Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ura e “Xhehnemit” (Ferrit)
E hene, 12.08.2024, 05:56 PM
URA E “XHEHNEMIT” (FERRIT)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Besimtarët
muslimanë, e dinë se kush është Ura e “Xhehnemit” (Ferrit). E gjërë, sa një
fije floku. Pak veta e kalojnë atë Urë për në “Xhehnet” (Parajsë). Ngase, ajo
Urë, gjatë kalimit të besimtarëve për në “Xhehnet” (Parajsë), njerëzit e
ngarkuar me mëkate i lëshonë në Zjarrin e “Xhehnemit” (Ferrit). Por, nuk e dinë besimtarët e feve tjera, që
jetojnë në këtë botë plotë mëkate. Sidomos, banorët e Mitrovicës të Kosovës.
Hë
për hë, ajo Urë pas Lufte (1998 – 1999), ende e mbyllyr mbi Ibër, i ka ndarë
shqiptarët dhe serbët në një qytet ish jugosllav. Edhe, pse: dikur në sistemin
komunist jetonin si “vëllezër”. E sot, jetojnë të ndarë si armiqë historik, në
Mitrovicën e Jugut. dhe Mitrovicën e Veriut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta hapë atë Urë me
forcë politike paqe pa dialog, t’i bashkojë shqiptarët dhe serbët në një qytet,
por nuk do kryeministri i Serbisë Vuçiçi. Nuk duan, as vetë serbët të jenë “vëllezër”
me shqiptarët. Urën e “Xhehnemit” (Ferrit) pas Lufte (1998 – 1999) e kanë
shpallur kufi politik mes shqiptarëve dhe serbëve në një qytet të Kosovës. Edhe
pse, gjatë sistemit komunist jugosllav, ajo Urë mbi Ibër ka qenë Urë bashkimi,
kanë marrë dhe kanë dhënë mes vete edhe gra. Me vite kanë lindë edhe femijë
kopila.
Sot,
pak veta atë Urë mbi Ibër mund ta kalojnë për në “Xhehnet” (Parajsë). Nesër,
nuk i dihet përfundimi. Shkaku, se: ajo Urë mbi Ibër gjatë kalimit për në
“Xhehnet” (Parajsë), mund t’i lëshojë shqiptarët, edhe serbët me mëkate në
Zjarrin e “Xhehnemit” (Ferrit)...