Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Pasqyrë për ta parë veten ditën e nesërme në liri
E premte, 13.09.2024, 05:55 PM
PASQYRË PËR TA PARË VETEN
DITËN
E NESËRME NË LIRI
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Përgëzime, Autorit anonim të karikaturës publike bombastike - artistike në
mjetet e informacionit, për Urën e Ibërit në Mitrovicën e Veriu. Për Ditën e Nesërme, në
Liri)!...
Karikaturë, që si
shkrimtar i “vetëshpallur rebel, problematik”, edhe nga miket e mia besnike dhe miqtë e Penës, më inspiroi për këtë shkrim publicistik
letrar. Ndoshta, Nesër edhe për librin tim më të ri: “Përtej Ditës
Nesërme (2024). Shkaku, se: edhe, ne e kemi një Maqedoni të Veriut në Shkup. Dhe, Ditën e
Sotshme: sipas politikanëve në pushtet dhe opozitë: Endekacafyten si parti
politike mes tyre si argatë politik me vite, për poste partiake. Ende, merren
me gjuhën shqipe. E, nuk merren me barazinë e dy popujve shumicë në Maqedoninë
e Veriut. Dhe, sipas veprimeve të partive politike “madhore”, e presim
duarhapur” edhe një Maqedoni Perëndimore. Shtet të tretë shqiptar, në Ballkan.
Dëshmia, jetojmë
me ëndërra të partive politike, dhe deklarata para kamerave televizive:
“vëllazerim–bashkim” Komunist, dhe Neokomunst, duke u zgërdhi dhe nxjerrë
dhëmbët me selfie në Facebook dhe Instagram. Edhe, atë: me votat e popullit
shqiptar, në Diëtn e Sotshme, kur zjarr na digjet mbi krye mesdite në Ferr, deri në Vdekje.
E ngjajshme me
Ditët e egëra të Djeshme komuniste jugosllave: “marrëveshjet paqësore”
politkike – maratonike, mu si Sot: mes Serbisë dhe Republikës të Kosovës, ende me frymë komuniste
jugosllave. Sot: Urës të Daçiçit dhe Kurtit, në pushtet: Dy dhitë
kryeneqe politike -partiake, në Ballkan. Që, me siguri nuk e kanë
lexuar rrëfimin e Abetares në gjuhën shqipe në sistemin komunist, jo edhe
Neokomunist: “Dy dhitë kryeneqe” mbi vigun e urës”.
Shkaku, se: në të
gjitha sistemet komuniste, dhe Neokomuniste (“demokraci”), ky rrëfim i Abetares
ishte arsimor - adukativ. Vetëmse, jo edhe në “demokracinë” politike. “Liri”
(“Sallmadi”).
Edhe, pse: Sot,
nuk e hasim këtë porosi Atëdhetare në Abetare. Moti kohë, është tërhequr nga
plan - programet arsimore të shkollave shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta,
edhe në Shqipëri, dhe Kosovë. Nuk, e di Unë, si shkrimtar. Janë, përzier
Kungujt e Stambollit, me shalqinjtë.
Partritë politike
shqipetare, në pozitë dhe opozitë, ende merren me flamurin kuqezi dhe gjuhen
shqipe?! Dhe, jo me barazimin e dy popujve shumicë në Maqedoninë e Veriut?!
“Një mut janë, por
janë muti jonë”. E, ka thënë Osman
Balli. Nuk e kam thënë Unë si shkrimtar shqiptar. E, përsëris: e ka thënë Osman
Balli, një patriot shqiptar nga Kërçova, që jetoi dhe vdiq në Amerikë. Edhe,
pse: utbashët e Kërçovës ia përcollën përmes një misionari edhe një porosi: “ I
thuani Osman Ballit, mund të vijë në Kërçovë, e kemi falur”. Osman Balli, i
ishte përgjigjur misionarit: “Ato më kanë falur, por unë nuk i kam falur”.
Përmëkeq, pas
Luftës fundit në Maqedoninë e Veriut
(2001), vrapimeve për në “Liri”, dhe vëllazërim- bashkimit të popujve të
Ballkanit, në këtë shtet “demokratik”, ende Neokomunist jugosllav, Sot:
Maqedonia e Veriut, herët këtë rrëfim e ka hequr nga Abetarja. Edhe, pas Lufte
në “Liri”. “Vëllazërim – bashkimi” Neokomunist, është, zëvendsuar në librat
leximit me “poema të përgjakshme” komuniste jugosllave, dhe fragmente të
duhanvjelësve të “vëllazërim - bashkimit” ish jugosllav. Sot: Neokomunist.
Që, përveç, Dy
dhive kryeneqe në politikë: kokë më kokë, që i mori me vete mes dallgëve të
rrëmbyeshme fushave, livadheve dhe hurdhave. Rrugëve qorre, edhe disa viktima
të pafajshme njerëzore. I ngjajshëm me montimin e disa rasteve
politike në kurriz të popullit shqiptar. Dhe, të fundit katrasofal: me rastin e
Kumanovës, në “Lagjen e trimave”.
