Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Me një ka zgjedhe nuk lërohet ara e Babait
E hene, 28.10.2024, 06:52 PM
ME NJË KA ZGJEDHE NUK
LËROHET
ARA E BABAIT
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Takimi parë
Natën e premierës)
(R.H.D.)
E takova për herë të parë në
Teatër
Natën e premierës. E qethur
keq.
Tullace. Sytë i kishte të
kaltërt
Asht e lëkurë. Thashë: E kanë
lodhur burrat.
Më tha: E dua, dhe e shkruaj
poezinë!
Atë Natëmadhe e përcolla deri
në shtëpi
Të nesërmen më solli një
fletore me poezi.
Dhe, që atë ditë pesë vjet e
përcollëm Natën
Matanë me verë e poezi. Një
ditë iku Qyqja
Nga Atdheu. E veshi ferexhen e
zezë.
Një vit e dënoi Veten. Një
ditë erdhi
Me një gjeth të vedhë në dorë.
Dhe,
I kaluam dy net në një shkëmb
mbi Liqe.
Edhe njëherë iku. Dy herë.
Përgjithmonë.
Thashë: Ta muros nën Rrap.
Përpara „Ilirisë„
Gji t’u japë poetëve që nuk
ikin nga Atdheu...
(Stolisje
me bukuri)
Mike, Ti po plakesh përditë
Përnatë. Veten sheh në pasqyrë.
E pyet me zë si Epërhitura:
Pasqyrë, kush është më e bukura,
Unë,
apo Laydi Di. Ose, Eshkundura?
E, ajo të përgjigjet: Laydi Di
Zemrohesh. E thyen copë-copë.
Mike, nuk ka faj pasqyra
As, Laydi Di. Eshkundura. Po, ne të Dy.
Plakemi. Stolisemi me Bukuri...
(Në
bregdet përcjell
e
pres anije)
Në bregdet përcjell udhëtarë
E pres anije nga Larg. Larg.
Mëkat. Nuk zbret Ti Mike
Deti me dallgë. Unë, gjallë.
Anija mes Deti. Unë, në breg
Larg. Larg. Ditë. Muaj. Vite.
Nuk zbret Ti. I bie Vetë not Detit...
(Tomi
i Riu)
Dalldiset. Kërcen nëpër dhomë
Luan me top. Dhe,
mi gris librat.
Lapsat m’i derdh nëpër dhomë
Kakë, thotë. Cil, edhe shtratin tim.
Tom, i them: Rri, në Kopësht
Kakës, je. Cilko. Rrugaç:
Qanë, pas dere: E hap, hynë.
Shshsht, i them! Jashtë, erdhi Daci Zi...
(Me
një ka zgjedhe nuk
lërohet
ara e Babait)
Im Bir vjen. Dhe, do të më qerasë
E di, ai: Unë, moti rri nën Rrap.
Hije. Mike me Dy shtama verë
Matanë tavolinës, një i marrë.
Im Bir, thotë: porosite një teke
Jo! Ara, nuk lërohet me një ka:
Po, dy qe zgjedhe. Para, një kalë.
Arat e Babait, nuk lërohen me një ka
Po, me dy qe zgjedhe. Dhe, një kalë...
(Sot
e lërova Arën
me
Dy palë qe)
Sot, e lërova Arën Time
Me dy palë qe me brirë.
Dhe, pa një kalë përpara
Gjokun, pullali me shalë.
Sot, e lërova Arën
Time
Përball Filipit Maqedonisë:
Me Dy palë qe me brirë
Gjokun pullali me shalë.
E mora pensionin 1.370 denarë
Edhe, atë: të Gruas besnike.
Përshkak, tatimeve ndaj shtetit
“Përbashkët” me vite, në pazar.
Dhe, Grave besnike. Xhadi
Që, ikën pas partive politike.
Unë kisha ditur, se: kam pasuri
Në emrin tim, në Bibliotekë.
Nuk e kisha ditiur deri Sot, se:
Arën e lërova me Dy palë qe.
Dhe, para qeve me një kalë...
Lufta vazhdon me
Penë
Po. Jeta vazhdon Miku im Poet
Edhe pse, patëm luftë të ashpër:
Me “armikun”. Koronavirusin.
Pandeminë, që na rrasi në burg
Edhe, atë shtëpiak. Bythekrye,
“Armikun”. Nuk ka poblerm.
Lufta vazhdon me Penë...
Mike me Hënë Drapër
nuk vij për darkë
Mike, me Hënë
Drapër mbi kokë
Mos më pritë. Nuk
vij për darkë.
Shkaku, se: sonte,
në shtrat:
Bythekrye, më ka
rrëzuar Poezia.
Po, Mike. Sonte,
jam në shtrat plepi
Me një gjel
kryengritës mbi kokë:
Nga piktori, Miku
Poradecar: KOCI.
Nuk më ka rrëzuar
Xhadia e Njerkës:
Po, Mikja Di.
Poezia erotike, në shtrat...
(24 orë në
gjumë)
Po, isha plotë 24 orë në gjumë
Ferr. “Xhehnem”. Më përzunë.
Shkaku, se: nuk isha “musliman”
As, i krishterë. Isha, shqiptar.
Telefonin e kisha harruar mbi kokë
Nuk e gjeja Ditën e Sotshme.
Mes hapave të raki rrushit
Askush, nuk më kishte bërë zile.
Isha i vdekur. Pa miqë.
Dhe, armiqë.
Xhadia, ma kishte thyer Derën.
Macja ime besnike. Bohemja
Kopilat m’i kishte lënë pas Dere.
Dhe, më këthyen në “ Xhehnem”...
(Hëna e ka marrë
për burrë)
E dëgjoj zërin e Mikes Di
Nuk e di nga vjen. Nga qielli:
Nata. Apo, toka? Varri...
E njoh atë zë. E dëgjoj
ditenatë
Edhe, në ëndërr. Vetëm hapat e
Mikes
Nuk i dëgjoj. Vargun e saj
rrebel.
Siç duket Hëna e ka marrë për
burrë...
(Është Ajo grua)
Nën hije pi verë. E shaloj
fantazinë
E kërkoj në telefon celular:
„Personi që kërkoni nuk ka
qasje në rrjetë“.
Heq dorë. Në fund të shtamës
me verë Ajo
Një javë përpara ia kushtova
një poezi.
E ngrej kokën. Rrugës vjen Ajo
E thirr në emër. Ndalet. O
Imzot!
I them: Ç’farë profecie!? Nga
Ti këtu?!
Qesh. Dhe, ulet me Mua në
tavolinë
E pi edhe një shtamë me verë.
Dikur, e përcjell për në
rrugë. Iliri...
Dhe kështu e mashtrojmë
Veten. Njëri - tjetrin
E dinte se, jam në Prishtinë.
Tavernë
Gjithë ditën më kishte kërkuar
nëpër Qytet.
Në mbrëmje kishte hequr dorë.
Ikur.
Vonë e kërkova Unë me telefon
celular:
- Ja, sa u ktheva në shtëpi.
Jam e lodhur.
Edhe nervoze. Nuk mund të dal
sonte
Shihemi nesër! Natën e mirë, o
Ujk!
Mirë, i përgjigjem. Dhe, ik në
shtëpinë
E një miku në kodër ta
përcjell Natën:
Mes bretkosave. Dhe, Dy
breshkave
Mes librave. Dhe, shtamave me
verë.
Të nesërmen, Ajo e pi një
kafe. Unë një verë:
- Ma blej një libër, më thotë!
Ia blej edhe dy të tjerë.
Ujk, më thotë. Sot vërtetë
bëre pak „sevapë“.
Dhe, kështu e mashtrojmë
veten. Njëri - tjetrin
Ajo turret ende pas burrave.
E, Unë pas grave...
(Gruaja besnike)
I dëbova armiqtë rreth Meje.
Edhe Miken Di
Vetëm poezinë nuk mund ta
përzë. Nuk ikë.
Është grua besnike. Marrëzisht,
e do burrin...
(Nga libri: GRUAVER Ë ( poezi të
përzgjedhje,
Shkup 2013) .