Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Edukimi i fëmijëve në duart e partive politike - fetare
E enjte, 01.05.2025, 07:58 PM
EDUKIMI I FËMIJËVE NË DUART
E
PARTIVE POLITIKE - FETARE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Dorën
në zemër, sistemi komunist, ishte i egër ndaj shqiptarëve edhe kundër hapjeve
të shkollave në Gjuhën Shqipe, por nuk i lente fëmijët të sillen rrugëve si
dhentë e nënkryeme me qëngja qafërjepur në vathë mes ujqërve. Mëshirën e
partive politike - fetare.
Sistemi
komunist, i tubonte në gjirin familjar, pranë nënës dhe babait. Çerdhe të
fëmijëve, dhe shkolla pranë mësueseve dhe librave. Politikanët e juaj trusakatë
me brekët nëpër këmbë, Ditën e Sotshme me poste partiake në institucionet e
shtetit të “përbashkët”: ministra, drejtorë dhe mësuesë ua fusin haptas para
syve botës politikën “madhore” të partive politike dhe Fenë edhe nëpër shkolla
mes librave të leximit, teksteve shkollore.
Sistemi
komunist jugosllav, i kishte shkollat e veta partiake komuniste dhe libra të
“vëllazërim-bashkimit”. I kishin edhe çerdhet e veta të fëmijëve, edhe parqet
me gjelbërim, pemë dhe lojëra me aktivitete kulturore-sportive. Bibliotekat
shkollore, dhe Universite në Sistemin komunist jugosllav. Edhe fotografinë e
shokut Tito në ballë të klasës. Faqeve para librave të leximit, vjershat për
shokun Tito. Vërtetë, i pamëshirshëm për shqiptarët, por i dashur për
“vëllazërim-bashkimin dhe sistemin e rrejshëm komunist jugosllav. Jo, si Sot:
me sistemin e protestave ”paqesore” të partive politike dhe fetare rrugëve,
duke i manipuluar edhe fëmijët, në vend orëve mësimit nëpër shkolla, mesin e
librave në shtëpi dhe bibliotekë.
Fatkeqësisht,
Sot: Sistemi Neokmunist, i ngarkuar me thasët arnë përmbi arnë me më shumë parti
politike sesa banorë, ende mbytet këmbekrye hurdhave partiake me politikën e
“vëllazërim-bashkimit” komunist jugosllav. Propagandën e feve edhe në bangat e
shkollave fillore. “Bajraktarët” politik, dhe hoxhallarët e tyre turko-arab me
poste partiake në pushtet dhe opozitë: pasuri personale, familjare, klanore dhe
partiake-fetare, edhe më të rrezikshëm për popullin shqiptar me tekste politike
shkollore të sakatuar nga partizanët e partive politike dhe fetare. Që, jo nuk
kanë kapur në jetën e tyre ditar në duar, por nuk kanë as libër në shtëpi. E,
me emërimin e paritve politike si ministra arsimi, drejtorë dhe mësuesë
udhëheqin edhe sotekësajdite me arsimin, kulturën, edukimin e fëmijëve shqiptar
në shkollat shqipe ende pa tekste dhe lektyra shkollore.
Sot,
kanë kopshte partiake, çerdhe dhe Universitete gjatë fushatave parazgjedhore
por, nuk kanë nxënës dhe studentë. Tekste shkollore, as lektyra të nivelit
sistemit komunist. Nuk kaën revista për fëmiëj. Nuk kanë familje: Nënë dhe
Babë. Nuk kanë mësuese. Femijët tanë, i rritë dhe edukon rruga. Jo familja nëna
dhe babai, shkolla, biblioteka e librat. I rrisin nateditë, politikanët e
partive politike në pushtet dhe opozitë. Krah për krahu me fetë në kisha me
këmbona dhe xhamia me katër minare.
Politika
partiake dhe fetare, u ka hyrë tinëz edhe në familje, shkolla, Universitete dhe
biblioteka. Edhe, në Librat e Leximit. Mos e them edhe në dhomën e gjumit.
Historia e tyre arsimore dhe kulturore fëmijërore, sot ka përfunduar në xhepat
e partive politike në pushtet e fetare, rrugëve pakrye për Ditën e Nesërme.
“Burrat” e mejdanit i kanë mbyllur brenda katër mureve familjare, rrugëve në
“liri” dhe partive politike në Qeveri.
Parqeve
me gjelbërim, që ua ndërtoi dikur sistemi komunist ish jugosllav, sot ju si
“demokratë” dhe besimtarë fetar të partive politike “demokratike” me poste
partiake ua mbuluat me beton, ferra, tela dhe bërllok. I latë në mëshirën e
rrugëve. Larg teksteve shkollore, larg librave, revistave tradicionale për
fëmijë, nën nivelin e sistemit komunist ish jugosllav: “Pionieri”, “Fatosi” dhe
“Gëzimi”, në mëshirën dhe edukimin e partive politike – fetare neokomuniste...