Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Armiku i padukshëm'
E enjte, 09.01.2025, 06:56 PM
“ARMIKU I PADUKSHËM”
(Fragment
nga drama groteske: “HOJDODOLJA*).
NGA
KALOSH ÇELIKU
Mizaskenë
SHKRIMTARI: Edhe,
pasi i mora “hapat” (barërat) e përditshëme të mëngjesit dy - tri gota raki
rrushi, dhe dy shtamat me verë të Mikes Di i lash
për drekë pas buke, u hudha një sy mjeteve publike të informacionit në
Internet: gazetave dhe portaleve elektronike. Thashethemeve politike. Moti
kohë, nuk kam qenë në Kopshtin Zoologjik. Që, nga vitet me fëmijët e mi të
vegjël. Dihet, kam qenë edhe unë herë pas here me Babain si fëmij pesëvjeçar,
sa herë që i vizitonte miqtë e tij në Shkup, më merrte edhe mua me vete
sugarin. Kujtime, që nuk mund t’i harroj edhe sotekësajdite. Ende, e mbaj në
mend biberonin e Denit asaj kohe, sesi mezi ia hoqëm nga goja, dhe e ndamë nga
gjiri Nanës. E hoqëm qafe, kur Mami dhe Unë ia dhamë majmunit. Edhe, ai i
lumtur me biberon në gojë, kërcente tra më tra, duke na e nxjerrë gjuhën.
Përqeshjen e majmunit do ta mësoni gjatë vazhdimit të kësaj drame groteske. Ne,
kishim menduar, se: e kemi mashtruar majmunin me biberonin, por në realitet ai
na kishte mashtruar neve mesdite. Problemi, nuk është as kjo përqeshja e
majmunit, po Kopështi Zoologjik dhe Panairi i Librit 2023, në Shkupin Historik
Shqiptar. Që, në fillim, ballë të Panairit librit, nuk më pëlqeu tabela vetëm
në gjuhën maqedonase me shkronja qirilike. Së paku, ta kishin qëndisur edhe në
një gjuhë botërore. Pakrëndësi ka, në gjuhën shqipe në shtetin e “përbashkët”?!
Edhe pse, partitë politike në pushtet dhe opozitë, nateditë fotografohen para
kamerave televizive, se: edhe Gjuha Shqipe është “gjuhë e barabartë zyrtare”. I
vizituam të gjitha strehet e gjalla dhe të braktisura në Kopështin Zoologjik të
kafshëve buta dhe të egëra: lopët, kuajtë, gomarët, delet, dhitë, lepujtë,
pulat, patat, gjelat e detit... Edhe, të egëra: ujqërit, luanët, tigrat,
arinjtë, dhelpërat dinake... Strehet e krokodilëve, gjarpërinjëve, boave me
flokë, që posa i kishin hequr këmishat në kafaz... Përçudi, në kopshtin
zoologjik, mungonin edhe disa kafshë shtëpiake: politikanët, rrufjanët, “analistët”
politik...
1. Grua llafazane, dhe kurvë spiune...
CUCA BOHEME:
Kafazet, shpellat e kafshëve të buta dhe egra, shumica ishin të zbrazura.
Shkreta. Stendat e Panairit të librit 2023 në Shkup, i kishin pushtuar kafshët
e buta shtëpiake. Edhe, ku i gjeta këto kafshë shtëpiake me katër këmbë?!
Vërtet, nuk i gjeta në Kopshtin Zoologjik, por i gjeta mes librave në Panairin
e librit 2023, në Shkup. Kafshët e buta dhe të egëra në Kopshtin Zoologjik i
kishin mbyllë në burg mes hekurave pa ushqim e pa ujë. Përkujdesje. Higjienë
personale. Shkrimtarët e “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët”, i kishin
rrasë në Karantinë?! Kafshët e egëra politike të uritura, i kishin lëshuar
“sallmadi” në liri...
SHKRIMTARI: Ehu,
Xha Derallë! Humorist, dhe satirist i madh shqiptar, që me anegdotat dhe
satirat e tua e tejkalove edhe Nastardin Hoxhën. Përderisa, Nastridin Hoxha
ishte krijuar nga populli, ti ishe
autori i vërtetë i krijimeve tua artistike, dhe jetove me popullin shqiptar,
duke i shartuar te “Jasakët e Tikeve” dardhat gorrice me sharrë në krah të
shpërthejnë gjoja si dardha “turke”. Ti, i shëtite asaj kohe rretherrotull
nëpër Katund xhandarët e serbit gjithë natën. Dhe, pak para agimit i dërgove te Plaku i Katundit.
CUCA BOHEME:
Xhandarët e serbit, pasi kishin hyrë në shtëpi të habitur, i kishin thënë
Plakut të Katundit: Epo, shumë i madh kishte qenë ky Katundi juaj, o Plak me
disa xhami?! Gjithë natën kemi ecur këmbë pranë xhamive të fshatit, përderisa
arritëm te shtëpia yte, si Plak Katundi. Plaku i Katundit, i pyeti: E kush u
solli deri te unë? Një plak me mjekër të bardhë. Plaku i Katundit, mezi e
mbajti përmbrenda buzëqeshjen para xhandarëve të serbit, përshkak, se: ai
kishte qenë Xha Deralla.
SHKRIMTARI: Ditën e
Sotshme, xhandarët e serbit nuk vijnë më në Katundin e Xha Derallës, po halldupët
e turkut nga Shkupi Historik Shqiptar, shkojnë në Turqi për të marrë mirënjohje
nga Erdogani si “politikanë” të arratisur mes “Bit-Pazari”. Edhe, atë: popullit
shqiptarë i japin “Besë”?! E, ku ka “Besë” në Politikë?! Gjatë një
“bashkëpunimi” politik me Erdoganin me qëllim për turqizimin e Shkupit Historik
Shqiptar. Edhe, në Ditën e Sotshme t’ia shesin Rumelinë për së treti herë
Turqisë, vetëm për një post politik partiak. Mbreti gjatë pushtimit shekullor,
ia shiti Rumelinë shtatë xhemi me “alltan” (arë) Rusisë, ti o burrë si
kantautor iu përgjigje ngjarjes historike: e përjetësove me një këngë popullore
me çifteli. (Në skenë hynë Xha Deralla me
çifteli, dhe ia thotë këngës të Rumelisë):
XHA DERALLA:
Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli,
Na e ka ble çaj Moskovi zi.
Na e ka ble, aman-aman,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…
SHKRIMTARI: Sot,
halldupët e Shkupit “muslimanë”, që ikën si “turq me Din e Iman”, nga Kosova
për të shkuar në Turqi. Dhe, pas prishjes të dy marrëveshjeve politike mes
Serbisë dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë, mbetën në Shkup si
“turq ehamdurila”, ende me trutë dhe këmbët në legen.
CUCA BOHEME: E
shesin Rumelinë (Kosovën) për së treti herë te Moskovi Zi...
FOLËSJA E TELEVIZIONIT SHQIPTAR: “Ministria e
Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 5.604 testime janë
regjistruar 1.424 raste të reja me COVID -19. Prej rasteve të reja 790 janë në
Shkup, Manastir 92, Strumicë 48, Kumanovë 57, Kavadar 45, Shtip 43, Prilep 37,
Ohër 36, Tetovë 35, Gjevgjeli 33, Gostivar 31, Kërçovë 27, Veles 24, Resnjë 20,
Negotinë 18, Koçani dhe Sveti Nikole 13, Kriva Pallanka 10, Strugë 8, Vinicë 7,
Radovish, Bogdanci dhe Makedonski Brod 5, Dellçevë, Berovë dhe Demir Hisar 3,
Kratovë dhe Demir Kapi 2 dhe nga 1 në Dojran, Dibër, Vallandovë dhe Krushevë. Nga
1.424 raste të reja, 214 janë infektime. Po ashtu ka pasur edhe 1.083 pacientë
të shëruar dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën. Kujtojmë se, në Maqedoni që nga fillimi
i pandemisë në janë diagnostifikuar gjithsej 256.281 raste, ndërsa prej tyre
227.492 janë shëruar, dhe 8.218 kanë humbur jetën. Momentalisht, Maqedonia ka
20.571 raste aktive”.
SHKRIMTARI: Nanën e
Nanës, (shanë vetëmevete) bëj jetë
lugati! Nuk kanë faj “miqtë” e mi, që më shajnë në Facebook dhe Instagram
nateditë. Portaleve elektronike. Vërtetë, iku “armiku i padukshëm”: Koronavirusi
Plak, por na erdhi Koronavirusi i Riu, “armiku i padukshëm” me gjithë herdhe
mes këmbëve përmejdani, në Maqedoninë e Veriut. Nesër, me siguri do na vijë
edhe Pandemia e Re e padukshme. Nuse me duvak e pashterkë të kuqe me dy shamia
lidhur për brezi, zbresë në Lëmë me dajre, këngë dhe valle.
CUCA BOHEME: Partitë
politike e ringjallën Koronavirusin, armën e re “demokratike” për të dalë në
dyluftim ballë për ballë me popullin në fushëbetejë gjatë fushatave
parazgjedhore në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
SHKRIMTARI: Mezi, e
shpëtova veten nga Koronavirusi Plak. Pandemia Nuse. Rakia e rrushit, dhe
dëllinjave. Xhadia, me pashterkë të kuqe qafë përqafe nateditë me Njerkën.
Përpak, desh e vrava veten me raki rrushi, edhe atë: të dëllinjave te “Parku i grave”, përkashi
Kuvendit.
CUCA BOHEME: Edhe,
Dy shtamat me verë të Laydi Di. Nuk e di, kush të shpëtoi nga Zonja Vdekje,
rakia e rrushit, apo Laydi Di me Dy shtama verë?!
SHKRIMTARI: E, si
do t’ia dal Sot, në krye me Koronavirusin e Ri politik, krah për krahu me masat
e reja qeveritare?! Nuset e tij me pashterka të kuqe e dajre në valle?! Mos
them, Nesër me Pandeminë e Re politike Nuse me duvak, krushqit kur ta ma
zbresin si Grua besnike me dajre, këngë e valle nga koçia, në Lëmë?! Nuk kam,
ku të ik më larg se nga Shkupi, dhe Kërçova.
CUCA BOHEME: Masa të
ashpëra politike qeveritare, i mbyllën me dry krijuesit shqiptarë të
padëgjueshëm brenda katër muereve, në Karantinë politike. Përjashta, i lanë
Nuset me Pashterka të kuqe. Dhe, Hojdodolen me dajre. Edhe, insnstituconet jugosllave:
shkolla arsimore - kulturore Neokoministe. Universitete shtetërore në shtetin e
“përbashkët”. Dhe, Restorante. Taverna, publike nën Rrap. Kufinj politik
partiak, të cilët nuk mund të kaloheshin pa vaksinë ruse. Ose, Propagandë politike qeveritre, që lulëzonte
në mejetet e informacionit para kamerave televizive qeveritare: vaksinë,
kineze, amerikane, ruse. Biznesit politik familjarë, klaneve të tyre partiake
trusakate, Neokomuniste, dhe “humanitare” me “Din e Iman”. Dhe, të partive
politike “maqedonase - serbe”, edhe “shqiptare”?! Në këtë dramë groteske, që:
përpiqet të hyjë edhe “pakica” bullgare (?!) në, Mqedoninë e Veriut me dyert e
“hapura” krah më krah nga shqiptarët?!
SHKRIMTARI: Nuk ka
problem: edhe pse: Herët, kemi Marrëveshje Shqiptaro - bullgare Historike (1908
- 1915). Sot, e kërkoj “pakicën shqiptare” në Maqedonunë e Veriut (20 % -in).
Edhe, pse: Maqedonia e Veriut, na i ka mbyllur dyert me hekura dhe dry: mos
dilni në rrugë pa maska, vetëm politikanët, hajdutët dhe kriminelët, mund të
dalin pa maska, dy metra larg rrini nga gruaja besnike, familjes, miqëve. Edhe,
lani duart me sapun dhe alkool.
CUCA BOHEME: Edhe,
fisheku shkrepur i fundit nga “nagënti” i Babit?
SHKRIMTARI: Unë, si
Poet rebel: nga të gjitha këto masa qeveritare, në vend të duarve t’i laj me
sapun, e lava shpirtin me alkool. Përinatë, nuk mora vaksinë ruse. As kineze.
