Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dita e nesërme nuk është larg
E diele, 27.10.2024, 05:56 PM
DITA
E NESËRME
NUK
ËSHTË LARG
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po,
është realitet dhe dëshmi, në Ditën e Sotshme, se: Lufta Partiake Politike për
pushtet, dhe pasuri personale, familjare në “demokraci”, është betejë e
përgjakshme. Unë, them “sallmadi”: si në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedininë e
Veriut me këmbët dhe trutë nëpër këmbë, ende në Legen. Popull, plotë parti
poltike “demokratike” i shpërndarë copë - copë nëpër Botë.
Enesërmja,
nuk është Larg. E shohim para shtëpive me vite para syve, turrjen me të katra
pas posteve partiake politike, dhe grabitjen e pasurive të popullit shqiptar.
Përderisa, populli shqiptar vuan edhe për bukën e gojës. Hajdutët partiak, i
kanë përveshur mëngët: i kanë mbushur thasët, shtëpitë dhe vilat me pasuritë e
popullit. Edhe, atë: duke ia ngarkuar
barrën në shpinë popullit shqiptar.
Daljen
e shoh Shtegut pas maleve në arsim dhe kulturë. Mos them, Dhiareve të Ernest
Koliqit. Ministrit shqiptar të arsimit në “Shqipërinë e Madhe”. Hapjen e
shkollave shqipe në Trojet Etnike Shqiptare. Themelet, e një shoqërie, dhe
shteti, Atdheut, janë: arsimi, kultura dhe letërsia. Dhe, jo livadheve dhe
hamllave me politikën “madhore” të Partive Politike Shqiptare para kamerave
televizive. Fatkeqësisht, që edhe Sot: i
kanë me pakicë e shumicë rrugëve të Atdheut.
Vetëdijësimin
e popullit shqiptar. Pushteti, dhe Liria nuk merret me këto armë jodemoratike,
por me votën e lirë të popullit shqiptar Ditën e Nesërme, se: kujt do t’ia japë
votën e lirë demokratike. Shkak, që ende nuk kemi “ndryshime”: me protesta “paqësore” në rrugë, çadra te sheshi
“Skënderbeu”, protestuesit duke hedhur molotov në drejtim të Kryeministrisë në Tiranë. Jo, qytetërim. Dhe, djagëjen e
karrigeve të Kuvendit Shqipërisë para kamerave televizive, dhe syve të botës me
paratë e popullit shqiptar. Shkatërrimin e Shqiëprisë të Rilindasëve.
Fatkeqësisht,
Sot për Sot: ende nuk ka ndryshime me këto parti politike shqiptare në pushtet
dhe opozitë pa largëpamësi. Që, hë për hë me vite, ende i kanë me vete
partizanët e tyre me brekë, e pa brekë. Atdheut, i duhet gjak i ri politik
shqiptar! Votë e lirë dhe popull i vetëdijshëm shqiptar për Ditën e Nesërme,
se: gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe loale, cilës Partie Politike Shqiptare do
t’ia japin votën e lirë demokratike, që të kemi ndryshime.
Sot,
popullit shqiptar, nuk i duhen fjalë demagogjike, por punë, dhe vepra…