Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Nuk i bihet me thupër samarit pa i ra me shkop gomarit
E shtune, 25.01.2025, 06:55 PM
NUK I BIHET ME THUPËR SAMARIT
PA
I RA ME SHKOP GOMARIT
NGA
KALOSH ÇELIKU
Thënje antologjike e popullit Shqiptar ende përsëgjalli, që nuk e kam thënë Unë si Shkrimtar, por e ka thënë vetë Populli Shqiptar, qysh moti me shekuj nëpër luftëra të përgjakshme fushave e maleve në Histori dhe Robri. Unë, vetëm thëhnjen e tij antologjike e huazova në këtë shkrim publicistik - Historik për Ditën e Nesërme. Dhe, Librave të mi me publicistikë letrare të publikur deri me Sot. Nuk do t’i përmend titujt e atyre librave në këtë shkrim publicistik. Mesiguri, i keni edhe në shtëpi, edhe biblioteka tek ne dhe nëpër Botë, në “Liri”. Shtetin e ‘përbashkët” ish jugosllav. Mos them, edhe në ato të Sigurimit të punëve brendshme, në ish Jugosllavi, Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut. Këmbekrye, ku mund ta gjeni “armikun e përbashkët”, veten të fshehur mes librave si personazhë “patriotë”, ose rrufjanë me nofka policore.
Populli
shqiptar, ende është në “Xhehnem” (Ferr). Këmbekrye me pesë “vakte” në xhami.
Dhe, hoxhallarë në minare me “Allahu Ekber”, pa Flamurin Shqiptar në minare.
Ndoshta, me plotë mëkate në jetë, pse nuk i është lutur dhe i ka
besuar Zotit. Ose, është dalldisur pas posteve partiake dhe pasurisë në “Liri”. Krahpërkrahu me Robërinë. Pushtetin.
Edhe pse, populli shqiptar me disa fe nëpër shekuj, nateditë i lutet Zotit në
kisha dhe xhamia. Hipë e zbretë, edhe në minare, me “Allahu Ekber”. E, këmbona,
me kryqe majë maleve. Nuk, ua pamë hajrin si popull shqiptar. Popull, që,
shekuj me radhë ka kaluar jetë në robëri. Dhe, ende është në robëri: nga
‘miqtë’, dhe armiqtë shekullor. E nga
Robëria, përpiqet të dalë në “Liri”, pa Shtet Etnik Shqiptar. Sotekësajdite,
Natën dhe Ditën e ngrysin dhe e gëdhinjë
mes kufinjëve shqiptaro-shqiptar, mureve politik në errësirë. Robëri.
Kohën
e findit edhe në “Liri” me një Shqipëri gjysmake copë – copë pa Kosovën,
Çamërinë, dhe Maqedoninë e Veriut. Shkaku, nëmës të turkut, partive politike
dhe “Ballkanit hapur”, të mbyllur ende me kufinj politik, nuk mund të ketë
Liri. As, paqe në një shtet “demokratik dhe Ballkan të hapur” me kufinj
politik.
Edhe
me ju si politikanë të dalldisur dhe arratisur, duke u turrur me të katra pas posteve partiake dhe
pasurisë. Fyt per fyti me njëri – tjetrin si individë dhe parti politike,
përderisa populli bënë luftë për bukën e gojës. Jo, se e duani Shqipërinë, por
i duani postet partiake dhe pasurinë. Përderisa, jeni gjallë me gjysëm shpirti
në pushtet me poste partiake, dhe pasuri. Ju, nuk e duani Shqipërinë, as
vetvëeten. I duani postet partiake, dhe pasurinë. Popull, hudhni, në përrua
këto politikanë me zgjebe! Zgjidhni, rrugë tjetër dhiareve për në “Baba Tomor”!
Shqipëri. Dhe, Liri.
Postet
politike dhe pasuria, nuk janë të përjetshme. Digjen, brenda një nate. Dhe
vdesin, edhe pa varre. Partitë politike, vijnë
e shkojnë: në pozitë dhe opozitë. Edhe, ikin në kotenierët e bërllokut.
Ndoshta, ndonjëra edhe do të mbesë gjallë me pak shpirt për Ditën Nesërme.
Arsimi dhe kultura janë themelet e një shoqërie, Shteti për Ditën e Nesërme.
Shkaku, se: populli shqiptar, ende me thupër i bie samarit.
Dhe,
nuk i bie me shkop Gomarit...