As amerikane. Dhe, përçudi: e kalova Koronavirusin dhe Pandeminë në gjirin e
mikeve besnike te “Parku i Grave”. Edhe, gjatë masave qeveritare, i nxorra në
dritë tre libra me poezi: Rrugaçja (2019), Koronavirusi (2020), dhe Burri Grave (2021).
CUCA BOHEME:
Vërtetë, dorën në zemër ia ke pa hajrin Koronavirusit Plak. Edhe, Pandemisë.
Po, këtij të Riut, dhe “Pazarit Grave”, siç duket pak më shumë si Poet. Mezi,
vendose të ikësh nga Shkupi Historik: Qyteti i qyqeve, dalësh në mal.
SHKRIMTARI: (E merr djalin e madh Arbërin në telefon, i
cili rri me shtëpi në Katund, rrëzë malit “?uka”, edhe në Shkup,
falë pasurisë të Babait. Larg pushtetit, larg rrëmetit dhe Dovletit)! Tungjatjeta! Hë, i them: si jeni, atje në Katund? Moti, kohë: nuk kam qenë rrëzë “?uke”, në Katundin e Xha Derallës?! Koronavirusi, dhe
Pandemia na ndau edhe me familjen. Farefisin. Miqtë. Dhe, gratë besnike?!
DJALI MADH: Mirë
jemi (përgjigjet). Jam kthyer në
Katund. Po, të duash, ecë rri në Katund: një javë, një muaj, sa të duash. Mund
të dalim edhe te tavernat e Liqenit të Kërçovës.
SHKRIMTARI: Jo, (i
përgjigjet). Faleminderit, më pëlqen Qyteti i qyqeve, ku i kalova vitet më të
bujshme të rinisë gjatë Shkollës Mesme Normale, te “Parku i Grave”! Pas dhjetë
viteve me gjithë studime dhe pune në Prishtinë (Kosovë”). Tashti, në pleqëri:
po i kthehem Shkupit Historik Shqiptar. Sot, nuk mund të rri në Kërçovë
(vendlindje) më shumë se tri ditë. Mos e dhashtë Zoti pesë ditë. Shkaku, se:
mund të çmendem. Fëmijërinë e kam kaluar në atë Katund dhe Qytet, por Zonjën
Vdekje do ta pres me poezi erotike, raki rrushi dhe Dy shtama verë Laydi Di nën
Rrap, në Shkup. Ende ëndrrat i shoh në vendlindje, rrëzë ”?uke”, te “Guri Zi”. Ndoshta, do të përpiqem të vij më vonë
me shtëpi në Kërçovë pranë një lumi, liqeni. Ose mali me lisa. Kutadi, unë?! Ndoshta,
edhe me Varr. Nuk i dihet, mund ta kaloj edhe kufirin politik, ik nga mali në
ndonjë katund pranë detit, në Shqipëri. Dhe, në fund të bisedës telefonike,
asesi: nuk e kuptova, kush e do më shumë njëri - tjetrin si farefis dhe miqë
familjarë: Koronavirusi, ose Pandemia.
Apo, Ai dhe Ajo mua si Poet i arratisur librave, mes Grave besnike te
“Parku i Grave”, në Shkup?! Edhe, më kishte zënë gjumi me programin e muzikës të RTVSH -ës. E kisha lënë
televizorin hapur natën. Edhe, gjithë ditën. Shkaku, se: Sot, e morra lajmin,
se: kishte ikur nga kjo botë adhurusja ime e RocknRolla Tina Tuner. Rebelja, me
të cilën i kisha kaluar ditët dhe netët diskoklubeve të natës te “Parku i
grave” në Shkup. Edhe, Prishtinë. Jetë nate me The Beatles, The Rolling Stones
dhe Led Zeppelin, gjatë studimeve në Hotel “Bozhur” të Prishtinës. Krah për
krahu me këngën popullore “Elbasan i bukur, Elbasan”, të cilën asaj kohe
komuniste e këndonte një këngëtare kosovare Ajsha. E, ne dy-tri veta studentë,
që e kalonim Natën: Aziz Purellku, Gani Azemi dhe Unë, pasi pinim shampanj nga
kusia me akull, i vidhnim bokallat e verës për në banesë. Edhe, pse: kamarierët
na shihnin, se: vegët e bokallave u mbeteshin përjashta xhepave të gunaveve
zeza. Nuk bënin zë, asaj kohe të varfër studentore universitare, në Prishtinë.
CUCA BOHEME: Edhe,
të zuri gjumi? Fjete.
SHKRIMTARI: Jo.
Pasmesnate, në Shkup: ora 2.52 minuta ma prishi gjumin një këngë me tekst në
gjuhën shqipe e me muzikë rome e RTV shqiptar, të cilin e kisha lënë hapur ta
kaloj natën. Dhe, lindi kjo tragjedi – komedi - satirike për Ditën e Nesërme. Edhe,
pse: unë si nxënës i dëgjoja këngët rome të Esma Rexhepovës, një këngëtare
rome. Sidomos, atë këngën e mirënjohur: “?aje shukarie”,/ iridiknam, çaje”...
CUCA BOHEME: Politikanë, që e duan marrëzisht popullin vetëm para fushatave
parazgjedhore lokale dhe parlamentare. Edhe, atë: duke u turrur me të katra pas
pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë personale dhe familjare.
SHKRIMTARI: Edhe, pasi hipin në
pushtet e harrojnë popullin. I nxjerrin armët, plumbat partiak dum-dum: korrin
nxënës, studentë, intelektualë dhe artistë të padëgjuashëm me ushtrinë e tyre
partiake nëpër insitucionet e shtetit të “përbashkët”. I përzënë nga Atdheu.
Hanxharin, e nxjerrin nga kabinetet qeveritare, dhe kosat për ta kositur barin
e egër, që e kanë
mbjellë vetë si politikanë të arratisur në qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me
poste partiake. Dhentë e nënkryeme të Bariut Maleve, i lëshojnë hamllave. Jo, maleve
te “Mrizi i Zanave” të Fishtës. Deshëve brirëpërdredhur rreth veshëve. Që,
Bariu i ka nxjerrë t’i shesë në “Bit - Pazar” për “Bajram”, se: nuk
është i zoti më për to. Edhe, do të loz pak me Miken -o! Vetëmse,
dhentë e tia të nënkryeme, Sot: askush, nuk i do në vathë?! Përsëgjalli, me të
katra turren pas posteve partiake dhe pasurive. Kripës, te “Përroni i
dëllinjave” mes dardhave gorrice, në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”.
