E premte, 11.10.2024, 10:56 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Për midis Pazarit të Shkupit

E hene, 30.09.2024, 06:55 PM


PËR MIDIS PAZARIT SHKUPIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Pasmesnate, më doli gjumi. Edhe, atë: pasi i kisha shëtitur disa vreshta me rrush në Vendlindje. Një kalavesh rrushi ende e kisha në dorë. Dy shtama me verë nën Rrap. Dhe, një Mike besnike në Shkup. Librat e Këndimit të kohës së Ernest Koliqit, si ministër i arsimit nën jastëk. Përgjumshëm e hap telefonin celular, ta shoh orën, dy pasmesnate. E lëshoj, si zakonisht Radio Shkupin. E dëgjoj këngën popullore, Për Midis Pazarit të Durrësit:
P
ër midis pazzarit të Durrësit,
Mos ma hudh dor
ën serbes,
More Selimi Sefer Hut
ës,
Mos m'i z
ë vetllat me fes!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallandyshe hej hej hej,
ma
ço menen gjithandej.

Un m'ket an
ë e ti matanë,
P
ër midis kena ni sokak,
Ashtu ishte sikur t
ë thonë aman,
Porsi ylli me bajrak.

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj
Sy laroshen me lot ta qaj.
Dallandyshe hej hej hej,
Ma
ço menjen gjithandej.

Mora rrug
ën nga kalaja,
Aty gje
ç nji djalë të ri,
mu me ty me ka zon sevdaja,
Hajde djalo m
ë merr ti!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallndyshe hej hej hej,
Ma
ço menjen ghuthandej.

M'i g
ëzofsh dimit mermeri
Kur m'i vesh goca n'pazar,
Do ti lutem e do t'i themi,
Me merr mu se jam beqar!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallndyshe hej hej hej
Ma
ço menjen gjithandej.

Rash
ë e vojta nga Shijaku,
Paska dal mexhliz i ri,
Mynofiku din dushmoni,
Q
ë s'na len me bo dashni…

Këngë popullore të cilën e dëgjoja asaj kohe tinëz nga Radio Tirana, në Krëçovë: Për midis pazarit Durrësit. Përndryshe, po ta dinin rrufajanët e katundit, se e dëgjoja Radio Tiranën do t’i haja disa vite burg.

Këngë,, me të cilën unë si nxënës pas shkollës fillore e dhash edhe provimin pranues për t’u pranuar si nxënës i Shkollës Normale “Zef  Lush Marku” në Shkup. Rregulla për kandidatët e shkollës normale për mësuesë, që përveç provimit nga gjuha shqipe, duheshte para komisionit pranues të kendojnë edhe një këngë popullore. Vetëmse, asaj kohe komuniste para komisionit pranues, Durrësin e zëvendsova me Shkupin: Për midis pazarit Shkupit Edhe, e dhash prpvimin pranues. U pranova si nxënës i shkollës Normale në Shkup.

Ku t’i gjej Sot, ato profesorë, pasardhës të Ernest Koliqit?!....



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora