Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Përdhosja dhe djegëja e flamurit kombëtar
E diele, 01.12.2024, 06:58 PM
PËRDHOSJA DHE DJEGËJA
E
FLAMURIT KOMBËTAR
NGA
KALOSH ÇELIKU
Rastësisht,
për Ditë të mbarë e hap internetin, dhe hyj si zakonisht në gazetat dhe
portalet elektronike nëpër Botë. E pabesueshme, se gjatë një Dite Feste
Historike: ishte grisur dhe djegur vetëm flamuri i Maqedonisë Veriut?! Vite më
parë në Mbrëmjet e Poezisë Strugane, u dogj edhe flamuri shqiptar, por nuk u bë
nami.
Ditën
e 28 Nëntorit (2024), si zakonisht dola nëpër “Çarshi”, dhe e pash me sy të
Shkrimtarit rrugën kryesore të “Çairit” për në “Bit-Pazar”. Ditë, e varfër për
nga stolisja me flamuj në këtë Festë Kombëtare. Aty, tek - këtu nëpër bandere
(shtylla) nga dy flamuj qafë për qafe para syve të popullit.
Ditën
e Nesërme, përsëri dola t’i hudh një sy Shkupit Historik në Ditë Feste. Rrugës
kryesore të “Çairit”, nuk e pash flamurin shqiptar, as atë maqedonas. Që, të dy
i pash kokë më kokë vetëm para xhamive. Edhe, simbolik me sipërfaqe minimale,
si lojëra të fëmijëve në “Luna Park”. Letra propagandistike fetare nëpër
“Bit-Pazar” para dyqaneve të tregtarëve me pak flamuj dhe kësula të bardha.
Përmes
rrugëve të ngushta me kalldrëm dhe gropa të “Bit-Pazarit”, kalonte lirshëm edhe
një “hamall” me dy flamuj shqiptar kuqezi duke i valuar në karrocë. Edhe,
kalimtarë rasti, nëna me fëmijë në karroca për Ditë Feste. Fëmijë me veshje
kombëtare, plisa të bardhë, pa Kësulën e bardhë të Bajram Currit, në Shkup?!
Pak të rinjë me flamurin kombëtar hedhur krahëve dhe lidhur për brezi pas
bythëve. Nënat me fëmijë, merrnin guximin dhe dilnin edhe matanë “Urës Gurit”
të Lumit Vardar.
Përpara
xhamisë, në mes të “Bit –Pazarit”, ku faleshin “muslimanët me Din e Iman” në
rrugë, ngase: nuk kanë hapsirë në xhami, dhe xhamia në Shkup (?!), më ranë në
sy tre flamuj kuqezi me përmasa të mëdha sipërfaqsore krah më krah të xhamisë e
flamurin tjetër me gjysmëhënë në minare?!
Flamuri
Kombëtar Shqiptar, është simbol shtetëror. Nuk është flamur “leckë” (partall),
qe kujt t’i teket ta përdorë për veprime personale, ose partiake antishqiptare.
Hipë, në karrocë “hamalli”. Ose, lidhë për brezi pas bythe si Nuse me pashterkë
të kuqe.
Edhe,
mos përhapni dezinformata partiake politike në popull! Akuza, tendecioze e
politike maqedonase – shqiptare për pushtet! Shkaku, se: Partitë Politike
Shqiptare, ashtu, edhe ashtu, ato janë të përçara, e fajsojnë njëra – tjetrën
për pushtet. Kopilin duke ia lënë tinëz natën njëra-tjetrës pas dere me gjithë
lyrek. Ose, djep.
Nuk
u gris dhe dogj vetëm flamuri i Maqedonisë Veriut, por u gris dhe u dogj: edhe
Flamuri Kombëtar Shqiptar!...