CUCA BOHEME: Unë,
nuk pajtohem me Delengrënësit, por me qentë e Sharrit të Bariut, që i dalin zot
te vatha Kopesë nënkryeme të deleve. Shkaku, se: Bariu ka qenë pronarë i atyre
dhenëve, që i kulloti fushave dhe maleve. Sot, i kullotë shkurreve, partive
politike dhe qeveritare. Aqmëpak, arave dhe livadheve të shokut Tito. Shkak, që
partizanëve të partive politike me Partivirus politik, rreptësisht duhet t’u
ndalohet me ligj shënimi i përvejtoreve të lindjeve dhe vdekjeve të
personaliteteve shqiptare gjatë fushatave parazgjedhore politike presidenciale
- lokale dhe parlamentare.
SHKRIMTARI: Sot, “demokracia” ua ka hapur dyert krah më krah. Edhe, atë: në
disa “shtete” shqiptare. Edhe, nëpër botë me politikë “madhore”. Përderisa,
Sot: komandantë lufte, prehen në varre, dhe derxhen me vite burgjeve. E,
“Komandant Hoxha”, pas lufte në liri, si këshilltar besnik i “Shpëtimtarit” të
shqiptarëve në shtetin e “përbashkët”. Publikisht, e them: mos më qajnë mbi
varr me lotë krokodili, lule plastike vënë mbi kokë! Shkaku, se: mund të çohem
nga varri dhe t’i përzë me shqelma nga mesi i varreve, rrëzë “?uke” me lisa kokëmëkokë.
CUCA BOHEME: Mund,
të të përkujtojnë për Ditëlindje dhe shtinë në Varr përsëri para Ringjalljes.
Edhe pse ti, i ke pasur dy-tri vdekje dhe ringjalje në Jetë, vetëm anëtarët e
familjes ngushtë ?eliku. Edhe, pse: Vetë, ke hyrë moti kohë në Varr. Vdiqe, në
Voskopojë, dhe u Ringjalle në Korçë, prehërin e Cucës Boheme (2000). Rrugës,
duke u ngutur për në spital me shoferin e shkrimtarëve Dritëro Agolli dhe
Moikom Zeqo, pas një aksidenti komunikacioni u Ringjalle, dhe bërtite: Luftë! E
paralajmërove Luftën e vitit 2001. Luftë, e cila edhe ndodhi pas një viti në
Maqedoni.
SHKRIMTARI: Vite më parë me një pjesë teatrore për fëmijë “Revolucioni i luleve” (1980), pas
shpalljes të rezultateve të konkursit letrar në revistën letrare “Pionieri”,
edhe demonstratat e studentëve në Prishtinë (1981). Dhe, dihet ceremonia e
varrimit pas këtyre ngjarjeve historike: Tri Cuca Boheme me dajre, poezi dhe
këngë popullore të grave: Raki rrushi. Dy shtama me verë të Mikes Laydi Di.
Dhe, raki të Dëllinjave. Nuk, ka problem, edhe me hitet e grupeve Rokenroll:
Beatles, Rolling Stones, Jimi Hendrix, Led Zeppelin, Janis Joplin’s, Johnny
Hallyday, Tina Terner, Serenatat Korçare, Chansons Françaises...
CUCA BOHEME: Dhe, ti
Kalosh ?eliku, pas “armikut të padukshëm” Koronavirusit, Pandemisë
politike. Masave qeveritare... Izolimit, nga gratë besnike, familja, miqtë...
Vaksinës, që t’i ndaloi tavernat, kalimin e kufinjëve politik. Liri, të dha
vetëm te “Parku i Grave”. Përditë, duke të bombarduar përmes kanaleve
televizive me lajme propagandistike partiake. E pate edhe një armik të pabesë:
Partivirusin?!
SHKRIMTARI: Aspak, nuk kishte qenë i rrezikshëm
“armiku i padukshëm” Koronavirusi. As, Pandemia qeveritare. Vaksina e rusit.
Po, shumë herë më vdekjeprurës për arsimin dhe kulturën shqiptare është
Partivirusi. Edhe, një herë u ringjalla përsëri te
“Parku i Grave”, në Shkup. Publikisht, e them: Unë, nuk ju dua si partiazanë
komunistë të nënkryem partiak e fetarë hurdhave të bretkosave me pasuri dhe
poste partiake qeveritare. Por, u dua si shqiptarë me këmbë në tokë, dhe tru në
kokë! Asesi, këmbekokë në legen.
CUCA BOHEME:
Vështirë e ka Sot, Shkrimtari të krijojë dhe jetojë në një shtet të
“përbashkët” me Partivirus. Institucione arsimore dhe kulturore të mbushur me
gjysëmanalfabetë të partive politike, ku për të arriturat arsimore – shkencore
dhe vlerat artistike letrare, vendosin politikanët dhe kulturofagët. Rrufjanë,
që ndërsehen pas shpine me “zbulimin”, dhe përndjekjen e “armiqëve” të shtetit
“përbashkët” edhe më zi se në sistemin komunist. Sot, me arsim dhe kulturë, nuk
merren intelektualët dhe krijuesit, por politikanët dhe dudumët e dëgjueshëm
besnik të partive politike. Rrezik, vitet e fundit: nuk kemi nga Koronavirusi.
Pandemia. Po, nga Partivirusi pas porte...
SHKRIMTARI: Edhe pse,
rrëzë
Kalasë së kaçakëve të Zajazit, ende vonohet Pranvera Shqiptare. Nuk këndojnë lirshëm zogjtë, nuk fluturojnë dallëndyshet, nuk kanë ardhë ende lejlekët. E, në anën tjetër, patriotët e vonuar anë e mbanë
Atdheut, ende nuk zbresin dot nga
bina para fushatave parazgjedhore. Sheshi. Pushteti. Rrëzë kalasë, përpara Muzeut të
Luftës ende vazhdojnë t’i skuqin sheshet me flamuj kuqezi. Këngë patetike
patriotike.
E shpalosin programin e tyre zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare me premtime. Radhiten njëri pas tjetrit me
kravata kuqezi në rendin e parë, secili më
trim se shoku, fotografohen para kamerave televizive, përcjellin “selfije” në Facebook
dhe Instagram.... Ndizen, tym e zjarr… Flakë, nxjerrin nga goja. Koburet, i nxjerrin nga
brezi... E vrasin shkaun... Ndërtojnë, përmendore... Shkolla, Universitete, rrugë...
