Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hendeku artistik që ekziston mes fëmijëve dhe të rriturve
E shtune, 02.11.2024, 06:59 PM
HENDEKU ARTISTIK QË EKZISTON MES FËMIJËVE DHE TË RRITURVE
(Vanghea
Mihanj Steryu: LAKURIQI I LULEVE
(LICURICI
CU LILICI) LSHSH -rë, Shkup 2924).
NGA
KALOSH ÇELIKU
I.Poezitë
dhe tregimet
Në
ditën e sotshme, është shumë vështirë për të hyrë si shkrimtar në botën e
fëmijëve e cila është rrethuar nga të katër anët me plotë rreziqe: televizorë, telefonë
celularë, lojëra kompjuterike. Facebook, intagram, e pak libra, lektyra
shkollore dhe revista për fëmijë. Shkaku, se: ata sot, nuk gëlltisin çdo gjë që
u bie nëpër duar dhe para syve, apo u afreohet pa kritere të arrira artistike
nëpër plan-programe shkollore. Qofshin ato, edhe: libra leximi, lektyra
shkollore, gazeta, revista për fëmijë, dhe emisione televizive. Ushqime
arsimore me afate të skaduara përdorimi për ditën e sotshme, që i rrituri e
përtypë pa probleme. Fëmiu i sotshëm, pas leximit të një poezie, tregimi romani
të pa arrirë artistik, nëse nuk i pëlqen, di edhe ta hudhë matanë shtratit në
shportën e hedhurinave: librin e leximit, Lektyrën shkollore, dhe revistat
letrare për fëmijjë, shkel e shko në shportën e hedhurinave. Që, sot: fatkeqësisht,
i kemi edhe me pakicë.
Vanghea
Mihanj Steryu me mjeshtri e ka kaluar këtë hendek artistik, që edhe sot
ekziston mes fëmijëve dhe të rriturve pa urë kaluese edukative –
pedagogjike-artistike. Guximshëm, me poezitë dhe tregimet, poezite dhe pjeset
teagtrale e tejakalon Veteveten, hyne ne Boten e femijeve.
Shkurtë,
po: hynë në botën e fëmijëve. I hap portat e fantazisë krah më krah, dhe i prek
lojërat e tyre, jetën pa brenga. Përderisa, Luna për ta festuar ditëlindjen
esaj, i shpie miqtë e vegjël edhe në pyll. Ua përzë frikën edhe nga kafshët
egra. Saqë, i thotë babait, se i do kafshët! “Ato më sjellin gëzim”. Vasili,
kur e pa këlyshin, sesi luante me këpucën e tij, e pastaj e çoi te shtrati.
Vasili e përqafoi këlyshin.”Shkrimtarja përmes poezive dhe tregimeve i edukon
fëmijët, që t’i respektojnë dhe duan të moshuarit. Gjyshin e tyre plak, që i
porositë nipërit t’i sjellin ujë të ftohtë nga stërgjyshërit. I cili, edhe i
shpërblen trimat me nga një ëmbëlsirë.
Vanghea
Mihanj Steryu, përveçse temave të lojërave, dashurisë për Atdheun, “shtetin e
perbashket” ish jugosllav, dhe problemeve tyre të përditshme të partive
politike të “vëllazërim-bashkimit”, ende pa tekste dhe lektyra shkollore, ajo
tek e ka ndezur tek ata, edhe si shkrimtare fantazinë e poezive për Ditën e Nesërme.
Dhe, tregimeve të saj nxitet edhe dëshira e tyre krijuese - artistike.
Vogëlushen
Tana, “që kishte dëshira të bukura dhe të qëndisura si zogjët në pranverë e
verë, degë më degë majë pemëve. Vogëlushja, që donte të rritet e madhe dhe më
shpejt të bëhet mbretëreshë.
Po,
koha nuk nguteshte hap pas hapi si Tana. Koha e rriste përditë e përnatë ngadalë
vogëlushen, që ngjante me një lulekuqe. Ikën pranverat, vera vjeshta dhe dimri.
“Tana u rrit si zanë e bukur” livadheve dhe fushave. U trembë Tana nga koha, se
u bë vajzë e maleve. Vitet po kalonin, dhe mosha po thyhej si krande. Dhe, i
dëgjoi vitet, që i folën: ” - Ah, Tanë! Edhe, ne ishim të vegjël, por u rritëm
dhe u plakëm nëpër vite.”Dëshira e Mitit, që të bëhet një artist dhe të luaj në
cirk.
Shkaku,
që: përmes tregimit fëmijët i shpie edhe në cirk. Natyrë. Artistët e cirkut,
kur e vënë edhe në provë mes egërsirave. Por artisti vogël u përgjgijet përmes
humorit dhe satirës me vargje: që, ata asgjë nuk kuptuan, Ditën e Sotshmse.
