sot?! Pavetëdije, i
kemi me vite në arsim dhe kulturë. Themelet e një shoqërie, shteti demokratik.
Shkaku, se: fatkeqësisht për çdo katër vite, partitë politike shqiptare merren
me arsim dhe kulturë, dhe jo me politikë shqiptare për Ditën e Nesërme. Haptas,
me hakmarrje partiake. Shkarkime dhe emërime me poste partiake qeveritare.
Aspak, me profesonistë sipas meritave të vendeve të punës për Ditën e Nesërme.
Fatkeqësi kombëtare, që sot na hakmerret si popull shqiptar. Jo, edhe Zoti.
Qoftë shqiptar, katolik, musliman, apo ortodokës. Partitë politike, lindin dhe
vdesin pa varr.
Por,
arsimi dhe kultura shqiptare nuk vdesin kurrën e kurrës. Edhe, përtej
shekujve...