Fabrika... Ujësjellës... Salla
sportive… Varre… Përmendore... E bëjnë “Shqypni të Madhe”… Ndonjëri, shkoi edhe më larg:
gjatë një fushate parazgjedhore në një katund të Kërçovës, u tha me plotë gojën të pranishmëve në shkollë:
KAKADEMIKU: (Kandidat për president “musliman” në Shtetin
e “përbashkët”). Ne, do t’ju ndërtojmë rrugë me korridore Evropiane... Ujësjellës… Xhami me dy e katër minare… Salla sportive… Edhe shkolla moderne…
KATUNDARI: Po, ne: nuk kemi fëmijë? (U
dëgjua zëri i një fshatari, diku nga
fundi i sallës).
KAKADEMIKU: Edhe fëmijë
do t’ju lindim ne, burrat e Partisë Politike. Hi - hii - hiii… (Qeshin, disa të
rinj kopila me flamuj partiak në dorë).
SHKRIMTARI: Dhe, vërtetë
në qytetin e Kalosh Zajazit - Kaçakut të
maleve, çdo katër vite para
fushatave parazgjedhore presidenciale, vendore dhe parlamnetare e bënin “Shqypni të Madhe”. Edhe, nëpër katundet dhe
qytetet e Shqipërisë me kufinj politik. Majë plepave dhe shtëpive nëpër katunde valonte flamuri
kuqezi. Jehonin këngët patriotike me çifteli, dajre e lodra. (Në skenë, hyjnë Vëllezërit Dervishi):
Vjen Valiu,
or pi Manastiri:
Ju Zajazaz,
bre, ku më jini?
N’Karbunëicë,
more, pusëi kini!
Sefer
Kaçakun ju çaush e kini,
Kadri Dangën
bylykbash më kini.
More, Sefer,
bre, musteçeverdhë
Shkruj nji
letër, more, ta çojmë n’sher:
T’na çojnë
xhephane, t’na çojnë fishekë
Se me
komita, jalla, liftojmë vetë!
More komit,
bre, i bugarit
A i njef
trëimat e Zajazit?
T’apin
plumin, jalla, përmes ballit!
Mor komita,
bre, komita të rëi,
S’kini pa
ju, shyptarë me sëy,
Ta majnë
houtën, jalla, drejt në sëy!...
E, në realitet: vendlindja, e Kaçakut
të maleve - Kalosh Zajazit, biente e
zgjoheshte nga gjumi me Robërinë mbi kokë. Liria nuk
e donte këtë vend të ashpër malor. Çerdhe kaçakësh brez pas brezi: Emin ?eliku (Xhambazi, krahu djathtë i Dervish Carës), Sadin
Selmani, Sulltanë Qafa, Sefer Zajazi, Sulë Jetimi, Xha Nefruz Çeliku, Osman Gjini… Që, nëpër shekuj nuk arriti dot ta
bëj zap, ta fusë nën zgjedhë as Mbreti, e as Krajli. Nëpër shekuj kishte bërë kryngritje maleve, nga një luftë e kishte nisë për
çdo vjet, herë me Krajl, e herë me Mbret.
CUCA
BOHEME: E di. Xha Nefruz Çeliku, fillkat vetë në malet e Garanës, në Çelvjollcë
kishte bërë luftë flakë më fkakë me bullgarin, e kishte vënë vetë me gur
kufirin në mes Bullgarisë dhe “Shqypnisë Madhe”. Burri i
fuqishëm, dhe trim pas fitores duke u kthyer në fshat, rrugës me
dorë për fyti e kishte mbytyr edhe një ujk, që i kishte dalë përpara në pusi.
SHKRIMTARI: Dhe, sot: ne, jetojmë ende me dasma, fushata parazgjedhore, dhe
“fitore” partiake me emrat dhe luftërat e atyre burrave të pushkës e penës. Trimëritë, që ende i mbanim gjallë nëpër
këngë, e në të vërtetë: ende, nuk ua kishim bërë as varret. E të mos flasim
ndonjë rruge, ose shkolle t’ua vënim emrat e tyre. E ku më në mes të katundit, ose qytetit t’u ngrisnim edhe përmendore. I
thirrnim sa herë që ishim në rrezik, kur na
duheshte vota e popullit, fuqia e tyre për luftë me protesta “demokratike paqësore”. Të nesërmen, posa i ulnim bythët nëpër kolltuqe në Qeverinë e
“vëllazërim-bashkimit”, ministri e kabinete, ua harronim edhe emrat.
CUCA
BOHEME: Përsëri, duheshte të kalojnë katër vite, që ne: përsëri, t’i ngrejmë nga varret ata burra të pushkës e penës. Ne, me këngë e çifteli, e ata me pushkë e penë gjatë fushatave parazgjedhore përpara popullit për ta dalldisur të na i japë votat me propagandë
politike. Edhe nëpër libra me poezi
patetike, opinione në gazeta e portale eleketronike. Thirrje, para kamerave
televizive: O burra, zgjohuni nga varret! Rrokni armët dhe Penën, se: na mbytën të gjallët!
SHKRIMTARI: Në fund,
pasi i fitojnë zgjedhjet parlamentare, përsëri ia fusin gjumë dimëror të arushës. Argatë e hyzmeqarë, kokë më
kokë në Qeveri… Lypës te “Ura e Gurit” mbi Vardar me torbën plotë taxhi, varë përqafe me një kordhë kanapi
deri në fund të këmbëve.
CUCA
BOHEME: Delengrënësit, i presin te mrizet e deleve, nën hijet e dardhave gorrice…
SHKRIMTARI : Herët në mëngjes, me Ditë të mbarë nis Ditën e
Nesërme, në Lagjen “Serova” nr. 59 (shtëpinë
e Gruas besnike) mes Shkupit, që ma dogjën dudumët “muslimanë” me këmbët
dhe trutë në legen, në shtetin e “përbashkët”. Edhe, “vëllezërit” e Njerkës,
kopila pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindëm me gra serbe në
Beograd. Ose, mjekrat turko - arabe në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të
“përbashkët” jugosllav me shumicë shqiptare në “Ballkanin e Hapur”. Që, pas
Pavarësisë të Kosovës e pushtuan Mitrovicën e Veriut (2008). Dhe, sot (2023),
përmes protestave të dhunshme kërkojnë Asociacionin e komunave serbe?! Shtetin
e tretë serb, pas Bosnjes (Republika Serbska), në Shtetin e pavarur të Kosovës.
