E merkure, 26.03.2025, 05:56 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ‘’Lufta’’ teknefese e partive politike

E hene, 23.12.2024, 06:55 PM


“LUFTA” TEKNEFESE

E PARTIVE POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Partitë Politike Shqiptare, mbyten me njëra - tjetrën si qentë e tërbuar rrugëve të Shtetit “përbashkët” me “Luftën” e tyre teknefese për Ditën Nesërme?! Përmëkeq, edhe në Shkupin Historik Shqiptar, që gjatë pushtimit Osman me Kryengritjen e Dervish Carës (1983 - 84) me krahun e djathtë të luftës Emin Xhambazi (Emin ?eliku) e çliruan Shkupin me pretendime për t’i çliruar edhe Velesin, Manastirin, Prilepin, Ohërin, Prespën, Strugën dhe Dibrën. Trojet Etnike Shqiptare.

Në Katllanovë, pas çlirimit të Shkupit, në afërsi të Shkupit: Kryengritja e Dervish Carës, shpartallohet nga ushtria osmane. Edhe, kryengritësit pas kësaj disfate, ndahen në dy grupe: njëri vazhdon luftën në Kaçanik, dhe tjetri në Malet e Dibrës. Kur, sipas këngës popullore, në Kaçanik: “Kaçanikut  i raftë pika, nantë sahat u therë me thika”. Edhe asaj, tjetrës këngë popullore: “Hajredin pashën, e paska gjetur belaja’. Poashtu, sipas këngës popullore, Betejë e përgjakshme, kur ia kanë gri dymbëdhjetë mijë ushtarë, ende në vorre pa i shti.

Gjithë, Maqedoninë: Dje, jugosllave, Ish Maqedoni e Jugosllavisë, Sot: Maqedonia e Veriut. Edhe, vite më vonë me poste partiake. Pasuri. E harrojnë, se: shumica e tyre janë të korruptuar deri në palcë. E, kanë korruptuar shoqërinë, edhe shtetin e “përbashkët” me vite në “demokraci”. Dje, me “vëllezërit komunistë”. Sot, me “vëllezërit” Neokomunistë, gjoja krijojnë Shtet “demokratik”?! Tejkaloni këto fushëbeteja politike, o burra të mejdanit, në Ditën e Sotshme!

Kohën e fundit, përpiqen ta shtinë politikën edhe në arsim dhe kulturë me “Himn kombëtar maqedonas”?! Politikë, që moti ka hyrë në arsim e kulturë, që nga sistemi ish komunist. Edhe, atë: ta shpëtojnë veten, partitë politike shqiptare dhe maqedonase, me postet partiake - politike me votat e popullit shqiptar, duke u kacafytyr si qentë e tërbuar endacakë për n asht shpërblim, hudhur përmes hekurave të Qeverisë nëpër dritare në rrugë.

Turp! Nuk, e them politik. Gojë, për ta mbajtur veten gjallë në jetën politike. Qoftë, edhe një ditënatë, në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”. Shtetin, e “përbashkët” ish jugosllav. Sot, Maqedonia e Veriut?!

Jo, kjo nuk është rruga e juaj si Parti- politike e përjetshme, vetëm me pak ndryshme partiake, po me të njëjtit njerëz partiak për ta mbajtur gjallë veten në jetën politike të “vëllazërim – bashkimit”, në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Dhe, për të mbetur ende gjallë Ditën e Nesërme, në Qeveri?!

Dihet, me votat e popullit shqiptar për Shtet të “përbashkët” të “vëllazërim - bashkimit”?!…



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx