E shtune, 09.11.2024, 03:17 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Zyra me çelësa pas dere

E shtune, 05.10.2024, 05:54 PM


ZYRA ME ÇELËSA PAS DERE

NGA KALOSH ÇELIKU

Ja, pas sistemit komunist jugosllav, erdhi ai Neokomunist me brekët nëpër këmbë. Edhe, atë, politikanët pa kokë në qafë. Mirëse, erdhe o burrë në politikën Shqiptare, këmbekrye në pushtet! Duartrokitje. për Ditën e Nesërme! Dhe, përgëzime sistemit Neokomunist!

Sistem Neokomunist, më i rrezikëshmi deri më Sot për shqiptarët. Saherë, që vinin në pushtet Partitë Politike Shqiptare, politikanët shqiptar, përfundonin si argatë në Teatrin e Kukullave Politike antishqiptare. Parti Politike Shqiptare, me Don Kishotë në ballë. Tobuzë në duar, që mbushin institucionet shtetërore me aktivistët e tyre trusakatë partiak të “vëllazërim – bashkimit”. Dhe, jo me profesionistë të dëshmuar shqiptarë tek ne, dhe nëpër botë. Po, me ato veshje të rrejshme, dalldisura partiake, dhe të arratisura komuniste, edhe Sot: Neokomuniste ish jugosllave. Fatkeqësisht, ende Neokomuniste, me “tirqi e xhamadanin vija – vija”. Sahatë me qystek përqafe. Nuk kam problem, me “vëllazërim – bashkimin”?! Po, si mund të bëhemi vëllezër edhe Sotekësajdite me kopilat e Njerkës, kur nuk jemi ende të barabartë në shtetin e “përbashkët”: as me pasuri, arsim, kulturë dhe të drejta kombëtare. Liri?!

Dy vëllezër lindin dhe jetojnë bashshkë me vite në një Shtëpi. I ka lindur Nëna, dhe Babai nga një gjak, dhe më vonë ndahen si vëllezër. Ato, nuk merren me ndarjen e lugëve dhe enëve, por me ndarjen e trashëgimisë të pasurisë nga Babai dhe Nëna:  Shëtpisë, arave, livadheve dhe maleve.

E me çka merreni ju si politikanë shqiptar, përveç partive juaja të arratisura dhe dalldisura politike?! Sot: ende në pushtet, dhe opozitë: me gjuhë shqipe, flamur kuqezi, arsim, kulturë, dhe të drejta të barabarta kombëtare shqiptare?! Lakuriqë pasmesnate, ende pa Shtëpi dhe barazi kombëtare. Liri. Kur, ende çelësat e zyrave partiake i keni harruar pas dere?! E, mua më sillni në një situatë arsimore – kulturore pakrye politike, t’ua përplas, mbyll derën si parti politike shqiptare, apo t’u trokas në derë me çelësa përjashta pas dere. Në vend, që të merrem me Letërsinë. Vetëveten?!

Megjthatë, e pajtova disi Veten rebele, t’u trokas në derë. Dhe, trokas, pasdere. Heshtje, pa përgjigje, matanë derës. Dhe, e hapa derën. E pash më këmbë duke biseduar me telefon celular një grua me shpinë para meje. Tjetra, e nënqethur gati me rrënjë të flokëve, pasi i përshëndes me mirëdita në gjuhën zyrtare të shtetit “përbashkët”, u them: më falni! Përsëri, paskam hyrë gabimisht! Shkaku, se: edhe më parë para disa ditëve, kisha hyrë gabimisht në një zyrë tjetër, duke menduar se kam hyër në zyrën e një “shefeje” shqiptare me “Besë”, “të partisë politike shqiptare, kukull në pushtet. Dhe, e përshëndeta me mirëdita në gjuhën shqipe. Shefja maqedonase, mu përgjigjë me mirëdita, në Gjuhën Shqipe?!

-E mora përmes E –mailit një mezazh për plotësimin e dokumneteve mia administrative, në lidhje me konkursin e Ministrisë.

-Jo, je në vendin e duhur, më thotë gruaja ende më këmbë. Unë ta kam dërguar atë mesazh. Dhe, më përgjigjet: jemi harruar me vite. Gati, as edhe nuk njihemi?! Tek, tashrti e pash se: ajo grua ishte një profesoniste kulturore administrative me vite në Ministrinë e Shtetit të “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”, ende me administratë kulturore nëpër këmbë.

Po, më falni, iu përgjigja, me ju njihemi moti kohë, por me kolegen tënde “Eburgosura”, nuk njihemi, e shoh për herë të parë në këtë zyrë. Edhe, pse: më pëlqen! E nënqethur me rrënjë të flokëve. Ajo qeshi, dhe më përgjigjet:

-Njohtimin për publikimin e librit tënd Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dhjetë drama groteske), si botim i autorit e ke vulusur me vulën e LSHSHM –së, edhe e ke nënshkruar. Dhe, më në fund e ke shkarravitë.

-Po, iu përgjigja. Shprehi, Shkrimtari, Gjithë jetën nuk jam marr me Veten, por me LSHSHM –së. Ajo, përsëri, qeshi.

-E, a i ke vulat me vete?

- Po, i përgjigjem, në çantën e lëkurës të krahut. Edhe, librat e realizuar sipas kontratës të konkursit. Nëse, nuk janë humbur zyrave.

- Atëherë, mbushi këto kërëkesa sipas nënshkrimit të kontratës. Nuk ka problem, i përgjigjem. Por, sot: nuk i kam me vete syzat. A, mundet, pasi është ditë e premte, të hënën t’ua dorëzoj kërkesat e përfunduara?!

-Mundet, më përgjigjë ajo. Vetëm, mos harro ta vulosësh përsëri librin tënd: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin, me vulat e LSHSHM –së!

- Jo, i përgjigjem. Dhe, dola nga zyra me çelësa pas dere.

Ditën e hënë, ajo derë përsëri ishte me çelësa pas dere. Në hyrje, nuk kishte as portier. Me siguri thash me vete, është kohë pauze: gati të gjithë ishin përjashta para hyrjes të Ministrisë. Hyra si kaçakët e malit Zajazit, pasi kisha hapësirë edhe pak minuta për t’i dorëzuar kërkesat. Hipa shkallëve, dhe e kërkoj numrin e zyrës. Përsëri, e kisha ngatërruar me numërat e zyrave. Nuk e gjeja dot, derën. E pash, përsëri një derë me çelësa pas dere. Thashë, me vete: me siguri do të jetë kjo ajo derë, zyra e të “Burgosurës”, t’ia dorëzoj kërkesat. Posa e hapa derën, përçudi, nuk ishte “Eburgoasura” në vendin e saj të punës, por shtatë - tetë gra në zyrë kokëmëkokë. Thashë, me vete: pasi i përshëndeta: përsëri, e paskam gabuar zyrën e “vëllazërim – bashkimit” t’i dorëzoj kërkesat administrative. Njëra, nga të pranishmet, me siguri shefja, pasi i shfletoi dokumentet më përgjigjet:

-Edhe, kësaj radhe ia paske futur shkarravinë.

- Po, iu përgjigja. Unë. ia kam rrasur shkarravinë deri në h… si gjithmonë në shkrimet e mia publicistike, dhe libra. Edhe, dola nga Zyra me çelësa pas dere, duke i përshëndetur me një: Ditë të bukur!...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora