Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Xhindet më gjetën edhe në Prishtinë
E marte, 22.10.2024, 05:53 PM
XHINDET MË GJETËN
EDHE
NË PRISHTINË
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Udha nëse të bie
në Shkup)
Udha, nëse të bie në Shkup:
mos më kërko në Parlament!
As, në ndonjë ministri, jugosllave,
As kabineteve Qeveririse mqedonase!
Udha, nëse të bie në Shkup
kërkom te Rrapi, nën hije.
Ose, në mesin e të marrëve
Te “Parku i Grave”! LIRI...
(Murosja e Nuseve)
Edhe sot, i varrosim të gjalla
nëpër këtë Qytet Nuset.
Po, nuk ua lënë nga një gji
jashtë për poetët...
(Vdis sonte)
Vdis sonte! Dhe, ngjallu përsëri
Gjithë liqenin do ta pi!
Trofta e ngjala do t’i nxjerr
në breg
kot përpiqesh të ikësh nëpër
Dri te Zi.
Gjithë liqenin do ta pi!
Vdis sonte!...
(Lutja e natës)
Dikush falet në kishë
dikush në xhami.
Unë me dy buta në duar
Falem, dhe lutem mbi Ty...
(Le
të më hanë gratë)
U besoj grave të marra
kur natën lahen në liqen.
E, Unë me një shishe verë në breg
dëshiroj të bëhem grep.
E pres ta kafshojnë vargun
t’i hedh në shtrat:
më mirë le të më hanë gratë,
sesa qentë e ngratë!...
(Nëse vini në
varrimin tim)
Mos harxhoni fjalë
mos derdhni lotë,
Mos më sillni lule!
Atë ditë kur të vdes!
Më sillni verë
ma sillni Miken Di:
Tri Cucat me dajre,
nëse doni të çohem
nga Varri, si burrat:
Dhe, t’ju përshëndes...
(Nuk ngihem me detin)
E piva qiellin
liqenin
detin.
E ju thoni se jam i dehur?!
Jo, këlyshë, Unë jam i etshëm
po ju që jeni të tredhur
o burra pushteti!
E piva krejt liqenin
Se, nuk më ngiu deti...
Kam jetuar si Poet
Nesër mund të thoni plot
gojën: E shanë,
e ndoqën, i kurdisën linçe
itelektuale.
E akuzuan si rebel, e përzunë
nga puna.
E thirrën edhe në biseda
informative,
e ndanë nga gruaja, e martuan
pa dasëm
herë me Miken, e herë me një
lavire.
Megjithatë, sot mos t’ju vijë
keq për mua
Që, në këtë luftë heroike kam
hyrë vetë.
E kam ditur moti: Kë ta urrej
e kë ta dua,
Nuk kam jetuar si qyqe, por si
një Poet...
Ringjallja në prehërin
e Cucës Boheme
Në shtëpinë tonë kurrë! Edhe
sot
Nuk është mbajtur Zi. Heu!
Edhe, kur ramë në luftë. Jetë
Njëherë lindet. Njëherë
vdiset.
Edhe pse: Unë linda dy herë
Dhe, njëherë vdiqa. Nuk e di
Imzot!
Edhe, sa herë do të vdes.
Ringjallem:
Në prehërin e Cucës Boheme.
Nën Rrap
Me dy shtamaverë. E një qiri
mbi kokë.
Unë nuk vdes. Nuk më mbyt
helmi
Nuk më zë plumbi… Zjarri...
Uji…
Cuca Boheme për mua është
Vdekja
Që më jep gji. Verë nga ato dy
shtama
Varrin ta ngarkoj në shpinë.
Veten
Ditën e Mdhe. Natën pas Hënës
plotë…
(Xhindet e natës më gjetën
edhe në Prishtinë)
Xhindet,
e di: më kishin në dorë si fëmij
Edhe,
më hudhnin,
vidhnin pasmesnate:
Shtrati
i Nanës, Babait. Dorë më
dorë?!
Pak,
para Agimit: më këthenin mes tyre
Unë
mes Nanës dhe Babait, vazhdoja gjumin.
Ditën e
Nesërme, Unë ua rrëfeja ngjarjen
Ato,
s’e besonin. Thoshin: ke parë ëndërr?!
Ika
nga Kërcova. Mendova, e shpëtova Veten
Nga
Rrospia Xhadi, duarmëdorët e tyre politike.
Shpëtova,
majë lisave, rrëzë “Çuke”. Dhe, çative.
U
arratisa, dhe dalldisa diskolubeve të Natës
Me
Gratë e mia besnike. Muzikë: The Beatlles,
Rolling
Sotenes, Janis Joplin, Led Zeppelin.
Ika,
edhe nga Shkupi. U strehova në Paris
Po
atë vit, nga Parisi, u arratisa në
Prishtinë.
Përsëri,
u ktheva në Shkup, Luftën me Penë.
Gjatë një manifestimi kulturor në
Prishtinë
Herët në
mengjes, e shoh Lindjen e Diellit.
Lindje,
që
nuk e kisha parë vite me radhë
Shtegëtimeve
mia me poezi, Atdhe dhe Botë.
Që,
nga fëmiëjria ime në shtëtpinë e
Babait.
Ditën e
Nesërme, e përfundoj në Prishtinë
Lindjen Time studentore, arsimore. Univesitet.
Edhe
atë: me derën e mbyllur të dhomës
Time.
Prsomale,
me shtama verë, pa brekë, Lakuriq,
Po,
Siç më kishte lindur Nana ime, rrëzë “Çuke”.
Padidur, Xhindet më kishn nxjerrë në korridor:
Unë kisha dalë përmejdis kufinjëve Atdheut.
Ose, këmbeduar pa armë në brez. Lauriq.
Edhe, kam,
qenë pa
brekë në bythë. Lakuriq
Megjithëatë: Kryengriëtsin e kisha me Vete.
Gjithë
dyertë e hapura krah më krah atë
Natë:
Vetëm,
Dera e dhomës time mbyllur me Çelës.
Përkarshi,
dhomës time, i pash dyert e hapaura
Pasmesnate.
Edhe, shtruar gati miqëve.
Unë,
emde lakuriq, jashtë dhomës time.
Ballëpërballë, xhindeve
. Që, më ndiqnin Natën
Vetëm,
Dera Ime e mbyllur me Çelës?!
I
tthem Vetes: Kalosh Çeliku, dyertë e hapura
Po,
Dhomën Tëde, ende e ke nën Dry?!
Futja,
o burrre një sy gjumë dyerëve hapura:”?!
Shtrihem
në
shtrat. Dhomës, përkarshi Meje
Mesditë, më
del gjumi. Pasdite. Kërkoj, ndihmë:
Këthemni,
në
Dhomën time përkarshi, 208 -të!
Xhindet,
dorë më dorë më hudhën Natën
Siç
duket, më gjetën edhe në Prishtinë?!...