Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Gomari para se të cofë qetë me dy shqelma
E diele, 08.09.2024, 05:50 PM
GOMARI PARA SE TË COFË
QETË
ME DY SHQELMA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk e kam thënë
Unë si shkrimtar shqiptar këtë Urti popullore, e ka thënë populli për Ditën e
Nesërme. Unë, vetëm e huazova nga
populli në shkrimin dhë Librin tim publicistik më të ri: Përtej Ditës Nesërme, që së shpejti pritet
ta shoh dritën. Dhe, lindë Nesër në Ballkan edhe një Shtet i Ri shqiptar.
Paralajmërim historik për një popull shqiptar:
Lindja e shtetit tretë të Ri shqiptar, në Ballkan me shumicë shqiptare, moton e
“vëllazërim–bashkimit” komunist jugosllav. Ose, Neokomunist Evropian?!
Shqipëri, hë për hë, ende invalide me tre shtete në Ballkan. Ditën e Sotshme,
pa një Shtet Enik Shqiptar. Që, Sot: pa Shqipëri Etnikke, nuk ka “-
vëllazërim-bashkim” jugosllav. Fatkeqësisht, “vëllazërim-bashkim” ish komunist.
Këmbekrye Neokomunist, ende gjallë me brekët arnë përmbi arnë nëpër këmbë para
syve të botës.
Gjithë këto parti
politike shqiptare, ende gjallë me thasët arnë përmbi arnë me vite, dhe
bërllokun nateditë mbi shpinë para dere me “vëllazërim – bashkim” ish
jugosllav: serbo,-“maqedonas”, dhe evropian. Përkrahu me miqtë amerikanë, dhe
parti argatë koalicioni politike (“udhërrëfyese”) për Ditën e Nesërme?! Edhe,
në pozitë dhe opozitë me vite me gjithë këto parti politike shqiptare në
pushtet dhe opozitë mes të Ballkanit, “Bures barotit”?! I kemi pasur, dhe i
kemi ende me vite mbi shpinë, partitë politike shqiptare, që lindin si
këpurdhat pas shiut, edhe Ditën e Sotshme, duke vrapuar me të katra pas posteve
partiake, pasurisë personale dhe familjare.
Dhe, jo
rastësisht, Ditën e Sotshëme: Gomari i Nastradin Hoxhës para se të cofë mesdite, qetë me të dyja këmbët e prapme
shqelma në “hava”. Edhe, atë: Sot, kur nuk do ta ngrejë zërin kryengritës për
Liri. Samarin me shekuj mbi shpinë ta hudhë në lumë me gjithë “Vëllzërim –
bashkim”. Dje, jugosllav, Sot:
Nekopmunist, samarë mbi shpinë. Barrën, me shekuj mbi samarë sot, ta hudhë me
gjithë thasë në lumë.
Nuk e kam thënë
Unë, e ka thënë populli për Ditën e Nesërme në Liri.. Paralajmërim historik për
një shtet të Ri, që Nesër do të lindë me “vëllazërim – bashkim” jugossllav.
Dëshmi që, ende populli shqiptar përsëgjalli merrret me shekuj me “vëllazrim–
bashkimin”, dhe heronjtë nëpër varre?! Aspak, me Shtetin e tretë Shqiptar të
Ditës Nesërme. Pamarrë parasysh jetën e
tyre politike, përtej Ditës Nesërme.
Gomari para se të
cofë, qetë me dy shqelma në mes të “ Bit- Pazarit” në Shkupin Hitorik. nuk
e kam thënë Unë. E ka thënë populli Shqiptar...