Klouni i cirkut e kap Mitin për hunde, ta shoh se çfarë inati ka vocrraku.
Mërzis, dhe bërtasë. Por Miti, nuk kishte turp. As, u mërzitë, po iu përgjigjë:
Ehu, klaun hunde me flokët si iriq… Pse, më rroke nga hundët?
- Nuk e
shikon se kam të ftohtë!” Dimër. Edhe, me pyetje të tjera ngacmuese artistike të
cirkut të partive politike. Edhe, që: e dhash provimin për artist, u bëra
anëtar i cirkut, përmes vargjeve me humor, dhe satirë për Ditën e Neësrme të “Vëllazërim-bashkimit”?!
Shkrimtarja,
patjetër: di t’i bëjë për vete fëmijët ta duan librin. Shkollën, Abetaren dhe
Atdheun. Edhepse, ngacmimi i vajzave dhe djemëve. Që, një ditë e zënë Diellin,
dhe ia shkurtojnë balluket e Ballit, rrugaçëve për Ditën e Nesërme
parashikuese. Lufta, vazhdon me libra dhe penë.
Dhe, i
miqëson edhe me natyrën, Lulekuqen. Bisedën e saj me gjysh Sterjon. Dashurinë
ndaj atdheut, për këngën arumune. Flamurin arumun. Shkrimtarja, veç ka hyrë në
botën e fëmijëve, dhe zemrat e tyre ende të paprekura, Shpalos edhe simpatitë
dhe dashuritë e tyre të para të bankave shkollore. Princët dhe princeshat e
tyre: frikën, thirrjet, dhe dhëmbjet për ndarjet e papritura. Hapat e tyre mes
librave për dashuri, dhe .Zanave të maleve me vallen e nuseve me pashterka të
kuqe.
Tregimet
e autores, përveçse porosive: kanë edhe mesazhe edukative – mësimore. Dashuri
të prindërve ndaj fëmijëve, por edhe fëmijëve ndaj prindërve.
Rrugën
e tyre të vështirë plotë hendeqe për t’ia arritur qëllimit, Ditën e Neasërme, që: duhet punë. Se: me punë, dashuri dhe dije të
mbaruar, arrihet çdo gjë në jetë, për Atdheun
II.Pjesët
teatrore
Shkrimtarja
siç duket, nuk kënaqet vetëm me poezitë dhe tregimet, por i shti fëmijët edhe me gjithë botën e tyre
natyrore në pjesët teatrore: Gjysh Kita,
Dy shoqet: Kata me Marushen dheVizantina e bukur me Dramaturgun. Pjesë teatrore,
që ngjallin kurreshtje, lojë, dashuri dhe fantazi në skenë. Jetën në fshat për
ta sjellur edhe para fëmijëve të qytetit. Shakatë e gjysh Kitos, që i ngacmonte
të gjithë duke ua ngjitë një bisht.
Zërian
ia dëgjoi edhe një gazetare, që me ekipin e televizionit e vizitoi në fshat.
Dialogu i gazetares me gjyshin, që nuk shihte televizion. Shkaku, se: kishte
televizionin e vet në shtëpi. Punë të natyrës: tradita, veshje, valle dhe këngë
me çifteli, Vajza të
bukura,... Djemë, bilbila dhe pasuri
natyrore arumune.
III.Vizantina
e bukur dhe Dramaturgu
Kulminacionin
artistik, autorja do ta arrij te drama Vizantina e bukur dhe Dramaturgut, duke
e ilustruar me një fragment nga kënga “Dasma arumune”: Ajde bre trim, të dy të
martohemi, Në kurorëzim trim eja të vemi. Nga kupa e dashurisë atje të pimë,
Jetën, o trim të dy ta kalojmë…Tema e dramës është, problemet martesore të
vajzave për gjetjen e një burri nga fisi. Rinjohja e vajzës me djalin gjatë
shfaqjes të një drame në teatër. Njëkohësisht, kur njihet edhe me poetin Mario,
i cili për ta reciton edhe një poezi daashurie. Pastaj unaza e diamantit, që i
lidhë krah për krahu t’i shijojnë llokumet e shijshme tek prindërit e
Vizatinës. Kohë, kur një kor me artistë të rinj këndojnë me zë: Dashuria është
gëzim. Ashtu është e bukur bota, Ashtu është e bukur jeta…
Këngëtarja
popullore, pas duatrokitjeve frenetike nga të pranishmit në sallë, e cila pas
disa duartrokitjeve frenetike, hov mori: për Nuset, dhe vajzat e mençura, që e rrëmbyenë dasmën, zemrat e të dashurve, dhe bëhen princesha.
Në fund
këndohet kënga: “Trim me sy të bukur”…