Shtet, në shtet?! Nesër, ndoshta edhe të katërtin në Mal të Zi, dhe të pestin
në Maqedoninë e Veriut.
CUCA BOHEME: Shkak, që i përzure me shqelma të gjitha miket besnike partiake?
Muzat e poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë të hudhën dorë më
dorë mbi çati të shtëpive dhe majë lisave. Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që të
printe para, dhe Dy të tjerat që të mbanin përkrahu në Luftën me penë maleve
për Liri?!...
SHKRIMTARI: Veten ua besova Tri Zanave të Maleve. Mrizeve të At Gjergj
Fishtës. E arratisa Kanarin e Çajupit mes librave kokë më kokë me Dr. Gaçin,
dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë Vëllait
plagët në shtratë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me Kandarin e Çajupit në
dorë fushave e maleve Shqiptare.
CUCA BOHEME: Edhe, rakisë rrushit dhe Dy shtamat me verë t’u bënë Miket më
besnike për Ditën e Nesërme. Nateditë i rrokullisje në Netët poetike: Shkup,
Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Pamëshirë i rrëzoje në shtrat me begatinë,
na: “përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve. Ndonjëri, nga “miqtë”
pëpiqeshte edhe t’i përdori si “frymëzime” në shkrimet e tia shterpa
publicisike partiake. Xhadinë, që deri më sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e
xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Sahatin me qystek përqfe.
“Nagëntin”, në brez me gjithë fishekë. Dhe, “kashikarat” e serbit dhe mollët e
kuqe të italjanit në xhepat e strukes.
SHKRIMTARI: Miket e mia si xheloze të pashoqe të tavolinës dhe shtratit,
ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur
një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave me verë. Agim me
Diell Çelëvjollce në dritare mes maleve.
CUCA BOHEME: Aspak, nuk e kanë ditur “shpëtimtarin” se, Ty: Që, në fëmijëri
të kishte pushtuar Nusja me pashterkë të kuqe, dhe xhindet e saj të
pamëshirshëm, shërbetorë besnik të Dexhallit, rrëzë “?uke”. Edhe Sot, në vendlindje ta kishin gjetur
ditën për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoqën me Dudumin, përsëri dhunshëm të të
shtinë në “Shtëpinë Publike”, hudhin dorë më dorë me xhindet majë lisave dhe
çative të shtëpive, në Katund.
SHKRIMTARI: Ditën, kur Unë sipas “miqëve” të mi i rrokur fytas me xhindet,
veç më e vrisja Veten me një ibrik me raki rrushi, dhe Dy shtama me verë të
Zonjës Di, në Shkup. Përçudi, mes maleve të “Drenovës”, mezi e shpëtova Veten
disi nga Nusja me pashterkë të kuqe. E ringjalla edhe Hënoren pas vetëvrasjes
nga varri. Nuk e vrava atë natë mes librave.
CUCA BOHEME: Veten, mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në
këtë satirë groteske për Nesër, nuk e vrave me dy vargje (plumba) në kokë. E,
as Hënoren, në shtrat? Pabesinë, e vrave me tre vargje të Rilindasëve Shqiptar
mu në lule të ballit mes maleve me Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse,
nuk arrite ta shpëtosh Mikun e Penës në dorë të xhindeve.
SHKRIMTARI: Edhe, pse: në romanin “Qyteti
i qyqeve” kisha punuar me vite, përpjekur për ta shti në programin e
Konkursit të Ministrisë Kulturës, më doli puna huq. Mikun e penës, mbi librin e
të cilit mbi ato faqe kisha ndejtur nateditë mbi kokë, që sipas dëshirës së tij
për romanin, gjithë punën teknike ia lash në dorë Hojdodoles, e cila më doli e
pabesë. E humba betejën luftarake me dudumët partiak. Rreziku, Sot i kanoset
edhe Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, që librin e mori përsipër për botim.
Përmëkeq, faji autorit, se: Ende, nuk ia arrita qëllimit Qiellor mes
mjegullave, rrugës për në “Baba Tomor”.
CUCA BOHEME: Edhe, pasdite dole nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Cuca
Boheme, veç më të kishte vënë pusi me dy shtama verë përpara mbi tavolinë. E
lakove rrugën, pasi e pe, dhe u nise drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me
vite, që zbret nga malet në fushë, kur do t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë
“Çukës” në shpinë si viktimë “artistike”. Rrunza, e dalldisur nën hije në breg
të Lumit, siç duket me vite po ta turbullonte ujin. Edhe pse, ajo pinte ujë mbi
rrjedhën e Lumit Malor, si Ujkeshë Mali, në breg mes shelgjeve. Rehat, mbi urë
të lumit. Guxim more dhe e ngacmove me fjalë poetike.
SHKRIMTARI: Po. Ujkeshë, pse ma turbullon ujin ditenatë nën Rrap?!
CUCA BOHEME: -Hi-hii-hiii... (Qeshi).
E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. (Përgjigjet pa frikë). E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e
nënkryeme të Kopesë me zgjebe të Livadhit me ferra, që e ndjekin Autorin. Sot,
sipas Patriotit të vonuar, Pykë Shelgu: Azreti Aliut të fushës. E treta: nën
Rrap, nuk ka lumë. Vardari kalon nën “Urën e Gurit”.
SHKRIMTARI: E kujt i ke vënë pusi sot
nën Rrap me Dy shtama verë?!
CUCA BOHEME: Pasardhësit të Zef Serembes.
SHKRIMTARI: Hi-hii-hiii… Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e
qyqeve.
CUCA BOHEME: Jo! Ende është gjallë. Dje, e takova këmbëkryq në Bibliotekën
Universitare në romanin “Qytetin i qyqeve”, në mes të Shkupit.
SHKRIMTARI: Cucë Boheme, mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë
ka ikur nga ky Qytet i qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve
nëpër “Bit-Pazar”!
CUCA BOHEME: Nuk e besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që
ia kanë përzënë me dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar” se, ia
kanë përzënë në Iran, duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve.
