Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dita e Nesërme ende Larg
E hene, 27.01.2025, 06:54 PM
DITA
E NESËRME
ENDE
LARG
NGA
KALOSH ÇELIKU
Përçudi,
po shoh edhe matanë dritareve në Lëmë pas porte. Edhe, atë: Hijen e Lisit midis Livadhit, që e mbolli
vetë Babai, dhe e rriti me çerdhet e lejlekëve shtegëtarë përpara shtëpise në
oxhak mbi çati. Gati, për çdo vit dhe pranverë me çerdhet e dallëndysheve nën
çati të odave burrave kokë më kokë. Ose, te Pragu i Derës Madhe, rrëzë “Çuke”
me Dy Lisat binjak te “Guri Zi”, ku nënat tona me vite i përshkonin fëmijët.
Politikanët,
dhe partitë politike shqiptare në pushtet dhe opozitë, ende jenë pa Çerdhe
lejlekësh në Vendlindje. Strehimore shtegëtarësh, që iknin nga Dimri Madh, dhe
vinin me Pranverën. Çerdhe, që, vetë Babai ua ndërtonte shtëpitë majë lisave.
Këthimin e tyre për çdo pranverë në Vendlindje. Çerdhe, majë lisave ku të
lumtur ia thonin këngës.
Shqiptarët,
gjysëm shekulli e patën vetëm një Parti Komuniste të “përbashkët”?! Sot, i kanë
disa parti Neokomuniste shqiptare, por nuk kanë Çerdhe lejlekësh. Shtëpi të
përbashkët. Atdhe. Ende, pas Partisë komuniste, nuk e shohin Pranverën, matanë dritareve në Lëmë. Nuk e shohin, as pas
porte. Mos e them edhe, përtej Ditës Nesëme, matanë Gardhit rrethuar me thupra
shelgu.
Prandaj,
edhe gjatë kohë pavetëdije me vite do të mbyten me njëra – tjetrën si parti
politike për pushtet, pasuri personale, familjare dhe partiake. Argatë besnik
partiak me armik, e për armik vetëm për një përdorim gjatë fushatave
parazgjedhore lokale dhe parlamentare mes vete dhe “vëllezërit” e Njerkës, duke
i ndarë lugët dhe enët. E, jo pasurinë: arat, livadhet dhe malet. Qafëpërqafe,
ta vazhdojnë jetën me Robërinë shekullore. Natën, me Ferexhenë e zezë hedhur
kërahëve për në “Liri”.
Dita
e Nesërme, ende Larg...