Përpak, desh u
përplasa edhe Unë si shkrimtar me Dy brirët e Dy dhive kryeneqe kokë më kokë të
Abetares tek “Ura e Iberit”. E, jo te “Ura e Gurit”, në Shkup. Asnjëra dhi, nuk
e lëshonte rrugën. Edhe pse, dihet: jo Unë me poezi dhe në Libra me
publicistikë letrare. Aqmëpak, rrugën mbi Lumë te “Ura e Gurit” në Shkup,
Kalimin matanë Vardarit, te “Parku i Grave”, para këmbëve të Pjetër Bogdanit,
përpara Kuvendit të Maqedonisë Veriut të “Vëllazërim – bashkimit”. Urë, që e
lidhë një qytet historik ende të ndarë me shekuj. Sot, i ndarë rne Lumin
natyror Vardar në Shkup, në dy qytete:
“maqedonas”, dhe shqiptar. Edhe, atë: Sot, me politikë “madhore” para popullit
të “vëllazërim - bashkimit”?! Shekull, kur u rrezua “Muri i Berlinit”. Dhe,
mbeti “Ura e Ibërit” dhe “Ura e Gurit”, në Shkup?! Që, me shekuj e pushtuar dhe
robëruar, në ish sisteminin Komunist për “paqe”. Dhe, Sot: për Luftë?! Liri,
dhe paqe?!
Provokim politik
historik, i partive “maqedonasse” dhe shqiptare, në pozitë dhe opozitë me votat
e popullit. Edhe, i Shqiptarëve, të Maqedonisë Veriut me “vëllzerim –
bashkimin” e rrejshëm, Edhe, “maqedonasëve”. Dje, komunistë besnik, Sot:
Neokomunist jugosllav. Tërheqjen e Luftës nga Ukrahina, dhe shpërthimin e një
lufte të re “vellavrasëse” në Kosovë. Ose, në Maqedoninë e Veriut.
Pykë shelgu antishqiptare
e arnuar me shekuj, dhe për nxitje të një Lufte të Tretë Botërore. Pavetëdije,
se: shqiptarët deri më Sot, ende asnjë Luftë nuk e kanë nisur të parët, dhe nuk
e kanë në dorë si politikë kombëtare. Edhe, pse veten e kanë gjetur përfundi:
mu si ai rrëfimi i popullit shqiptar, Ose: (ndoshta edhe i Babait si thënje
profetike me kalë me shalë për Ditën e Nesërme): “Unë, do ta nis luftën, por
ama mua do të më kërkoni përfundi”.
Aqmëpak, sa e di
unë si shkrimtar deri më Sot: nuk e ka pushtuar një popull arsimi dhe kultura,
por politika e partive politike për pushtet me të katra pas posteve partiake
nateditë. Sot, me partitë politike shqiptare në këtë “derexhe”, për t’i vajtuar
edhe deri në Agim, me dajre e Gra
Zajazi, të dalldisura e arratisura me vite. Dhe, tërhequra përkërpeshi fushave,
arave dhe maleve, Livadheve me ferra te “Çifliku i Xha Derallës” me
brekët ende nëpër këmbë.
E gjithë puna
politike për zgjidhjen e kufinjëve të rinj në Ballkan, nuk mund të zgjidhet pa
pajtimin e popullit shqiptar. Parullë e tij historike: “O me hatër, o me
luftë”! Ende, është në duart e popullit shqiptar i ndarë në disa shtete, dhe
superfuqive botërore, që me shekuj janë duke bërë pazare dhe copëtuar me vite
Territoret Etnike Shqiptare. Herë me “paqe”, e herë me luftë. Ndoshta, dhashtë
Zoti, Sot: Ndërkombëtarët përpiqen ta përmisojnë gabimin e tyre politik
historik, që e kanë bërë me shekuj ndaj popullit shqiptar.
Qesharake, ë?! Që,
ende si popull shqiptarë, jemi në Robëri te “Vëllazërim-bashkimit”. Dhe, jo, në
Liri, mu si ato hutat me veshë, symëshelë të dalldisur dhe arratisur pas
posteve partiake, shpellave politike me shqipnjën kuqezi. Dhe, mezi prisni t’u
suleni si skifterët pulave qafërjepura në mes të Lëmës.
Serbia dhe Kosova,
pas disa “marrëveshjevje paqësore” politike në Bruksel dhe Ohër, para emisonarve Evropianë, kësaj radhe me hapjen e
“Urës të Ibërit”, u rrëfyen me Koronavirus dhe Pandemi politike, pa maska në
politikë, dhe brekë në bythë për Ditën e Nesërme, si Dy dhitë kryeneqe partiake
në vigun e lumit të Abetares ta kalojnë Lumin. Asnjëra, duke mos ia lëshuar
rrugën mbi “Urën e Ibërit”. Lumit rrëmbyes malor dallgë – dallgë me shekuj.
Prandaj, edhe të dyja dhitë kryeneqe, Ditën e Sotshme ranë bythekrye mes
dallgëve të Lumit malor në Ibër,
Mitrovicën Shqiptare. Sipas serbëve: Mitrovicën e Veriut.
Vetëm, se: fati i
këtyre Dy dhive kryeneqe dhe njerëzimit, e di populli shqptre. Nuk ranë në
lumë, por në fushën e shkretuar politike. Prehërin e Bashkimit Europian, dhe
miqëve amerikanë. Mos, e dhashtë Zoti në prehërin e Serbisë, dhe Rusisë. Ose,
Turqisë.
Sot, i shpëtoi
politika miqësore ndërkombëtare. Nuk u mbytën në dallgët politike të Ballkanit
(“Buren e barotit”). Edhe, gjatë kohë do t’i përkundin në djep supërfuqitë me
“lule – lale”, t’u dale gjumi.
Terrë, dhe “Liri”
shqiptare. U shpartalluan idetë e tyre politike me ndihmën e Ndërkombëtarëve,
edhe nga Policia e Kosovës si shtet i pavarur ende jugosllav’.
Pasqyrë politike,
për ta pare veten Ditën Nesërme Shqiptarët?!...