SHKRIMTARI: Cucë Boheme, ky nuk është Stambolli i Turqisë me xhami
turko-arabe, e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi Historik me shekuj i
Shqiptarëve.
CUCA BOHEME: E di, por atij Sot i duket si Stambolli me gjithë këto xhami e
flamuj turko - arab në minare. Kësula lecka të zeza në kokë. Dhe, ferexhezeza.
SHKRIMTARI: Vëllazërit nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në
shtëpi, por ai përsëri ikë nga Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi i duket
si Stambolli.
CUCA BOHEME: Shkupi, sot nuk është Stamboll! E, as Qyteti i qyqeve. Po.
Qyteti historik i Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të
luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës
(1884). Edhe, me Çlirimin e Dytë historik të Hasan Prishtinës, Bajram Currit me
Isë Boletinin (1912).
SHKRIMTARI: Ndoshta. Ama, unë jam i sigurtë, se: dje, nuk kam ndejtur kokë
më kokë me Pasardhësin e Zef Serembes nën Rrap, në Shkup.
CUCA BOHEME: E pabesueshme?!
SHKRIMTARI: Jerm, po flet Cuca Boheme. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton
më në Qytetin e qyqeve, po mes varreve i mbuluar me lule në ndonjë park qyteti
të Shkupit. Ose, në Kosovën Heroike. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik,
fluturoi në Qiell. Parajsë (Xhehnet), mes lulekuqeve.
CUCA BOHEME: E ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i
pavdekshëm. Ende jeton rrugëve në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e
pa nënshtetësi “maqedonase” tek Biblioteka Universitare. Këmbëkryq, tek romani
i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti
i qyqeve...
SHKRIMTARI: Moti kohë,
nuk kisha qenë në Prishtinë. Kryeqytetin e Autonomisë të Kosovës, ish
jugosllave të “vëllazërim-bashkimit”. Sot, Republika “Epavarur” Demokratike e
Kosovës, me setren e Nastradin Hoxhës, varë në gozhdë pas dere (Mitrovicën e
Veriut). Prishtinën, Kryeqytetin e Kosovës, që dhjetë vite, Verë e Dimër me
gjithë studime, dhe punë e kisha kaluar një jetë të bujshme si student, në
Universitetin e Prishtinës. Edhe, atë: me banesë pranë Hotel “Bozhurit”, në
podrumet e restorantit “Harabeska” me shtratin e hekurit në të dytin kat, mes
librave dhe disqeve të gramafonit. Pak më vonë, edhe me shtëpi të kaubojëve me
dy revole nën gunën e zezë nga druri në breg të përrockës “Prishtevka”.
Përrockë, që sistemi komunist e kishte pasur nëpër duar, dhe ka mundur nga
Liqeni i Ujëmirit ta shndërrojë në lumë artificial përmes Prishtinës. Ngjalli
jetën, Kryeqytetitin e Kosovës. ?ka bëri shteti jugosllav i “vëllazërim - bashkimit”?!
“Prishtevkën”, përrockën e vetme me ujëra natyrore shiu dhe bore, e shndërroi
në kanal të ujërave zeza. Kryeqytet i Kosovës, pa lumë, dhe liqe edhe
Sotekësajdite?!
CUCA BOHEME: Edhe,
të mungonte përrocka “Prishtevka, jetë gurgullimi në Prishtinë, sistemi
komunist ia mbylli Ditën e Nesërme. Përronin, në vend ta shndërroj në lum
artificial nga Ujëmiri, ose Liqe, e shndërroi në kanilazim të ujrërave të zeza.
Larg, Liqenit të Ujëmirit, dhe Liqenit të Badocit, nga ku e merrte edhe ujin
për pije. E, ti: gjatë stinës verës me vapë e kaloje not nga njëra anë në
tjetrën anë. Edhe pse, ishte e ndaluar larja si plazhë publike. Shkaku, se:
Prishtina, nga ai Liqe e merrte ujin për pije. Dhe, ishte i rrezikshëm për
banorët me rryma nënujore të paparashikushme për notuesit. Liqe, ku edhe u
mbytë një bashkëfshatari yt Remzi Xhambazi, gazetar i Radio Prishtinës. Liqeni
i Badocit është një liqe i cili ndodhet 5
km larg Prishtinës. Ky liqe është rezervuar artificial, i cili furnizohet me
ujë nga Lumi i Graçanicës. Është
një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm, dhe i cili
furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë për pije.
SHKRIMTARI: Diga u ndërtua në vitet 1963 - 1966 në menyrë që të furnizojë
qytetin e Prishtinës me ujë për pije, dhe është 52 m. e lartë,
edhe 246 m. e gjerë. Ndodhet në luginën e Badocit, në afërsi të xeherores
"Rainwater". Gjatë ndërtimit komunist, fshati Novo Sellë u zhvendos
sipër liqenit, kurse fshati Badoc, përfundi digës Betonit. Në liqen, ndodhen të
fundosura një kishë e vjetër dhe varrezat e fshatit Novo Sellë.
CUCA BOHEME: Liqeni Badocit, ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje
nga kryeqyteti i Kosovës Prishtina. Shumë afër është Hajvalia, që ndodhet pothuajse në breg të liqenit.
Në bregun jugor të rezervuarit përshkon rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin. Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku
ka shumë pyje.
SHKRIMTARI: Në kapacitet të plotë, liqeni Badocit është 3.5 kilometra i
gjatë dhe 100 metra i gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim
total prej 26 milion metër kubik ujë. Zona ujëmbledhese e liqenit është
109 km.2. Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante,
si pasojë e dimrit të thatë. Në fillim të viti 2016, 30 përqind e banorëve
të Prishtinës, dhe krejtë Hajvalia, Graçanica, Kishnica e Veterniku u furnizuan me ujë nga ky
liqen artificial. Në mars, uji ka arritur nivelin maksimal. Liqeni i Badocit po
ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth. Vizitohet shpesh
nga peshkatarët, dhe gjatë stinës verës ka njerëz që
ndalojnë këtu për pak pushime.
CUCA
BOHEME: Kryeqytet i Kosovës është
dashur të jetë Prizreni me histori, dhe Lumë. Natyrë. Male. Shkaku, dihet:
Qyteti historik, ka qenë në kufi me Shqipërinë. Problem partiak politik
jugosllav. Nuk ka problem, Prishtina pa lum pa liqe det, mund të jetë edhe
Kryeqytet i Kosovës. Sot, Kryeqendër arsimore, kulturore dhe ekonomike.
Prishtina, pa kushte elementare natyrore atmosferike globale politike
jugosllave. Qytetet, zakonisht janë ndërtuar afër lumenjëve, liqeneve, detrave,
udhëkryqeve. Kushte natyrore për jetesë. Që, edhe Sot, nuk i ka Prishtina,
Kryeqyteti i Kosovës: pa lum, pa liqe, dhe Det?!
SHKRIMTARI: Viteve të
studimeve, dhe punës arsimore si mësues në Drenas të Drenicës Kosovës, kjo
ishte Prishtina. Sot, Kryeqyteti i Republikës të “pavarur” Kosovës me
Mitrovicën e Veriut nëpër këmbë, dhe mbi shpinë si barrë. Protestat e pakicave
serbe për Asocicaionin e komunave serbe (gozhdën
e Nastradin Hoxhës pas dere, kur e ka shitur shtëpinë).
CUCA
BOHEME: Shkaku: “armikut të padukshëm”,
Koronavirusit. Pastaj, Pandemisë. Vaksinës rusit. Masave të ashpra qeveritare:
mos dilni në rrugë pa maska! Dy metra rrini larg edhe me gratë besnike!
Aqmëlarg, pa vaksinë, nuk mund të hyni në restorante, as ta kaloni kufirin
politik. Burgun, e zëvendsoi me Karantinën. Protestat “paqesore” të serbëve për
Asociacionin e komunave serbe. Gozhdën e Nastradin Hoxhës pas dere, kur e shiti
Shtëpinë. I erdhi, te hunda.
SHKRIMTARI: Kosova, si
Krahinë Autonome në sistemin komunist politik jugosllav, vetëm asaj kohe emrin
nuk e kishte republikë, por ajo ishte Republikë e pavarur Shqiptare. I kishte
institucionet e veta politike, arsimore dhe kulturore. E kishte edhe policinë e
vete krahinore. Shkollat në Gjuhën Shqipe. Universitetin. Institutin
Albanologjik, gazetën e përditshme “RILINDJA), Teatrin Krahinor, Telelevizionin
e Prishtinës, Radio Kosovën... Poashtu, edhe dy korzot historike para
“Bozhurit”: anën shqiptare, dhe atë serbe. Themelet, e një Shteti shqiptar
demokratik për Ditën e Nesërme.
CUCA
BOHEME: Kushti i parë për punësime asaj kohe
komuniste në institucionet shtetërore të Kossovës, ishte: njohja e gjuhës shqipe
zyrtare. Që, Sot: ende, nuk e ka Kosova, as Maqedonia e Veriut. Askush, nuk e
dinte kur hynte në institucionet e Kosovës, se: çka janë me përkatësi kombëtare
të punësuarit për shërbime qytetare. Serbët, në vendet e punës e njihnin gjuhën
shqipe më mirë edhe se shqiptarët?! Përdorimi i gjuhës shqipe, nuk ishte
përcaktuar si sot në Maqedoninë e Veriut me 20 % -in.
SHKRIMTARI: Problem,
me të cilin unë mezi u adaptova, kur u ktheva në Shkup. Administratorët e
institucioneve, ende në shtetin e “përbashkët”, asnjëri nuk e dinte gjuhën
shqipe. As kamarierët, dhe kur u drejtohesha unë nga shprehia dhjetëvjeçare e
Prishtinës në gjuhën shqipe, ato i rrudhnin krahët. Tashti, e kuptoja, se: jam
në një shtet tjetër komunist jugosllav. Edhe, pse në këtë shtet të “përbashkët”
jugosllav, si popull shumicë ishte: edhe, “pakica” shqiptare me vite (shumica
shqiptare, në Shkup). Ndonjëri, shkonte edhe në burg,
përshkak, se: i kishte provokuar “vëllezërit” me gjuhën shqipe në institucionet
e shtetit të “përbashkët” jugosllav.
CUCA BOHEME: Vërtetë,
një jetë e bujshme studentore në Prishtinë, me: NGB “RILINDJA”, Radio
Prishtina, dhe Televizioni i Prishtinës. Një jetë e vrullshme
kombëtare-atdhetare për Ditën e Nesërme, me gazetën e përditshme “RILINDJA”, që
e mbulonte Maqedoninë, Malin e ZI, edhe botën. Edhe Librari nëpër qytetetet
shqiptar. Gazeta e përditshme “RILINDJA”, asaj kohe ishte një institucion
informativ - kulturor më vete e Kosovës. Revistën letrare “JETA E RE”.
“PLEJADA”. Dhe, revistat për fëmijë: “PIONIERI”, dhe “GAZETA E PIONIERVE”.
SHKRIMTARI: Shkollë
letrare, nga e cila linda edhe unë si shkrimtar. Fatkeqësi, që: nuk e kemi Sot
në Lëvizjen kombëtare shqiptare shkollore dhe universitare: as, në Shqipëri,
as, në Kosovë, as, në Maqedoninë e Veriut, as, në Mal të Zi. Por, e kishim në
ish Jugosllavi?!
CUCA
BOHEME: Sot, këto qytete shqiptarë në
“demokraci”, jo vetëm që nuk kanë librari të nivelit “RILINDJA”, por kryeqyteti
i Kosovës Prishtina, nuk ka as edhe një gazetë të përditshme?! Nuk e di Sot:
sa, ka Tirana gazeta të përditshme. E, të mos flasim për revista letrare nëpër
kiosçe. Prishtinën, këmbekrye e kishte mbuluar “hallalli”, dhe më pak “harami”.
Dorën në zemër, janë mbushur qytetet e Kosovës me xhami dhe restorante
“hallall”. E, shumë pak me “haram”. Ferexhe të zeza. Gra, të cilat unë gjatë
studimeve dhe punës dhjetëvejçare në Kosovë, nuk i kisha parë me sy në
Prishtinë. Që, nuk e kisha njohur asaj kohe këtë
Shtetë të Ri në Ballkan me kisha “serbe”
dhe xhami turko - arabe me dy e katër minare.
Që, Sot: m’i qërruan sytë...
(shuhen,
ndizen dritat në skenë për Ditën e Nesërme)…
Shkup, nga Libri me dhjetë drama
groteske: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2024)…